Majko: Që Rugova të ketë qenë “tradhtar” i Kosovës, kjo është po aq e vërtetë sa Klosi të ketë luftuar me armë në dorë

April 27, 2015 14:23

Majko: Që Rugova të ketë qenë “tradhtar” i Kosovës, kjo është po aq e vërtetë sa Klosi të ketë luftuar me armë në dorë

 

Nisur nga debati midis ish-kreut të SHISH, Fatos Klosit dhe Kryeministrit të Kosovës, Isa Mustafa, ka reaguar edhe kryeministri i Shqipërisë i kohës së Luftës së Kosovës, Pandeli Majko.

“Lexova në media që “veterani” i Luftës së Kosovës, Fatos Klosi ka fyer jo vetëm Presidentin e nderuar Rugova. Që Ibrahim Rugova të ketë qenë “tradhtar” i Kosovës, kjo është po aq e vërtetë sa Klosi të ketë luftuar me armë në dorë.

Sot Kosova dhe publiku shqiptar duhet të përgatiten për Gjykatën Speciale Ndërkombëtare. Ajo do të gjykojë protagonistët e Luftës së shqiptarëve. Kjo është padyshim një ngjarje e rëndë.

Të gjithë duhet të jemi në krah të UÇK-së, drejtuesve të saj dhe pastërtisë së kauzës së lirisë së Kosovës për të cilët u flijuan heronjtë e vërtetë të Kosovës”, thekson Majko.

Në postimin e tij në Facebook, Majko shkruan se sa më i përçarë që të jetë faktori shqiptar, aq më e rëndë do të jetë goditja.

“Kjo dhe të tjera, janë arsyeja që mendoj se debatet shterp me “heronj” dhe “tradhtare” për Luftën e Kosovës janë në kohën dhe vendin më të keq për momentin që kalon Kosova dhe shqiptarët në rajon. Shpresoj të jetë rastësi”, thotë ai më tej.

April 27, 2015 14:23
Komento

37 Komente

  1. Aldrini April 27, 14:30

    Si rralle here kaq i qarte dhe i sakte

    Reply to this comment
    • Aqifi April 27, 16:41

      Po ketij i cenuan pronesine mbi luften e Kosoves???!!! Harron Pandushka se nuk ishte vecse nje kukull (sic ka qene gjithmone goma rezerve e politikes nanoiste) qe rastesia e solli te ishte fasada e shtetit shqiptar ne kohen e eksodit te shqiptareve te Kosoves. Nderkohe punet, si te mirat dhe te praptat i benin te tjeret ne prapaskene. Pandushka akoma nuk ka filluar te kuptoje se c’ndodhi ne ate kohe…

      Reply to this comment
    • rezart April 27, 18:00

      Edhe ti,o Majko je po aq TRADHETAR SA EDHE RUGOVA!!!
      Eshte skandal,qe nje ish kryeminister dhe sot deputet te jape nje pergjigje te tille te tipit “LLPGJE KAVAJE” pa asnje fakt e argument!
      Po edhe ti,o Majko,ke ndihmuar Kosoven si Kryeminister i asaj kohe aq pak sa edhe RUGOVA qe bridhte neoer bote me MARKAT qe kosovaret i kishin dhuruar per CLIRIMIN E KOSOVES!
      Pergjigja qe i ke dhene KLOSIT trewgon nivelin e ULET dhe FRIKACAK te Majkos qe mbron nje TRADHETAR TE KOMBIT RUGOVEN!
      Ne se RUGOVA nuk paska qene TRADHETAR,o MAJKO,na thuaj cfare beri kur UCK-ja dhe NATO luftonte kunder serbeve?
      Perse e krijoi ushtrine e tij FARK dhe nuk e perdori per te bashkepunuar me UCK-ne dhe NATO-n ?
      Ku u perdoren MILIONAT E MARKAVE qe kosovaret dhuruan per LUFTEN dhe ku ndodhen sot ato???
      Cfare beri RUGOVA kur u strehua per 6 muaj ne shtepine e Milloshevicit kur UCK dhe NATO luftonte kunder serbeve???
      Pergjigju MAJKO dhe pastaj trego perralla me “mbret”!!!
      Politikane si MAJKO qe lepihen per interesat e tyre,nuk VLEJNE ASNJE GROSH!!!
      TURP PER PS-ne QE KA NE GJIRIN E SAJ POLITIKANE TE TIPIT MAJKO!!!

      Reply to this comment
  2. Labi Vlore April 27, 14:37

    Fole prape Gjino??Sa here qe flet,thua vetem Brockulla.Si fotografia e Parlamentit te vitit 1920,te burrave qe ti adhuron..Ne ate foto i deklaroje te gjithe Burra Atdhetare dhe te papare.Edhe pse ne ate foto ishte Ahmet Zogolli,Mustafa Kruja,Rexhep Mitrovica dhe shume zagare te tjere te ndyre qe shiten Shqiperine dhe vrane Pateriotet e saj.Ju deputet me origjine nga Korca vuani nga semundja e Protagonizmit.Kujtoni se jeni me te mencurit e Shqiperise.

    Reply to this comment
    • intelektuali April 27, 15:11

      Laj gojen me kolinoz o enverist fanatik perpara se te permendesh emerat e nderuar te Ahmet Zogut e te qeveritareve te tij qe e lane Shqypnine si nje LULE mali buze Adriatikut me nje biznes privat qe ja kishin zili te gjitha shtetet fqinj, me nje monedhe kombetare si LEKU i Mbreterise se Pare shqyptare qe matej me flori puro me rezerva te paprekura ne Banken e Shtetit, me pasaporta shqyptare qe i njihte gjithe Bota Demokratike Oksidentale, ketej ne Evrope dhe matane oqeanit dhe me nje administrate qe matej per eficience me administraten e Mbreterise se Bashkuar dhe kjo kur nje xhandar i Mbreterise kishte vene nen hyqem dhe qetesi ne Shkoder qe vlonte nga trazirat midis katolikeve dhe myslymeve njesoj si ne Nju Jorkun e Skorcezes.

      Reply to this comment
      • luli April 27, 15:26

        Z. Intelektual! Mos e ke fjalen per floririn qe mbushi baulet Zogu dhe shkoi e beri kontrabane armesh neper Eurpe? Sa pwr pasaportat, kjo ndodhte edhe kur Shqiperia ishte e pushtuar nga Turqit, pasi ashtu iken mijera shqiptare neper gjithe vendet e botes. Sa per ate sigurine, mjafton te themi se gjakmarrja dhe ngujimi benin kerdine ne te gjithe vendin, nderkohe qe A. Zogu hallakatej me kurvat ne pallatin e tij.

        Reply to this comment
      • ZOGIST nga Shen Naumi April 27, 16:21

        Mbreti Yne i Nerum Zogji i Pare ,
        Monedha Leku ,
        u arrit Fale punes se palodhr te Mretit ,
        Duke Mbledhur FLORIRIN E popullit ,
        Duke Vlersuar Artificialisht Monedhen Leter .

        Ky veprim Dinjitoz prej Hajduti te Ligjshem ,
        E nderoje shume Mretin tone Malok
        I shkolluar ne Universitetet Islamike .

        Ne shqiptaret e shen – Naumit jemi
        te lumtur qe Mbreti na shiti
        si lope Tek serbet ,
        per te Miren e shqiperise .

        Nasrudini – eshte kumandari Ine ,
        qe pi kafe tek Tajfani ,
        e LLafos si Hajvani
        duke qare per Napolonat ,
        e mbrerterise ,
        ato qe ja vodhen Shqyperise.

        Kumandar
        mbuloho se Mo na ftofeç
        more Bylbil Qyzar

        Reply to this comment
      • feniks April 27, 17:43

        O “intelektu-HALE”!
        Ne vend qe te na tregosh mbrockulla me qyfyret e SATRAPIT TRADHETAR Ahmet Zogolli,do beje mire te na i radhisje me radhe konkretisht se cfare te mirash kishte populli shqiptar ne kohen e SUNDIMIT TE TIJ MESJETAR,natyrisht pervec VJEDHJES SE FLORIRIT TE BANKES KOMBETARE TE SHQIPERISE DHE TRADHETISE NDAJ ATDHEUT DUKE LENE VENDIN TE PUSHTOHEJ NGA FASHIZMI sipas PAZAREVE te tij kriminale!
        Sidoqofte,meqenese e kerkove,po te reklamoj nje nga “XHEVAHIRET ” e rralla te ketij sa-TRAPI:

        Teksti i plotë i Marrëveshjes ndërmjet Ahmet Zogut dhe Kryeministrit Serb Nikolla Pashiç (marrëveshje e nënshkruar në vitin 1924 në këmbim të ndihmës që serbët i dhanë Zogut për t’u rikthyer në Shqipëri duke luftuar qeverinë e F. Nolit).

        1. Shqipëria impenjohet t’i bashkohet Jugosllavisë me bashkim personal.

        2. Kryetar i shtetit shqiptar do të jetë Ahmet Zogu, që më vonë do të njohë dinastinë Karagjorgjeviq.

        3. Qeveria Jugosllave, me gjithë mjetet diplomatike dhe ushtarake, do të njohë Ahmet Zogun si kryetar shteti …dhe i atribuon me një herë një kontribut vjetor të shtetit.

        4. Ministria e Luftës Shqiptare do të anulohet dhe Shqipëria heq dorë që të ketë një ushtri Kombëtare.

        5. Shqipëria do të mbajë një xhandarmëri aq të fortë sa të mbaj qetësinë e brendshme të vendit për të ndaluar e shfarosur çdo lëvizje të ngritur kundër Ahmet Zogut dhe kundër regjimit të vendosur prej tij.

        6. Në këtë xhandarmëri do të bëjnë pjesë edhe oficerë rusë të ish ushtrisë të Gjeneralit Vrangel që tashti ndodhet në Jugosllavi. Qeveria Jugosllave do të mbajë atë xhandarmëri me mjete financiare dhe armë.

        7. Në xhandarmëri mund të hyjnë për të shërbyer edhe oficerë jugosllavë dhe të tjerë që qeveria Jugosllave do të pranojë në interes të dy vendeve.

        8. Midis Shqipërisë dhe Jugosllavisë do të stabilizohet një bashkim doganor në bazë të së cilës akordohet liri e plotë e importimeve dhe eksportimeve të mallrave të dy vendeve. Edhe transiti nëpërmes kufijve të dy vendeve do të jetë i lirë për ushtarët e dy vendeve.

        9. Përfaqësuesit e jashtëm Jugosllavë do të ngarkohen edhe për interesat e Shqipërisë, e cila heq dorë që të mbajë zyra diplomatike dhe konsullata të saja jashtë shtetit.

        10. Qeveria shqiptare duhet të deklarojë pranë Konferencës të Ambasadorëve në Paris që tërheq pretendimin e saj për sovranitetin mbi Manastirin e Shën Naumit dhe Lokalitetet e Vermoshit e Kelmendit që mbeten në zotërimin e Jugosllavisë.

        11. Kisha Ortodokse Shqiptare do të tërhiqet nga Patriarku i Kostandinopojes dhe do t’i bashkohet Hierarkisë Ortodokse të Beogradit, kështu dhe Myftinia Myslimane Shqiptare, do të varet nga ajo Jugosllave.

        12. Qeveria shqiptare do të heqë dorë nga një politikë ngushtësisht kombëtare dhe nuk do të interesohet për elementin shqiptar jashtë kufijve të veta. Ajo impenjohet veç kësaj që të mos pranojë në tokën e saj kosovarët dhe elemente të ditur dhe të dyshimtë dhe segmentet e tyre kundërshtare të politikës jugosllave.

        13. Për çdo koncesion që Shqipëria do të bëjë vendeve të tjera, ajo është e detyruar të marrë pëlqimin nga Jugosllavia.

        14. Në qoftë se Jugosllavia është në luftë me Bullgarinë dhe Greqinë, Qeveria Jugosllave, do të ketë të drejtën të rekrutojë në Shqipëri një ushtri prej 25 mijë vullnetarësh me qëllim për t´i përdorur në frontin bullgaro-grek. Në rast gjendje lufte midis Italisë dhe të Greqisë kundrejt Shqipërisë, ushtria, jugosllave do të ketë të drejtë të okupojë gjithë tokën shqiptare për t’i siguruar kështu Shqipërisë gjithë tokën e saj nga invadimi eventual italian ose grek.

        15. Qeveria Shqiptare nuk mund t´i deklarojë luftë asnjë shteti pa pëlqimin preventiv të Jugosllavisë.

        16. Ky traktat është sekret dhe nuk mund të zbulohet e të shtypet pa pëlqimin e dy palëve.

        Marrëveshja Nikolla Pashiç – Ahmet Zogu e gushtit të vitit 1924 …Arkivi Qendror i Shtetit, fondi 251, dosja 105, viti 1924.

        Reply to this comment
        • Labi Vlore April 27, 18:26

          @Intelektuali.

          Prej lufte vec ai largohet

          Qe eshte lindur Tradhetor

          Kush eshte burre nuk frigohet

          Por vdes por vdes si nje deshmor

          Kjo strofe e Hymnit tone Kombetar a ju kendua Zogollit kur Maloku i Vucidolit i beri ri-varrimin ne Tirane,me rastin e 100 Vjetorit te Pavaresise??Dua ta di thjesht per kuriozitet??!!

          Reply to this comment
  3. Sokol April 27, 14:39

    O Pandush,Fatos Klosi para se te behej politikan ka qene dikushi,pedagog ne Fakultet.Ti a nuk na thua me cfare mesatareje e ke mbaruar Fakultetin ne te cilin nena jote ishte sekretare?

    Reply to this comment
    • LORA April 27, 15:30

      Fale te jemes ,mundi ta mbaronte fakultetin.
      Profesor Fatos Klosi as qe denjon te beje debat me pazar-kryeministri aktual te Kosoves.Ai thote publikisht te verteten e ndritur historike,e cila nuk duhet lene kurrsesi te zbehet apo tjetersohet nga takemi I mustafes,dmth nga takemi qe ishte hapur kunder luftes per liri.
      Mirenjohje dhe nderim per Profesorin tim.

      Reply to this comment
      • roberto April 27, 17:50

        Konica, premtimi për Zogun në vitin 1938
        5 Korrik 2010 – 23:23 Gazeta Shqiptare
        Faik Konica

        Të premten e zezë të 7 prillit 1939, ndërsa mbretëresha Geraldinë ishte e sëmurë në shtrat, pasi dy ditë më parë kishte lindur një djalë, fashistët, pa kurrfarë paralajmërimi, pa asnjë provokim paraprak dhe pa shpallur luftë, e pushtuan Shqipërinë, një vend i paarmatosur dhe gati pesëdhjetë herë më i vogël se agresori. Kjo vepër “e lavdishme” ndezi zilinë e mbretit Zog të Shqipërisë, i cili plot me dëshirë për të kryer një heroizëm të ngjashëm, që në krismën e parë, ia mbathi me të katra, duke i lënë shqiptarët të luftonin kundër hordhive të panumërta. Përbuzja e botës së qytetëruar për agresorët qe më e madhe se tmerri përpara tyre, përderisa ajo botë e përmbajti veten, dhe e shtyrë nga mëshira, nuk e shfaqi opinionin e vet për dezertorin shqiptar.

        Në atë kohë unë isha përfaqësuesi diplomatik i Shqipërisë në Uashington, ku isha emëruar që në vitin 1926, si i deleguari i vendit tim, për rilindjen e të cilit kam punuar që në fëmijëri. Qeveria amerikane, që nuk i njihte ndryshimet territoriale, të bëra me “metoda gangsterësh”, vazhdonte të më quante mua si përfaqësuesin e ligjshëm të Shqipërisë. Për më tepër, ky qëndrim në lidhje me pozitën time, lehtësohej edhe më shumë nga fakti se fashistët, të cilët në fillim luajtën pjesën e “çlirimtarëve” të Shqipërisë dhe jo të shkelësve të lirisë së saj, u përkujdesën të krijonin një qeveri kukull shqiptare, me përfaqësitë e saj diplomatike. Porse italianët, të cilët, megjithëse kanë zënë një vend nderi të shkëlqyer në historinë e kulturës, nganjëherë të krijojnë përshtypjen se janë më tepër të shkathët sesa të zgjuar. Të njohur siç janë për padurimin e tyre, nuk e duruan më gjatë një gjendje të maskuar, e cila ishte në dobi të tyre, pasi e mbulonte me një vello dhunën që i kishin bërë Shqipërisë, dhe kështu, në mes të qershorit, qeveria kukull e Tiranës mori urdhër t’i mbyllte të gjitha përfaqësitë dhe konsullatat shqiptare jashtë shtetit. Në të njëjtën kohë, edhe përfaqësuesit e kombeve të ndryshme, të akredituar në Tiranë, u njoftuan papritur se nuk u njihej më statusi i tyre diplomatik.

        Pak më vonë, dhe për të qenë të përpiktë, më 24 qershor 1939, më thirri në Departamentin e Shtetit Sekretari i Shtetit dhe më njoftoi se, në bazë të reciprocitetit, ishte i detyruar ta quante të kryer misionin tim. Mister Kordell Hulli, që po tregohej edhe më i njerëzishëm se sa është zakonisht, u duk sikur po e lexonte në sytë e mi çudinë për diskriminimin e hapët që i bëhej Shqipërisë, në krahasim me Çekosllovakinë, përfaqësuesi i së cilës vazhdonte të njihej si përfaqësues i ligjshëm i kombit të vet. Mister Kordell Hulli e shpjegoi këtë trajtim të diferencuar, duke thënë se “ndryshimet në Çekosllovaki kishin ngjarë në mënyrë të papritur”, ndërsa, në Shqipëri, ndryshimi kishte ardhur duke u bërë shkallë-shkallë. Nuk dyshoj që ky shpjegim mund të ishte i mbështetur, por po e rrëfej që nuk e kuptoja dot një gjë të tillë. Megjithatë nuk e quajta me vend të kërkoja sqarime. Pasi e dëgjova në heshtje, që nga fillimi, e falënderova Sekretarin e shtetit për të gjitha lehtësitë që më kishte bërë gjatë shërbimit tim dhe u largova.

        Duhet thënë se ky epilog melankolik më trishtoi për të ardhmen e vendit tim, por duhet ta pranoj, se në të njëjtën kohë, e ndjeva veten të lehtësuar. Pozita e një njeriu që njihet si përfaqësuesi i ligjshëm i një vendi, pa përfaqësuar qeverinë reale të tij, të nxjerr shumë telashe. Më sillte në mend atë aktorin e Shopenhauerit, i cili vazhdonte të luante pjesën edhe pasi ishte mbyllur perdja. E ndjeva veten edhe më të lehtësuar, për shkak se lidhjet e mia me Zogun ishin këputur me kohë.

        II
        Asnjëherë Zogu nuk kishte qenë një sundimtar i lehtë për t’u duruar, por në vitet e fundit ishte bërë i padurueshëm. I pajisur nga natyra me disa veti të shënuara, në fillim pati aftësinë t’i maskonte të metat e veta të shumta, derisa sukseset e njëpasnjëshme e bënë të humbiste vetëpërmbajtjen dhe atëherë doli në shesh si një barbar endacak dhe i pabesë. Por, duam a nuk duam ne, ai mbetet një karakter interesant dhe enigmatik, një përzierje pa kriter kontradiktash të ndryshme, gjysmë hero dhe gjysmë bufon, për të cilin do të interesohen si grumbulluesi i fakteve historike të çuditshme, ashtu dhe studiuesi i psikologjisë. Më kanë nxitur vazhdimisht që të shkruaja një libër për këtë personalitet interesant. Unë jam lëkundur për një kohë të gjatë, kryesisht sepse isha i zënë, duke shkruar një histori të Shqipërisë, e cila kërkonte gjurmime të mundimshme edhe nëpër dorëshkrimet e pabotuara të bibliotekave të Evropës. Megjithatë, në kohën e lirë, u hidhja një sy autorëve elizabetianë (siç e kam zakon, herë pas here, edhe tani).

        M’u duk sikur gjeta një portret të Zogut te Mbreti Xhon i Shekspirit ose te “Martineri i Ri” i Marlout, a te “Çifuti i Maltës”, i po këtij autori. Me pak fjalë, Zogu, që nuk më kishte tërhequr kurrë si burrë shteti, më në fund ma zgjoi interesin si një subjekt anatomie. “Zarja u hodh”. E ndiej se duhet të shkruaj diçka për atë. Ndoshta lexuesit mund të mendojnë se unë fillova ta kritikoj Zogun meqë ai ra nga fuqia. Supozimet nganjëherë dalin me vend, por në këtë rast, një supozim i tillë është krejtësisht i gabuar. Unë e kam kritikuar Zogun edhe kur ishte në fuqi;: këtë punë e kam bërë pa pushim, që nga viti 1922 deri në vitin 1939, me biseda të hapura dhe në shtyp, madje edhe atëherë kur isha ministër i tij, dhe aq shumë, saqë çdo ditë prisja pushimin nga puna, dhe kushdo çuditej si më duronin. Sa për të ilustruar sa thashë, po sjell këtu disa fakte.

        Në shkurt të vitit 1934, Zogu, për fat, shpëtoi nga një atentat në Vienë. Kur u hap procesi, mbrojtja përdori citate nga shkrimet e mia, ku thuhej se Zogu nuk ishte tjetër, veçse një despot i vogël injorant. Të shkëputura nga konteksti i përgjithshëm, që kishte si qëllim ta kthente mendjen dhe veprimtarinë e Zogut në një drejtim më të mirë, duke i bërë kritika konstruktive dhe të llogaritura mirë, thuhet, se ato citate i ndihmuan të akuzuarit të shpëtonin me një dënim të lehtë.

        Në vitin 1938 bënë një vizitë në Shtetet e Bashkuara tri motrat e mira dhe tërheqëse të Zogut. Unë bëra çmos, si shoqërues, si filozof, dhe si mik i tyre. Përpara se të ndahesha prej tyre, plaku shtatëdhjetëvjeçar Abdurrahman Salihu, një mik i vjetër i shtëpisë së Zogut, që kishte ardhur si shoqërues i princeshave, shprehu mirënjohjen e vet për kujdesin tim. As vetë mbreti, tha ai, nuk do të mund të bënte më tepër për të motrat. Pastaj plaku shpirtmirë më tha se, po të dëshiroja, mund t’i jepja një mesazh me gojë për mbretin; “a më premtoni se do t’ia transmetoni mesazhin tim, pa i bërë asnjë ndryshim?”, e pyeta unë. Plaku më dha fjalën se ishte i gatshëm.

        “Mirë atëherë”, thashë unë, “bëji të ditur mbretit se kritikat e mia do të mbeten të kufizuara brenda qarqeve shqiptare; jashtë këtyre qarqeve unë do ta mbroj regjimin me të gjitha fuqitë e mia. Do të vazhdoj t’i shërbej me besnikëri dhe me zemër, sepse jam përfaqësues i tij dhe ai është koka e shtetit shqiptar. Por personalisht, unë ndiej përbuzjen më të madhe për karakterin e tij”. Abdurrahman Saliu mbeti me gojë hapur. “Vërtetë dëshironi t’ia përsërit të gjitha ato që thatë?” -, pyeti ai. – “Më premtuat dhe duhet ta mbani fjalën”, qe përgjigja ime; “Fjalën do ta mbaj por…” -, shtoi plaku pas një pauze “a mund të më thoni pse keni një mendim kaq të keq për mbretin?” – “me gjithë qejf”, – iu përgjigja unë me qetësi. “E përbuz mbretin për këto arsye: e kam ndjekur që kur ishte tetëmbëdhjetëvjeçar, por s’e kam dëgjuar një herë të thotë të vërtetën. S’e ka mbajtur kurrë fjalën e dhënë. Nuk ka kurrfarë ndjenje përgjegjësie. Është i pangopur, egoist, zemërgur, i pandershëm. I urren të gjithë ata që kanë diçka, qoftë kjo kulturë, prejardhje familjare, pasuri, ndonjë aftësi në çfarëdo fushe, ose vetëm e vetëm pse janë atdhetarë të ndershëm. Ai nuk i vlerëson gjërat kryesore, por u jep rëndësi disa punëve boshe. Përpara, Shqipëria është njohur gjithmonë si një komb me njëfarë dinjiteti tragjik; ai e ka ulur Shqipërinë deri në nivelin e një farse muzikore pa vlerë”.

        Natyrisht, artikujt që botoheshin në shtyp me emrin tim, nuk e kishin tonin e deklaratës që i bëra plakut të mirë Abdurrahman. Ata dilnin herë pas here në “Diellin”, e sapo arrinte në Shqipëri, dhe në atë numër kishte ndonjë gjë të shkruar nga unë, njerëzit shtypeshin për të marrë një kopje. Në rast se policia kishte konfiskuar ndonjë numër të veçantë, siç ngjante shpeshherë, një kopje e saj mund të shitej deri në njëzet franga ar (barazi me shtatë dollarë, sipas kursit të sotëm të këmbimit). Në të vërtetë, e gjithë mbretëria e Zogut nuk qe gjë tjetër veçse një festë e gjatë karnavalesh, me një përfundim tragjik.

        III
        Për çudi, sapo hipi në fuqi, ish-mbreti i Shqipërisë e ndërroi emrin e vet. I lindur Ahmet Zogolli, djalë i Xhemal Zogollit, bajraktar i rrethit të Matit, ai më vonë u bë Ahmet Zogu, dhe, në fazën e fundit të karrierës së vet të turbullt, e mbiquajti veten “Mbreti Zog”. sido që të jetë puna, karriera e tij politike në Shqipërinë e re mund të shikohet si një episod historik i dorës së dytë. Ishte lindur më 8 tetor 1895, në fshatin Burgajet të krahinës së Matit dhe rridhte nga një familje zyrtarësh qeveritarë brez pas brezi. Që në fëmijëri e dërguan në shkollë në Stamboll, por arsimi i tij u ndërpre në vitin 1912, kur Shqipëria u çlirua nga Turqia. Atë që i mungonte nga arsimi e zëvendësonte me zgjuarsi dhe mprehtësi. Zogu nisi të binte në sy që në vitin 1914, kur Princi Vilhelm Fon Vid (Vied), mbret i Shqipërisë për gjashtë muaj, gjendej në rrethana të vështira me nënshtetasit e vet. Si udhëheqës i krahinës së Matit, Zogu u vu në krye të 2000 vetave dhe u propozoi atyre t’i venin në ndihmë Princit. Megjithëse nuk e mbajti premtimin e dhënë, i zhvati shumë qindra napolona monarkut të pafat. Gjatë Luftës së Parë Botërore, kur një pjesë e mirë e Shqipërisë ishte pushtuar nga trupat austro-hungareze, Zogu bashkëpunoi me pushtuesit, por oficerët austriakë filluan të vërejnë një farë shqetësimi tek udhëheqësi i ri. Vdekja e Perandorit Franc Jozef, më 1916, u dha rastin ta largonin nga skena dhe e dërguan në Vienë për të qenë i pranishëm në kurorëzimin e Perandorit Karl. Aty Zogu u mbajt deri në fund të Luftës. Ky qe kontakti i tij i parë me botën perëndimore ku u bë dhe edukimi i tij i lartë, duke mësuar gjermanishten dhe duke vëzhguar nga afër politikanë me rëndësi të Perëndimit. Është interesante të përfytyrohet çfarë përshtypjesh do të ketë lënë në imagjinatën e malësorit të ri ceremonia e kurorëzimit të Perandorit Karl; ndoshta aty i lindi, për herë të parë, ideja që edhe ai, një ditë, të vinte mbi kokë kurorën e mbretit. Si për çudi, sapo u kthye në Shqipëri, pas mbarimit të Luftës, ai ia hyri asaj rruge që do ta bënte mbret. E mori fuqinë me metoda vërtetë makiavelike, megjithëqë nuk dihet nëse i ka lexuar apo jo udhëzimet e “Princit”.

        Kur u kthye në Shqipëri, Zogu e gjeti të shkatërruar vendin e vogël të dalë nga Lufta, dhe në një kaos politik që ishte afër me anarkinë. Kjo i dha rast atij t’i përdorte mirë të 2000 malësorët, që ishin gati ta ndiqnin në çdo aventurë. Për më tepër trazirat e Shqipërisë nuk ishin vetëm të brendshme, pasi vendit i kërcënohej edhe copëtimi nga fqinjët. Kjo krizë i detyroi shqiptarët që t’i shtynin për më vonë mosmarrëveshjet që kishin ndërmjet tyre. Më 21 janar të vitit 1920 ata u mblodhën në Kongresin historik të Lushnjës, ku u mbështetën tek “vetëvendosja” e kombeve e Presidentit Wilson dhe shpallën “besën” e tyre, duke u betuar se ishin gati të vdisnin për të ruajtur tërësinë tokësore dhe politike të vendit. Duhet përmendur këtu se zona, ku u mblodh Kongresi i Lushnjës, gjendej ende e pushtuar nga italianët dhe të vetmet forca për të mbrojtur udhëheqësit ishin besnikët e Zogut.

        Me formimin e qeverisë, në Kongres, Zogu u bë ministër i brendshëm, pozitë kjo që i dha kontrollin mbi xhandarmërinë dhe policinë. Që prej asaj kohe ai filloi të ngjitej si një meteor, kryeministër më 1923, president më 1925 e më në fund mbret, më 1928. Është me interes të vërtetohet se çdo hap që bëri, nga ministër i brendshëm e deri te mbret, e kreu “sipas kushtetutës”. Hipjen e tij në fuqi e kundërshtoi vetëm një njeri, dhe ky qe Peshkop Fan. S. Noli, i arsimuar në Amerikë. Peshkopi u vu në krye të forcave liberale të vendit, shumica e të cilave e kishin provuar demokracinë në Amerikë. Për më tepër ai shikohej me sy të mirë nga fshatarët, që përbënin 95% të popullsisë, si i vetmi njeri i aftë për ta drejtuar vendin drejt reformash përparimtare e demokratike. Në qershor të vitit 1924, në një kryengritje spontane kundër forcave të errëta të reaksionit, Fan Noli e detyroi Zogun të braktiste vendin. Porse, gjashtë muaj më vonë, Zogu u kthye në Shqipëri, me ndihmën ushtarake të fqinjëve jugosllavë dhe me pëlqimin e Anglisë, Italisë dhe Greqisë. Kthimi i tij “triumfal” në Tiranë shënoi fundin, një herë e përgjithmonë, të karrierës politike të Peshkop Nolit.

        Gjatë karrierës së tij të turbullt, Zogut i bënë dy atentate. Njërin më 23 shkurt të vitit 1924, kur po u ngjitej shkallëve të parlamentit. Një student i ri, i quajtur Beqir Valteri, shtiu dy herë dhe e plagosi në dorë, por Zogu u fut në sallën e asamblesë, sikur të mos i kishte ndodhur asgjë. Për herë të dytë i bënë atentat në Vienë, më 21 shkurt 1931, ku kishte vajtur për një vizitë mjekësore. Shtinë kundër tij atëherë kur po dilte nga Teatri i Operas, ku jepej “Pagliacci”. Mbeti i vrarë njëri nga adjutantët e Zogut, por ky vetë shpëtoi.

        Shumica e pasurisë tij, që arrinte deri në pesë milionë dollarë, e kishte burimin te bakshishet që i jepte Mussolini, për koncesionet politike dhe ekonomike që i kishte dhënë Italisë. Fama e Zogut si kontraktues i zoti mund të përmblidhet në këto fjalë të një ish-ministri të Shteteve të Bashkuara në Tiranë: “Ishte e lehtë ta blije Zogun, por ai nuk të qëndronte i shitur”. Si anë negative ishin administrata e karakterizuar nga korrupsioni dhe paaftësia, përderisa atë e rrethonin njerëz pa karakter, pa njohuri dhe pa ndershmërinë më të zakonshme. Liria e fjalës dhe e shtypit ishin zhdukur fare dhe spiunët e tij, që gjendeshin anekënd, e terrorizonin popullin. Megjithëse injorant në punë të ekonomisë, për punët e veta ishte i shkathët. Tre për qind të të ardhurave shtetërore i merrte për vete, në formë rroge dhe shpërblimesh, por shumica e pasurisë tij, që arrinte deri në pesë milionë dollarë, e kishte burimin te bakshishet që i jepte Mussolini, për koncesionet politike dhe ekonomike që i kishte dhënë Italisë. Fama e Zogut si kontraktues i zoti mund të përmblidhet në këto fjalë të një ish-ministri të Shteteve të Bashkuara në Tiranë: “Ishte e lehtë ta blije Zogun, por ai nuk të qëndronte i shitur”.

        Më 7 maj të vitit 1938 Zogu u martua me konteshën Garaldina Aponji të Hungarisë dhe pati si kumbarë të madh kontin Galeaco Çiano (Galeazzo Ciano), ministër i punëve të jashtme i Italisë dhe dhëndër i të pavajtuarit Musolini. Një vit më vonë, më 5 prill 1939, i lindi një djalë. Dy ditë më vonë, një të premte të zezë, ndërsa krishterimi kishte rënë në gjunj përpara Princit të paqes, legjionet e krishtera të Musolinit kaluan Adriatikun dhe u sulën mbi vendin e vogël. megjithëse nuk i mungonte guximi animalesk, kur erdhi koha për ta ushtruar, atë të premte të zezë fatale, Zogut iu prishën nervat dhe e braktisi vendin. Është kuptimplotë fakti se italianët nuk bënë asnjë përpjekje për ta kapur, kur ai po kalonte kufirin me Greqinë. Meqë aeroplanët e Italisë mund ta diktonin fare lehtë karvanin e tij, mund të mendohet se Musolini e la “të ikte” atë që dikur e kishte pasur nën mbrojtjen e vet.

        Po të kishte vendosur Zogu të qëndronte me popullin e vet dhe ta luftonte pushtuesin nga malet, ai do ta kishte përsëritur epokën e Skënderbeut në shekullin e njëzetë, do të kishte fituar admirimin e mbarë botës dhe mirënjohjen e popullit. Përkundrazi, ai parapëlqeu t’ua mbathte këmbëve.

        Zogu i kaloi vitet e Luftës në Angli, por i kishte duart krejtësisht të lidhura nga pikëpamja politike, meqë Anglia i kishte premtuar Greqisë Shqipërinë e Jugut, si shpërblim për qëndresën kundër italianëve në vitin 1940. Aty nga fundi i luftës vajti në Egjipt, ku u prit mirë nga ish-mbreti Faruk. Një vit, ose pak më vonë, kur mori fuqinë Koloneli Gamal Abdel Naser, Zogut iu hoqën privilegjet mbretërore. Më në fund, Zogut iu duk e padurueshme atmosfera e qeverisë revolucionare të Egjiptit, prandaj e la vendin e faraonëve. Tani dergjet në Francë, viktimë e një sëmundjeje të rëndë zemre, duke e parë Shqipërinë të sunduar nga po ata njerëz, të cilët ai i kishte trajtuar keq dhe i kishte terrorizuar gjatë mbretërisë së vet.

        Reply to this comment
  4. BARDHYL MYFTIU April 27, 14:43

    kete qe keni shkrojtur z majko me siper e kuptoj pa ekujvoke ,eshte kumti i te gjithe te keqijave te shqiptarit.uniteti i kosovarve qe eshte shume i dobet sepse serbia ka bere punen e vete dhe jo me pak i shqiptarve te shtetit ame,tek i cili ka vepruar dhe veprojne instiktet ballkanike te trashguara por dhe si bashkeudhtare e njeriut ,qe nuk e duam tjeterin dhe na gerryen po te jete ai mire.por ju duhet z.majko qe nje mendim te sakte per klosin duhej ta thonit ,ska rendesi mire apo keq ,po keshtu si ju as mish dhe as peshk moto qe e kini ne gjithe veprimtarin tuaj politike dhe nuk te nxjerre ne skena elitare.nuk mendoj qe te shpreheshit qe rrugova me vijen e tije e ka demtuar kosoven apo s.berisha eshte apo jo spiun i serbit.zoti majko mjafton hija e dyshimit qe eshte shume e faktuar tek njeri apo tjetri te bene te mendohesh dhe te keshe hijen e dyshimit.jane shume fakte si per njerin apo tjetrin qe kushdo po se pranoi qe jane te demshen pr shqiprin dhe kosoven si bashkepuntor te UDBAS,dyshimi shume i madhe te krijohet.duhet te mos jeshe atdhetar ,por armik i popullit tend te mos mendosh sa do pak per te keqijat qe i kane sjell popullit e kombit keta njerez

    Reply to this comment
  5. Drini April 27, 14:50

    Majko ja ke futur pordhes, Rugova ishte nje maskara komplet ne sherbim te Beogradit.

    Reply to this comment
  6. fshatari. pafshat April 27, 14:51

    Morali: von, shume von z.Majko, po u vjen mendja ne vend disave te politikes 25 vjecare shqiptare.
    Duhet ta hani, ju zuri halli, qe te gjithe corben qe gatuat me duart tuaja dhe me mendjen e “treshes” zbatuese te porosive te Katovices.
    Gjykata speciale eshte vecse speciale per interesat e specialisteve, apo jo?
    Cili eshte problemi madhor: Shqiperia, a do te jetoje ajo valle keshtu sic e keni katandisur?
    Po nuk vuri dore Amerika …, te tjeret, as kockat nuk do ti lene Shqiperise.

    Reply to this comment
  7. leonidha April 27, 15:01

    Klosi ka te drejte o thote te verteten.Kosova duhet te kerkoje nga ndrkombetaret te pakten trajtim te barabarte me serbine ne te gjitha problemet ejo te sherblehet krimineli e gjaksori itere ballkanit e te ndeshkohet viktima.Kjo eshte e pa drejte e duhet krkuar nga evropa e amerika njohja e genocidit serb ndaj kosoves ngrtja me pare e gjykates nderkomberae te hettimit te krimeve te luftes ne serbi e pastaj ne kosove.Kosovaret jane popull evropian pasardhes te dardaneve te vjeter ilire.Eshte ne nderin e gjith intelektualeve shqiptare udheheqesve politikane por edhe atyre fetare vecanerisht myslimane qe tja u bejne te qarte te gjithe kosovareve se para se para pushtimit te eger e gjakatar turk te gjithe kane qene te krishtere kryesisht katolike.veja islame eshte feja e fundit qe me dhune i eshte imponuar ketij populli per te mbijeruar.Do ishte nje mrekulli qeashtu sic u kthyen ne myslimane te rikthehen ne kristiane,kjo do eleminonte shume probleme e konflikte te sotme do te na afronte perfundimisht me evropen qe asgje nuk na ndan perkndrazi jemi kombi baze i drejt perdrejte prejardhes pellazgjik ne gen ,gjuhe trdita.Mos haroni evropa dhe evropianet jane shume te ndjeshem ne koto ceshtje.

    Reply to this comment
  8. Kapterri April 27, 15:08

    Goditja me e madhe i ka ardhur dhe vazhdon t´i vije shqipetareve kudo nga frika per te thene te verteten. Per hir te ashtuquajturit “unitet” kombetar etj. bla, bla, bla, historia jone eshte mbushur me kriminele, sharlatane, anti-shqiptare, greke, serb, maqedonas e nje tufe me turqish. Keshtu qe nuk shoh ndonje gje te keqe qe te ndahet shapi nga sheqeri. Megjithese i takon kosovareve qe te pastrojne historine e tyre. Ne duhet te pastrojme nje here halen tone zoti Majko

    Reply to this comment
  9. Tomorri April 27, 15:08

    More Majkoooo! Po fol nje here drejt, shtjer ne shenje e mos u sperdrith.
    Akoma nuk e ke kuptuar se ku do ta çonte Rugova Kosoven?
    Gynah dhe turp per nje ish K.M.per me tepEr i asaj kohe heroike per luiftetaret e-UCK-se, por edhe per mbeshtetjen e Shqiptareve per ate lufte.
    Si do te ishte Kosova sot me vijen politike “Gandiste” te Rugoves. As me shume e as me pak se nje province “autonome” Serbe, e per me teper ne Kufi me Shqiperine.
    Hajde Majko hajde!

    Reply to this comment
  10. Zani Caushi April 27, 15:10

    Ja ku e kini trimin e Kosoves, shikoni kete foto:

    http://www.e-novine.com/files.php?file=photo/srbija/licnosti/milosevic_slobodan/Slobodan_Milosevic_12_u_326780581.jpg

    Gjuhe me gjuhe me KRIMINELIN ME TE MADH NE BOTE

    Reply to this comment
  11. beni April 27, 15:12

    Nuk e kuptoj pse i friksohesh drejtesis qe do te ngrihet?
    Nuk e kuptoj perseri ku shoket e tu socialiste dikur sot lsi te akuzonin se kishe pakezuar djalin ne patriarku grek ne athine e ktej mbush menderen me nacionalizmin e negovanit e kosovarve!

    Reply to this comment
  12. pandi-pandora April 27, 15:31

    Pandi eshte xgeloz me keq se femrat. Ky ka qen karakteri tij gjithmone e nuk mund te ndryshoj. Ka inat se nuk po permendet emri i tij askund ne lidhje me luften e lavdishme te UCK. Ate koge ka qen edhe kryeminister dhe mbahet mend se ka dhen vetem nje ndihme ate per ti leshuar zoba stervitje FARK te Bukoshit. Askush nga lideret e UCK nuk e takoi kurre ate sepse nuk kishin besim. Nje gje eshte e sigurte o pand majko qe politika rugoviste nuk mund ti sillte kurre lirine Kosoves. Lirine nuk ia kan fal askujt ne bote ajo ka cmim te shtrenjt do gjakun e bijeve te mire te pupullit. Rugova dhe rugovizmi si politike ka qen gjithmo e “armiku” qe donte te kishte gjithmon serbi. Ti ke qen i parendesishem gjithmon ne politike edhe jur jw qen KM. Ky do jesh gjithmone nje servil ne gen per pak kariere.

    Reply to this comment
  13. Claus April 27, 15:41

    Kemi qene Pandeli ne krah te UCK, kjo as nuk mund te diskutohet, por problemi themelor i Islamit, Klosit a dikujt tjeter e kane trajtuar faktorin ortodoks ne Jug te vendit si faktor grekofil dhe kete vetem per interesat e faktorit islamik qe ka kapur per gryke Kosoven dhe Maqedonine.

    E kam thene dhe ne komentet e tjera, se perpos faktoreve nderkombetare, faktori i emigracionit ne Greqi i cili ishte tejet i majte me ne krye Gramoz Rucin dhe shume te tjere, qe morren arratine nga persekutimi i Berishes bene ate qe Berisha te rrezohej me revolte te armatosur.

    Por Klosi dhe faktoret islamike i kane harruar keto bema dhe na zene ne goje vetem “luften madhe” kafeneve te Europes.

    Turpi i mbetet e atyre qe e percane ate vend dhe ate ideal. Ndersa Klosi merr 300 euro ne muaj duke vene nen hijen e dyshimit tere faktorin ortodoks shqiptar ne cdo interviste qe ka dhene.

    Te them te drejten, nuk me impresionon aspak formimi i Gjykates Speciale dhe as akuzat per cilido qe do te ngreje. Me aq sa kemi patur mundesi kemi kontrubuar dicka, por nga gojet e tyre dolen epitete aspak te ndershme kundrejt nje faktori atdhedashes
    Pershendetje

    Reply to this comment
  14. shqiptari April 27, 15:45

    per turp te kesaje kohe ku jetojme qe sheti teroriste serb eshte me i fuqisheme se kure ne kete toke dhe te gjithe ata qe i sherbejene jane me te fuqisheme se kure si ekonomikishte dhe politikishe gjithcka dukete ku fuqizohene politikane dhe gazetare dhe opinionista qe per habi behen bashke dhe mbrojne ate qe i beri dikushe pra qeni i sherbene te zotite mjer ket vende ce prete se te gjitha postete jane nen pushtetine serbe dhe majko nuk po perjashtohete turp nuk paska shqiptare per shqiperine

    Reply to this comment
  15. vezhguesi April 27, 15:53

    Zoti Majko duhet te jap llogari per gradat qe ka dhene kur ka qene minister i mbrojtjes.
    Si e ngriti ne grada kolonelin qe beri marveshje per shitjen e detit?!
    Kush e urdheroi?!
    Ca ka mare ne kembim?!
    Pse flet si flamurtar per Kosoven dhe nuk flet asnjeher per Meshat ne gjuhe jo shqipe?!!!!!

    Reply to this comment
  16. fteri April 27, 15:56

    *****..Pushteti i klasave reaksionare si dhe ai anadollak Zogiste i shtypjes i injorances dhe i litarit nuk varroset aq kollaj dhe aq thjesht sa varrosen njerzit ishe zogiste qe dhe sot duhet te japin llogari per tradhtine dhe armiqesine e satrapit Zogiste ndaje Shqiperise dhe shqiptarve.Ai reziston me nje forcë të madhe me nje reaksion sado i kalbur ,ai nuk bije vetvetiu po s pati nje force qe ta shtyje ,rolin e varrehmsit te zogistve ithtar si ai me nofken INTELEKTUALI ,e luan vetem revulicioni i klasave perparimtare dhe shqiptarve te shtypur e vjedhur nga ishe mbreti i vet shpallur kukull,ti jape nje shqelme te shendoshe ketyre tradhtarve qe kërkojn rebilitimin e mbretit tradhtar,hajdut.************************

    Reply to this comment
  17. fteri April 27, 16:06

    SHikoni foton te Zani Çaushi me lart dhe gjykoni vete se sa rrezik paraqiste Rugova per Serbine !?… (dale ne kohe te luftes te pushtimit serb ne kosove).??????!!!

    Reply to this comment
  18. Vëzhguesi F April 27, 16:48

    O z. Majko, qe nxitove t’i dalesh ne mbrojtje rahmetliut Rugova dhe “gandizmit” te tij ne funksion te ruajtjes se statukuose serbe per Kosoven!
    Fatos klosi eshte intelektual ( jo intelektual i tipit te ketij lexuesi zogist qe eahte nje cope fekale e gropes hale zogiste), por Klosi eshte nje intelektual i shquar shqiptar.
    Dhe megjithate ai po thote vetem opinionin e tij qofte per Rugoven dhe qofte per rugovistet sahanlepiresit e milosheviçerve dhe qofte per Berishen dhe berishistet, thyersit e embargos dhe mbeshtetesit e planeve milosheviçiane per kasapizimin e popujve te ballkanit perendimor.
    Ti mor Pandeli, megjithese djale ish oficeri, mbete nje kolaq pa kellqe, nje lloj gjinoje qe kerkon te hedhesh ne tregun mediatik, se gjoja qenke njeriu qe paske bere shume per Kosoven dhje kosovaret dhe kerkon te marresh ne mbrojtje “Presidentin” Rugova nga suylmet e “dashakeqesve”.
    Po ty edhe kur ishe kryeminister, ai Rugova, per te cilin ti kerkon te na mbushesh mendjen se ishte atdhetar i madh, nuk te perfilli fare dhe ne kulmin e genocidit serb shterngonte duart para kamerave me Milosheviçin, pa harruar te nxitonte te zbatonte porosite e tij duke bere thirrje per te ndalur sulmin ushtarak te NATO-s mbi makinen ushtarake serbe dhe te akuzonte UÇK-en dhe luftetaret e saj si terroriste.
    Po pse mor Pandush mos valle po flasim per kohen e Skenderbeut qe na e prezanton roze zotrote?
    Per çfare uniteti e ke fjalen, per unitetin fals, per te pranuar zgjidhjet qe imponon oreksi i Sheshelit dhe Vuçiçit?
    Majko mos te duket vetja ty si udheheqesi i luftes per çlirimin e Kosoves?!
    Ti, edhe pse kryeminister nuk ishe ne gjendje te mblidhje dhe te vije ne udut “beretat e kuqe” dhe Berishen qe realizuan grushtin e shtetit me 14 Shtator 1998, por nxitove t’i jepje doren atij qe shkaterroi shtetin shqiptar dhe nuk u ngop duke veshur me shami te zeza nenat shqiptare.
    Mire do ishte te mos hapje tema te tilla ti o deputet i mazhorances dhe te kesh pak integritet dhe dinjitet ne ato qe thua dhe bene.
    Jo per gje, por te mos hyje vetja ne qef me teper se ç’te ka hyre, se popullin e Kosoves e priti populli shqiptar gjate genocidit dhe hapi dyert dhe zemren duke ndare fukarallekun e tij me vellezerit e debuar nga trojet e tyre, fukarallekun ne te cilen e kishit ktatandisur ju politikuajt e politikes shqiptare.

    Reply to this comment
    • Labi Vlore April 27, 18:48

      @Vezhguesi F.Majko te pyese Prof.Rexhep Qosen dhe Adem Demacin,se c’fare mendimi kane ata te dy per Rugoven??Presidenti Rugova,sipas Rexhep Qoses gjate kthimit te delegacionit Shqiptar nga Rambujeja,refuzoi te takonte Presidentin e Shqiperise Rexhep Meidani dhe Ministrin e Jashtem Paskal Milo.Avioni i delegacionit sipas Prof.Qoses,beri nje ndalese ne Tirane dhe Rugova ne menyren me te turpshme,nuk zbriti nga avioni qofte edhe ti shterngonte doren Presidentit te Shqiperise dhe autoriteteve te tjera Shqiptare.Te degjoje edhe Adem Demacin,i cili beri me shume se 20 vite burgjeve te Serbise.Nje Ikone e gjalle e Pateriotizmit Kosovar dhe mbare Shqiptar.Te degjoje mendimin e Demacit per Rugoven dhe Bukoshin.Gjinoja i PS-se(Majko) kujton se Shqiptaret e Shqiperise jane ende ata te vitit 1991 kur Fatos Nano i genjente duke u thene se c’fare ishin xhinset dhe se Nano-ja kishte veshur xhinse prej kohesh.Harron se Shqiptaret kane bredhur 4 cepat e Globit dhe tashme eshte e pamundur tu shitet sapuni per djathe.Por Gjinoja,si nje Korcar i mire qe eshte,kujton se eshte me i zgjuar se pjesa tjeter e Shqiptareve.

      Reply to this comment
  19. Cobani April 27, 17:23

    O Majko, te te them nja dy fjale dhe une merhum Çobani!
    Nuk flasim per tani qe hame fasule e ja fusim p…. Por per kohen e luftes. Atehere vepronte e vleresohej vepra. Kur djemte me te mire te Kosoves te rjeshtuar ne UÇK perleshseshin per jete e vadkje me ushtrine millosheviciane, ai rahmetlliu (qe u dergj ne shtrat) perqafohej me Milloshevicin dhe bente fotografi. Vuri te lutem perbri fotot e te vrareve te Reçakut dhe te dy rahmetllinjve (Milloshevic e Rugova). Dhe leri njerzit te gjykojne nga faktet. Dhe do jene edhe me te ashper nga ky SHIK-asi yne.

    Reply to this comment
  20. miki April 27, 17:46

    O Zoti Majko na dule Kajko kesaj radhe….nuk e pritsha nga ju.

    Reply to this comment
  21. xha temja April 27, 18:11

    Per here te pare nuk biem dakort me Pandin.Te krijohet pershtypja se AI se ka perjetuar kete kohe edhe pse ka qene kryeminister i Shqiperise.

    Reply to this comment
  22. Zoro April 27, 19:17

    Kush e ka pyetur Majkon se cfare behet ne Kosove.Edhe ato qe i thane amerikanet ne Tirane ai jua tha anglezve pa ditur fare se cfare behet ne diplomaci, megjithmend qenka akoma “GJINO”, rritu Majko te kapesh fikun se do ta hane te tjeret.

    Reply to this comment
  23. alban April 27, 19:44

    Duhet te kuptoni pse Majko reagon keshtu.Majko mbeshteti krahun e Rugoves dhe Bukoshit ne ate kohe, duke godiitur krahun e UCK.Pse e beri ai e di.Ose beri lojen e serbeve ose u pagua nga Bukoshi.Ai I dha baza ushtarakeFARK edhe pse e dinte qe ato forca kishin marre pjese ne e grushtin e shtetit ne favor te Berishes me 14 shtator, natyrisht edhe me urdher te UDB.Si pasoj e luftes qe I beri UCK , ata nuk pranuan asnje njeri te tije ne RAMBUJEKeto jane arsyet e ketij reagimi re Majkos

    Reply to this comment
  24. DRENICA E KUQE April 27, 22:40

    O Pandeli Majko, bindu more burre se ma anti shqiptar ka qene Ibrahim Rugova me krejt UDB n e tij se Millosheviqi ne Beligrad, po mos ja fut kot edhe ti dhe mos harro se shqiptaret e vertete kane luftuar njesoj sikur kunder Jugosllavise e Serbise, sikur edhe kunder udbashave te Kosoves si Ibrahim Rugova, qe e kane “pushtuar” edhe Tiranen, prandaj, na pollen prej 12000 mije ushtaresh ne 70 000 mije! Edhe lopte e Rugoves i kane ba veterane!!… Ka qene vetem Ibrahim Rugova me klyshte e tij qe ka pase marre pare prej Serbise me ju ble juve ne Tirane, he, u rroftew nama e zeze!…

    DRENICA E KUQE

    Reply to this comment
  25. Kris 1 April 28, 01:53

    Me i demshem per shqiptaret ka qene Hamza Kastrioti.Ai me sulltanin desh te coptonte e shpopullonte trojet tona sikur ka thene Vishua.
    Hidhuni o te papune e te pangopur per te share Hamzain dhe per te ngritur figura historike qe ju dhane lirine e ju lane pa breke.Ngrini Edi Ramen dhe Saliun qe i dhane dermen Hamzait.

    Reply to this comment
  26. fteri April 28, 07:53

    *****…z.Majko !, me gjithe respektin per ju,mendoi se ke gabuar kur ke lavderuar njehere S.Berishen per mbeshtetjen e kosoves.Saliu ne te vertete ka mbeshtet makinerine ushtarake shtypse te milosheviçit ne kosove,jo U.Ç.K-ne çlirimtare.Ka shkatrruar themelet e bashkimit te sinçerte kosove – shqipri,ka ndihmuar FARKUN e Bukoshit e Rugoves.DISA TE VERTETA DUHET TI THONI si eshte e verteta.F.Klosi ka prova qe I ka dhene ndihme te sinqerte kosoves per keto ka prova dhe deshmitar okular nga te dy shtetet kosove -shqipri ,jo ato akuza qe spiunon S.Berisha kunder F. Klosit,pasi Saliu ka frike nga Klosi se munde ta godase me prova tradhtie S.Berishoviçin shqiptar.~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~#

    Reply to this comment
  27. kastrrot April 28, 07:55

    Majko nuk mund te beje me shume se cdo person I zokonshem qe ne nje moment te jashtzakonshem te kete fatet e Shqiperise ne dore.Stuhite e kohes e perulen se nuk ishte dhe nuk eshte burre shteti .Tani ben llogari qe majmunizmi mund te terheqe vemendjen e atyre faktoreve te brendshem e te jashtem qe kane akses ne karieren pushtetare te Shqiperise duke shtremberuar historine qe dhe pa kete eshte basterduar.ky eshte kontributi me I keq se brezat e ardhshem do ti referohen dhe ketij per te vertetuar;heroizmin’ e rugoveveKjo eshte eshte nje tulle e shtember ne murin e histories qe dhe pa kete boll I shtreber eshte.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Click here to cancel reply.

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*