Majko në SHBA, takime në Qendrën Rinore “Stamford”

February 5, 2018 16:30

Majko në SHBA, takime në Qendrën Rinore “Stamford”

 

Gjatë qëndrimit në New York, Ministri i Shtetit për Diasporën z. Pandeli Majko zhvilloi një takim me sipërmarrësin Richard Lukaj në Qendrën Rinore Shqiptare “Stamford”, e themeluar prej tij.

Lukaj, i cili është edhe Konsull i Përgjithshëm në Connecticut dhe New York, ka dhënë një kontribut të shquar për kauzat shqiptare e për zgjidhjen e çështjes së Kosovës.

Gjatë takimit ku ishte i pranishëm edhe Ministri për Diasporën në Kosovë, Dardan Gashi dhe Ambasadorja e Shqipërisë në OKB, Besiana Kadare, Majko vlerësoi krijimin dhe mënyrën e funksionimit të qendrës në shërbim të komunitetit shqiptar, duke përgëzuar Lukaj për punën e tij.

Ministri tha se Qendra Rinore ku zhvillohen aktivitete të ndryshme, e ku mësohet gjuha shqipe, histori dhe art, po kontribuon në edukimin e intelektualëve të ardhshëm që do të punësohen në administratat e Shqipërisë dhe Kosovës. “Identiteti i shqiptarëve në Shtetet e Bashkuara është ruajtur falë njerëzve si Lukaj”, ishin fjalët e ministrit.

Majko shtoi se përgjegjësia e një shteti është e njëjtë, si për qytetarët brenda, ashtu edhe jashtë vendit.

“Janë njerëzit që e bëjnë kombin dhe ju jeni të gjithë pjesë e tij”, u shpreh Majko.

Po në Qendrën “Stamford”, Majko u takua me përfaqësuesit e Shoqatës së Shkrimtarëve Shqiptaro-Amerikanë, të cilët gjithashtu i vlerësoi për kontributin në promovimin dhe ruajtjen e gjuhës, kulturës dhe identitetit shqiptar në Shtetet e Bashkuara.

Të pranishmit, mes të cilëve edhe kryetari i qendrës Adnan Mehmeti, i folën ministrit për panairet e librave të organizuara në New York dhe aktivitetet e tjera që synojnë promovimin e krijimtarisë së anëtarëve të shoqatës.

Majko sugjeroi organizimin e një aktiviteti të përvitshëm, i cili në qendër do të ketë librin shqip.

Richard Lukaj shprehu vullnetin për të ndihmuar me krijimin e një biblioteke për komunitetin shqiptar, që do të jetë një nga më të mëdhatë e këtij lloji.

a.s/dita

February 5, 2018 16:30
Komento

2 Komente

  1. Guri Naimit D(Dh.Xh.) February 5, 18:03

    Ja keshtu na gezon i nderuari djali Yne MINISTER i emigracionit po te quaj vence.Me gezojne ato takime.Kuk di,c’bejne keta te shoqatave shqiptare me Kanada.Besoj po pergatiten tiu presin…. Miresete vini,mos iu trembi BORA,se e “ngoh” mjedisin dhimshuria dhe atdhetarizmi mbare shqiptar..
    Faleminderit vellezer Bashkeatdhetare aty ne New York, per ato pritie,si dine shqiptaret..
    Mes tyre-VETERANET mbareshqiptare. Guri Naimit D.

    Reply to this comment
  2. info analitike February 6, 11:26

    Ore shoke te Dites ne Ameriqi ketij Pandos i bene disa pietje ne lidhje me korrupsionin dhe Tahorrin. Dini gje ju apo nuk doni ti prishni pune partise dhe liderit global ndaj jepni keto lajmet me “pritjet e ngrohta” si ne kohen e kumandarit.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*