Majko: Shqipëria ka dështuar pa Reformën në Drejtësi

May 20, 2016 13:38

Majko: Shqipëria ka dështuar pa Reformën në Drejtësi

Anëtari i komisionit të posaçëm të Reformës në drejtësi Pandeli Majko ka thënë sot se nëse Shqipëria nuk miraton Reformën në Drejtësi, do të futet në listën e vendeve të dështuara.

Këtë deklaratë Majko e ka bërë pas përfundimit të mbledhjes së këtij komisioni, ku ka thënë se pritet ë të hënën opozita të ketë një qartësi politike dhe vendimmarrje.

Unë shpresoj që kjo histori të marrë fund të hënën, me një reflektim politik të fundit të popozitës. Nëse ne nuk miratojmë këtë reformë Shqipëria do të hyjë në listën e vendeve të dështuara. Koha nuk pret, në nëntor vendi pret dritën jeshile për anëtarësim. Kjo është për vendin, jo për partitë politike.” tha ai.

Majko ka theksuar se palët janë të ndarë dhe partia Demokratike ka sjellë rekomandimet e saj, por kjo nuk është pranuar nga opozita. Ai shtoi se tashmë ka mbetur vetëm një kapitull për të miratuar.

Ka mbetur pa u diskutuar kapitulli i fundit. Sot PD ka përballë vetveten. Të gjejmë konsensusin e duhur, pasi ai është ende larg. Ngërç nuk ka. Shpresoj që në ditët në vazhdim të kemi një vendim pozitiv” tha Majko.

Pandeli Majko shtoi se, reforma në drejtësi është për të ardhmen e vendit.

May 20, 2016 13:38
Komento

1 Koment

  1. Pirro May 20, 21:56

    Si mund te besh reformen ne drejtesi,si mund te besh
    dekriminalizimin,kur kriminelat veshur me pushtet,
    kerrcenojn Ben Blushin,dhe Kryeministri nuk denjon ti pergjigjet denoncimit te tij ne Parlament???
    Kush do ti pergjigjet atehere?
    Imagjinoni,reformen ne drejtesi ta bente Pablo Escobar
    me Al Kaponen.Kriminelat jan ne Parlament dhe neper Bashki,keta flasin per dekriminalizim!
    Nese nuk do te kete denime te funksionareve te larte te
    politikes shqiptare,atehere PD,PS,LSI kan bere pakt per te shpetuar bythen e tyre,populli do ta haje sa krahu.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*