Majko: Referendumin Berisha do e marrë më 23 qershor!

Redaksia Online March 4, 2013 21:22

Majko: Referendumin Berisha do e marrë më 23 qershor!

Në seancën maratonë të kësaj të hëne që vazhdon ende, Kuvendi mes shumë cështjesh të rëndësishme si ligji për mediat, privatizimet e HEC-eve dhe cështja e licensës për lotarinë kombëtare, pritet të diskutojë edhe propozimin e mazhorancës për mbajtjen e një referendumi për miratimin e 3 ligjeve që kërkohen nga BE për marrjen e statusit të vendit kandidat. 

Deputeti socialist dhe ish-kryeministri Pandeli Majko deklaroi për Top Channel se referendumi është një lojë politike kundër së cilës është shprehur edhe Bashkimi Europian. Për zotin Majko nuk është problem miratimi i ligjeve, por një handikap i madh nga ana e mazhorancës për respektimin e tyre që nisi me qarkun e Fierit. 

“Është një referendum që është shprehur kundër edhe BE. Në Shqipëri referendumi i vetëm është 23 qershori. Do të ishim vendi i parë në botë që do të bënim referendum për rregulloren e parlamentit. Kemi një handikap që ka nisur me Qarkun e Fierit dhe nëse do kishte. Referendumi është i fundit kur ka vendime për cështje kombëtare të rëndësishme dhe ky propozim e degjeneron nivelin e referendumit. Për këtë janë shprehur mjaft qartë edhe BE dhe për më tepër nuk mund të zhvillohet para zgjedhjeve”, deklaroi deputeti Majko. 
Majko e quajti të pakuptimtë referendumin. “Ky është referendumi i dytë i PD që ka kërkuar në historinë e saj. Në të parin dështoi dhe Shqipëria dështoi të kishte kushtetutën e parë pas rënies së komunizmit. Mendoj se po përsëritet historia”, tha deputeti socialist. 

Kërkesa për referendum për cështjen e 3 ligjeve është dorëzuar në kryesinë e Kuvendit nga deputetët e mazhorancës që e firmosën atë. Sipas Kushtetutës një referendum nuk mund të zhvillohet 6 muaj para zgjedhjeve dhe as 6 muaj pas tyre. 

Duke ditur që më 23 qershor kemi zgjedhjet e përgjithshme parlamentare, mbajtja e këtij referendumi, mund të realizohet vetëm në dhjetor të këtij viti./tch

Redaksia Online March 4, 2013 21:22
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*