“Shqipëria ka dështuar në ndërtimin e shtetit ligjor”

Pandeli Majko-INTERVISTE December 4, 2013 23:11

“Shqipëria ka dështuar në ndërtimin e shtetit ligjor”

Ish-kryeministri i Shqipërisë, Pandeli Majko, i tha Zërit të Amerikës se Shqipëria ka dështuar në ndërtimin e shtetit ligjor në vitet e tranzicionit. Duke iu referuar një raporti të organizatës Transparency International, sipas të cilit Shqipëria ka shënuar rënie në perceptimin e korrupsionit, zoti Majko tha se vendi ka ligje shumë të mira, por korrupsioni shihet në publik si një çështje e pashpresë. Ai theksoi se Shqipërisë i nevojiten prokurorë dhe gjykatës të guximshëm, të cilët nuk mund të justifikohen më se politika është e paprekshme. Zoti Majko, i cili është një nga drejtuesit e Partisë Socialiste, ndodhet në Shtetet e Bashkuara për të marrë pjesë në një takim të NATO-s, në cilësinë e anëtarit të Kuvendit të Shqipërisë. Ai u intervistua nga Laura Konda në emisionin e VOA Ditari.

Ju keni qenë në Shtetet e Bashkuara, ndërkohë që dje, organizata Transparenc Internacional publikoi një raport lidhur me korrupsionin  në vende të ndryshme të botës, ku Shqipëria ka shënuar rënia krahasuar me një vit më parë. Ndërkohë, në Komisionin e Ligjeve, ku ju bëni pjesë, është paraqitur një paketë ligjesh që i bëjnë ndryshime asaj të mëparshme, sidomos me Gjykatën e Krimeve të Rënda që do ketë në juridiksionin e saj çështjet e korrupsionit. Misioni i Departamentit Amerikan në Shqipërisë si dhe OSBE dje kanë shprehur shqetësim lidhur me këtë paketë. Sipas kush, a duhet ndryshuar ajo?

Unë mendoj që nga kuadri i një iniciative të përgjithshme, e bashkëlidhur kjo dhe me atë ç’ka thatë, lidhur me faktin që Shqipëria sa i përket çështjes së korrupsionit po bie dhe po bie në vendet fundore të listës, është tregues i një fakti, një fakti që ne duhet  ta pranojmë me gojën plot, ashtu siç është. Në këto vitet e tranzicionit, pas viteve ’90, Shqipëria ka dështuar në ndërtimin e shtetit ligjor. Ne kemi ligje shumë të mira. Nuk është faji thjesht i ligjeve që mund të kenë defektet e natyrave të ndryshme, teknikalitete që vlejnë për t’u rregulluar, por mendoj se mosfunksionimi i sistemit bazuar mbi sjellje e personave përgjegjës në institucione të ndryshme, e ka sjellë të qartë këtë dhe kjo sigurisht ka rënë në një peshë të madhe, jo vetëm thjesht në perceptimin që ka  për korrupsionin nga publiku shqiptar, por edhe me mënyrën se si publiku e sheh çështjen e korrupsionit. Shikohet si një çështje që është e pashpresë dhe sado që flitet apo diskutohet rreth kësaj çështjeje, shikohet si një çështje, e cila të gjithë lajnë nga pak gojën.

Çfarë duhet bërë për përmirësimin e kësaj situate?

Mendoj që sot Shqipërisë i nevojiten prokurorë dhe gjykatës të cilët të kenë guximin dhe të mos merren më me justifikimin se politika është e paprekshme ose njerëzit që punojnë në instancat e larta të shtetit, pavarësisht veprimeve që kanë kryer janë të paprekshëm. Mendoj se me aktet  e ndërmarra nga parlamenti pak kohë më parë duke ndryshuar Kushtetutën dhe duke e hequr imunitetin nga e drejta e hetimit, sot askush nuk është i paprekshëm, nga  pikëpamja e jetimit.

Cili është mendimi juaj lidhur me sugjerimet dhe shqetësimet e ndërkombëtarëve lidhur me këtë çështje, çështjen e paketës së ligjeve të prezantuara?

Unë mendoj që ky është një debat i sapo nisur. Në këtë debat të sapo nisur të gjithë do të jenë të hapur ta dëgjojnë njëri-tjetrin. Në këtë këndvështrim, nuk besoj se jemi duke bërë shpikje, por jemi duke pohuar për faktin me të cilën e nisa intervistën, që ne të gjithë e kemi pohuar faktin e një dështimi , i cili ka të bëjë me mosfunksionim e sistemit, me moszbatimin e ligjit dhe me   një historie që mund ta çojë Shqipërinë në drejtim të padëshiruar. Është një presion që po vjen qoftë nga procesi i integrimit europian, qoftë edhe nga miqtë tanë, në krye të të cilëve qëndron aleati ynë strategjik, Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Unë kisha një pyetje lidhur me çështje e Task Forcës që është përfolur kohët e fundit. Çfarë objektivi do të ketë kjo taks forcë?

Nuk besoj se do t’ju jem i aftë që t’ju jap detaje.. Ajo që mund t’ju them është fryma e përgjithshme dhe fryma e ndërgjegjësuar është që në një mënyrë apo tjetër ne e kemi kuptuar ngërçin në të cilën ndodhet zbatimi i ligjit nga sistemi ynë gjyqësor, qoftë kjo edhe nga prokuroria lidhur me fenomenin e korrupsionit.

A nuk ekziston problemi i dublikimit të punës midis Prokurorisë, nëse do të ngrihej një tjetër institucion?

Këtu pastaj besoj se kjo do të diskutohet, do të shikohet. Nuk besoj se ky diskutim ka filluar me kufij të pakalueshëm midis palëve. Mendoj se është pjesë e një debati i cili është mëse i nevojshëm në këtë situatë dhe që ka vetëm një synim: Të zhbllokojë këtë situatë, jo vetëm perceptimi por edhe asaj që kërkohet për të gjetur një mekanizëm përkatës.

Është menduar që kjo të jetë pjesë e qeverisë apo e  parlamentit?

Ka disa ide dhe unë nuk mendoj se mund t’ju sjell informacionin më të fundit. Jam prej tre ditësh në Ëashington dhe gjërat në Tiranë rrjedhin shumë shpejt.

Z Majko ju vetë thatë që në Shqipëri është një histori prej vitesh çështja e korrupsionit. Ndërkohë PS kur ishte në opozitë ka drejtuat vazhdimisht akuza ndaj pozitës së atëhershme lidhur me abuzime që janë bërë. Tani që ju jeni në pushte, a keni ngritur akuza konkrete? A keni kërkuar prokurorisë që të bëjë këto?

Po por ne nuk mund të bëhemi prokurorë. Gjithçka duhet parë në kufijtë e vetë kufizimit të politikës.

Ato i ngre politika, por ju a keni piketuar raste?

Me sa di unë po. Ka disa indicia fillestare. Kemi parasysh që qeveria akoma ndodhet në atë që quhet fillimi i fillimit.

Pra konkret?

Nuk besoj se ka emra konkretë. Po të kishte emra konkretë ju nuk do të pyesnit. Do të ishit ndër të parat agjenci lajmesh që do ta merrnit vesh. Por besoj se kjo histori do të ketë edhe emrat e saj konkretë në një moment të caktuar, pro në çdo rast them që përpara politikës , duhet të flasë prokuroria.

z.Majko kam një pyetje lidhur me çështje e punonjësit civil. Opozita kohët e fundit ka akuzuar PS-në se

po bën spastrim të administratës civile. Diçka që ju dikur keni kritikuar opozitën aktuale. A nuk kemi këtu një rreth vicioz dhe si duhet dalë nga kjo situatë?

Mendoj se opozita aktuale është viktimë e asaj që ka bërë vetë gjatë periudhës që qëndrimit në pushtet. Pas vitit 1999, Shqipëria ka pasur një ligj të administratës civile, I cili për hir të së vërtetës nuk është respektuar nen për nen. Gjatë fushatës elektorale, ne kemi deklaruar që njerëzit të cilët e kanë fituar gjyqin për rikthimin në punë,a ta do të jenë ndër të parët që do të rikthehen në vendet e tyre të punës. Të zbatosh vendimin e gjykatës nuk do të thotë ta politizosh administratën. Ka pasur njerëz shumë të aftë, të cilët vetëm pse janë identifikuar si socialist  e kanë humbur vendin e punës. Tani më , ne në kushtet e pasjes së një administrate shumë të çekuilibruar, mos ta quajmë ta balancuar. Në kushtet kur vetë drejtuesit e  PD-së, një nga arsyet e humbjes së tyre në zgjedhjet e sapo mbaruara të qershorit, kanë konsideruar faktin e dobësisë së kësaj administrate që ne kemi aktualisht nëpër zyra, mendoj që të paktën na jep një reflektim. Së pari për respektimin e vendimeve të gjykatës, dhe së dyti një reflektim të përbashkët lidhur me rregullin e një administrate. Nuk them se jemi duke bërë një punë perfekte. Mund të ketë gabime në këtë drejtim, pro ka një komision të administratës civile, do të ketë në vazhdim një gjykatë administrative, e cila do ta ndjekë hap pas hapi këtë histori.

Tashmë janë bërë shkarkime në radhët e policisë, si I justifikoni ju këto shkarkime? A ka pasur precedent ligjorë?

Unë s’dua të flas me fjalë të përgjithshme. Mendoj që dëgjuesit do na e keqkuptonin  fjalën e përgjithshme. Mendoj se ishte  e pritshme. Në kushtet e një politizimi të tejskajshëm të administratës, një mënyrë të sjelluri të tillë nga qeveria e tanishme, është pritshme. Më saktë po bëhet një balancim. E rëndësishme është që të bëhet brenda kufizave ligjorë. Në të kundërt, do të vijmë pas ca vitesh dhe siç themi ne që “do të kthehen në vendet e tyre të punës ata që kanë fituar gjyqet”, do të thonë edhe demokratë kur të rikthehen në pushtet, se ne nuk do të qëndrojmë përjetësisht në pushtet. Ajo që të dyja palët kemi kuptuar është që ne kemi një administratë e cila është ku të thërret qameti. Sigurisht është një elitë e ndërmjetme, e cila e ka tejkaluar edhe problemet me të majtën , edhe problemet me të djathtën, dhe së cilës  duhet t’i heqësh kapelen sidomos në Ministrinë e Financave, një pjesë në diplomaci apo në sektorë të tjerë. Këta janë shtylla kurrizore me të cilën mbahet administrata, mbahet shteti shqiptar.

Siç ndodh në çdo vend të zhvilluar…

Absolutisht dhe këta nuk mund të preken. Po preke këta është njësoj si t;u heqësh mikroçipet gjithë sistemit që funksionon, ashtu siç funksionon në Shqipëri. Por ama do të ketë ndryshime. Do të ketë ndryshime sidomos në sektorët e depolitizuar. AS do të bëhen gabime? Po ua them unë   tani. Unë jam I bindur që do të bëhen gabime, pro kështu nuk mund të vazhdohet me këtë “status quo” që na lanë situatën paszgjedhore. Kemi pasur një administratë e cila përfshiu në fushatën e saj elektorale, me mësues, me mjekë, me njerëz të administratës të cilët ndonjëherë viheshin edhe nën presion. Këto që po i them unë nuk po I them unë, i kanë thënë vëzhguesit ndërkombëtarë në raportet e tyre për zgjedhjet e qershorit të këtij viti. Prandaj, në këto kushte mendoj që ne duhet ta mirëkuptojmë qeverinë në këtë histori të lubrifikimit, nëse mund ta quajmë kështu, të administratës.

Zoti Majko si i shikoni ju këtë frymë të re ndryshimesh në Kosovë?

Shumë interesante. Për të thënë të drejtën surprizë ishte rezultati në Prishtinë. Mendoj që Vetëvendosje ka një njeri me përgjegjësi shumë të lartë. Vetëvendosje është në përgjegjësinë e vetë të parë dhe tashmë ata nuk mund të luajnë rolin e të pakënaqurit. Mendoj se kjo do të sjellë ndryshime cilësore jo vetëm për Vetëvendosjen karshi politikës por dhe të balancave të mëtejshme. Besoj se do kemi surpriza edhe në vazhdim. Mendoj se rezultati i Prishtinës do të sjellë ndryshime të vazhdueshme në të ardhmen dhe në koalicionet për zgjedhjet e përgjithshme. Ajo që mund të thuhet për Prishtinën është fakti se votuesit u orientuan edhe nga cilësitë individuale të kandidatëve. Pa dashur t’i ul asnjë vlerë Isa Mustafës, fitorja e kandidatit të VV ishte një risi dhe do të ketë ndikim jo vetëm në fushatën që kaloi por dhe në fushatën e ardhshme. Pas këtyre zgjedhjeve besoj se të gjitha partitë në Kosovë do kenë çfarë të shohin te vetvetja pas këtij rezultati kaq interesant.

Pandeli Majko-INTERVISTE December 4, 2013 23:11
Komento

1 Koment

  1. Emigrant SHBA December 5, 00:53

    Majko kur kini qene Minister Mbrojtje keni qene me i koruptuar ne ate dikaster se leket ti jepte kuqua shoqeruesi yt per kete teme mos fol fare Ndoshta do ishte me mire te dilnit nga politika mandatin tjeter.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim