Majko: Të shmangim rutinën e qeverisjes

March 19, 2016 17:10

Majko: Të shmangim rutinën e qeverisjes

Ish-kryeministri Pandeli Majko deklaroi në Kongres se çështja e votës së emigrantëve duhet parë me prioritet.

Në zgjedhjet e vitit 2013 mijëra emigrantë Shqiptarë, sidomos nga Greqia dhe Italia udhëtuan për të votuar. Imagjinoni dikë që udhëton drejt Atdheut për të votuar dhe kthehet sërish me bindjen që i ka shërbyer vendit. Të shmangim rutinën e qeverisjes dhe të mendojmë për ata që veç i japin këtij vendi dhe as nuk marrin e as nuk kërkojnë gjë prej tij. Kultura e tyre është perëndim dhe trajtimi i tyre na bën më të përgjegjshëm drejt BE” – tha Majko.

Ai theksoi se Partia Socialiste është një parti patriotësh dhe jo konsumuese e nacionalizmit.

“Nëse nuk do të vidhej vota, historia e Shqipërisë sot do të ishte ndryshme. Vota dhe drejtësia janë dy prioritete. Duhet të vendosim nëse jemi një vend që drejtohemi nga parimet europiane apo kumbari i radhës” – tha deputeti socialist. Në fund, fjalimin e tij deputeti Majko e mbylli: “Rroftë Shqipëria”.

March 19, 2016 17:10
Komento

1 Koment

  1. ble-ta March 20, 13:39

    Po per djathin e gjirokastres cfare mendimi keni tani mbas kongresit?

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*