Majko në Selanik, takohet me komunitetin shqiptar

January 28, 2018 21:08

Majko në Selanik, takohet me komunitetin shqiptar

Ministri i Shtetit për Diasporën, Pandeli Majko ka zhvilluar një takim me komunitetin shqiptar në Selanik të Greqisë gjatë ditës së djeshme.

Majko diskutoi lidhur me hapat që po ndërmerren në mbështetje të diasporës shqiptare, duke i njohur më shumë me përmbajtjen e projektligjit dhe funksionin e Agjencisë për Diasporën.

“Emigrantët përfaqësojnë një cilësi të popullsisë shqiptare”,  u shpreh Majko.

Majko e vuri theksin tek rëndësia e përfshirjes në votime të shtetasve shqiptarë jashtë vendit. Ministri foli për planet e hapjes së qendrave kulturore në të gjithë botën, angazhimin e tij për organizimin e aktiviteteve kulturore për shqiptarët e Greqisë, krijimin e lehtësirave për mësuesit dhe nxënësit shqiptarë dhe rëndësinë e ruajtjes së gjuhës tek brezat e rinj.

Majko informoi përfaqësuesit e shoqatave lidhur me diskutimet e zhvilluara në Athinë, si ato me Ministrin e Brendshëm dhe Avokatin e Popullit, ku në fokus ishin problematikat e komunitetit shqiptar. Nga ana e tyre, përfaqësuesit e shoqatave informuan Ministrin Majko mbi shqetësimet e komunitetit shqiptar në Selanik dhe parashtruan kërkesat e tyre.

January 28, 2018 21:08
Komento

1 Koment

  1. Guri Naimit D. January 29, 02:33

    Pune te mbare ne detyren marre-z.Pandeli Majko.

    Faleminderit z.Pandeli Majko dhe urime, nisur mbare detyren marre,per emigracionin,ne qeverine aktuale. Mire nisur ne Greqi ku ka probleme emigracion, aty insisto se ka probleme.
    Ketu,(Kanada),eshte tjeter situate.qe po ta krahasosh me aty;eshtes i nata(Greqia) me diten( Kanadaja). .Miresenaardhsh dhe ne Kanada.kur ti vije radha…Po nga nje shkrim mesova se ju kane informuar gabim per Punen e shoqateve ne Greqi e sidomos ne Selanik, Athine e disa ishuj,ne to, nisur sa nisi emigracioni masiv e sidomos pas–95-96-shtes,qe ju kane raportuar gabin ata e sot drejtojne shoqatat ne Greqi,si shkruan nje aktiviste nga Athina.(B.Qamo).Mos mohoni punen e paraardhesve….
    Paci mbaresi ne misionin nisur,
    Tornto 28-01-2018 Guri Naimit D.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*