Majko takon ministrin e Brendshëm grek: Kemi një të ardhme të përbashkët

January 26, 2018 14:02

Majko takon ministrin e Brendshëm grek: Kemi një të ardhme të përbashkët

 

“Mbrojtja e emigrantëve dhe sidomos komunitetit shqiptar është prioritet i qeverisë greke”. Kështu u shpreh Ministri i Brendshëm grek Panagiotis Skouletis, gjatë takimit me ministrin e Shtetit për Diasporën, Pandeli Majko në Athinë.

Ndërsa e vlerësoi qeverinë greke për dashamirësinë e treguar ndaj të huajve, e kryesisht shqiptarëve, Majko e vuri theksin tek ripërtëritja e marrëdhënieve mes dy vendeve.

Ministri i Shtetit për Diasporën përmendi takimet e fundit mes Ministrave të Jashtëm dhe Kryeministrave grekë e shqiptarë, që siç tha, përcollën mesazhe shumë te qarta për lidhjet dypalëshe.

“Të dyja shtetet kanë një të ardhme të përbashkët”, ishin fjalët e Majkos.

Ministri i Shtetit për Diasporën kërkoi më shumë vëmendje ndaj temave të thjeshta, të tilla si mësimi i gjuhës shqipe.

Lidhur me këtë çështje, Ministri i Brendshëm grek pohoi se ruajtja e gjuhës është shumë e rëndësishme.

Ministria e brendshme greke ka krijuar një pozicion te ri, Sekretari i Posaçëm për çështjet e nënshtetësisë, i cili gjate takimit u kujdes të siguronte Ministrin se po punojnë për lehtësimin e procedurave për integrimin e fëmijëve në shoqërinë greke.

Ministri i brendshëm grek u shpreh gjithashtu se Shqipëria do të ketë mbështetjen e plotë të Greqisë në përpjekjen për tu integruar ne Be.

January 26, 2018 14:02
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*