Majko: “Teknologjia që ëndërrojmë”, projekti që bëhet realitet pas 23 qershorit

Redaksia Online June 1, 2013 15:34

Majko: “Teknologjia që ëndërrojmë”, projekti që bëhet realitet pas 23 qershorit

“Teknologjia që ëndërrojmë”, është nisma më e re e Partisë Socialiste. Me rastin e 1 qershorit, ditës ndërkombëtare të fëmijëve, deputetët e Partisë Socialiste u dhuruan disa tableta android fëmijëve që janë në klasën e parë. Pandeli Majko dhe Milena Harito u ndalën sot në Selitë, ku gjatë një takimi me fëmijët me rastin e festës së tyre, u shprehën se projekti “Teknologjia që ëndërrojmë”, i cili synon pajisjen e të gjithë fëmijëve të klasës së parë me tableta, duke i ndihmuar ata në mësimin e gjuhëve të huaja dhe të lëndëve mësimore. Në emër të PS-së, ata u shprehën se pas 23 qershorit, ky projekt do të shtrihet në të gjithë vendin.

1“Në qoftë se në vitin 1992, Milena do të vinte dhe do më thoshte që ky aparat celulari do të ishte pjesë e pandashme e brezit tim, unë me siguri do të tallesha. Do të thosha: Milena Harito ti nuk je në terezi”. Por ja që unë sot jam me Milenën në Selitë për një projekt që ngjalli shumë debate kur u shpall në Konventën e Partisë Socialiste, ku u prezantua programi. Të gjithë thamë se çfarë është kjo. Në fakt është një projekt ëndrre. Në fakt, Milena insistoi dhe sot për fëmijët e Selitës ka sjellë vetëm një copëz të projektit të ëndrrës për një brez tjetër, për brezin e klasës së parë. Sot jemi më 1 qershor dhe mendoj se nuk ka ditë më të bukur se sa Milena Harito të na tregojë që “të ëndërrosh, aq më tepër në Selitë, nuk është e çuditshme, por do të fillojë shumë shpejt, pas datës 23 qershor”, tha Majko.2

“Është e vërtetë që kur fillova të përshkruaja këtë projekt në instancat e PS-së, Pandi ishte nga ata që qeshte. Jam shumë e lumtur që më mbështet në këtë projekt. Kjo nuk është fare një ëndërr. kjo është tashmë një realitet. Këto tableta janë krejtësisht një risi teknologjike. I pari ka qenë Ipad. Çfarë ndryshon me ardhjen e këtyre tabletave. Ka projekte shumë të rëndësishme të Bankës Botërore, në vende shumë më pak të zhvilluara se Shqipëria, ku këto tableta i riprodhojnë me kosto të lirë dhe ia japin në dorë fëmijëve që ende nuk dinë të shkruajnë dhe të lexojnë. Dhe këta fëmijë, në mënyrë autodidakte, pa pasur nevojë për mësues mësojnë vetëm duke i marrë në dorë këto tableta midis tyre.

3Brenda shumë pak ditësh dinë ta përdorin në mënyrë shumë precize. Përse? Sepse fëmijët nuk kanë asnjë barrierë përballë së resë. Ata dinë të futen menjëherë tek e reja. E dyta sepse kjo është një risi e vërtetë teknologjike që e bën teknologjinë krejtësisht intuitive. Ne ëndërrojmë që të gjithë fëmijët në Shqipëri të pajisen me këto tableta në mënyrë që të bëhet realitet Shqipëria dixhitale. Është e pamundur sot që Shqipëria dixhitale të bëhet realitet vetëm me disa kompjutera nëpër shkolla, që të gjithë e dimë që ca punojnë dhe ca nuk punojnë.4

Nëse çdo fëmijë e ka në dorë këtë pajisje, e ka të vetën,  dhe e përdor për veten, për të mësuar dhe jo për të lozur, do të mësojë anglishten, matematikën, fizikën. Nëse fëmijët i kanë në dorë, dinë t’i përdorin vetë, mjafton vetëm që t’ua shpjegosh njëherë dhe aftësohen që nesër ta kenë mjet pune. Në këtë mënyrë Shqipëria dixhitale bëhet realitet”, tha Harito.

 

Redaksia Online June 1, 2013 15:34
Komento

25 Komente

  1. arber June 1, 16:19

    bravo majko jep premtime reale dhe shume konkrete per te rinjte sepse saliu nuk i mabjti premtimet me te rinjte dh esuper teknologjiike ndaj partia socialiste do e mbaj kete premtim

    Reply to this comment
    • Ariol June 1, 16:37

      ESHTE BUKUR KUR SHEH SE NJE INICIATIVE MENDOHET DHE ME PAS VIHET

      NE PRAKTIKE. SHUME ME NDRYSHE NGA C’JEMI MESUAR TE SHOHIM ME

      QEVERINE QE VETEM PREMTON POR KURRKUND NUK FIGURON REALIZIMI

      I PROJEKTEVE TE TYRE. CUDITERISHT SHTYHET GJITHMONE PER NJE TE

      ARDHME TJETER. PO PER KETE QEVERI TE ARDHME NUK KA.

      Reply to this comment
      • Ana June 1, 17:17

        Skuadra e rilindje vjen me nje program te mrekullueshem nga te gjitha aspektet.me asnje grimce te lene manget per cdo kend qe enderron te ardhmen me shprese

        ne 23 qershor ne votojme per ti dhene jete ketij programi,rilindje

        Reply to this comment
  2. Shenda June 1, 16:20

    Nje iniciativ shume e mire, kjo praktike po ndiqet edhe nga shume vende perendimore dhe synon te beje te mundur lehtesimin e te mesuarit.

    Reply to this comment
  3. albana June 1, 16:20

    berisha ska mbajtur asnje premtim q eka dhen eper shkollat dh eper te rinjte ndaj te gjithe ata qe vtojne per here t epare do e denojne me vote ate ne 23 qerhsor sepse nuk mabjti asnje premtim dhe shkaterroi sistemin arsimor……

    Reply to this comment
  4. ergi June 1, 16:22

    turp qe saliu esht etallur kaq keq me te rinjte esht etallur kaq keq ne lidhje me premtimet me teknologjine dhe futjen e saj en shkolla ky njeri nuk emriton te votohet nga shqipatret

    Reply to this comment
  5. elona June 1, 16:24

    saliu esht ekthyer ne makthin e te rinjve ne makthin e shqiptareve ne makthin e cdo njeriu ne shqiperi ndaj askush nuk duhet ta mbeshtese ate en 23 qershor sepe do sjelle rrenim dhe vetem rrenim

    Reply to this comment
  6. bertin June 1, 16:25

    ne programine ps per rinine parashikohet dhe ky premtim madhor i ps per ta dhe kjo do jete arritja me e madhe per ta ndaj te gjithe duhet te mebshtesim kete alternative qe ska ndodhur kurr me pare ne shqiperi

    Reply to this comment
  7. gerti June 1, 16:26

    Shqiperia e tere do te Rilinde pasi te ike nga qeveria Sali berisha me 40 hajdutat e tij. Nuk mund te durohet me ky shkaterrim i kudogjendur. Duhet larguar nje ore e me pare ai qe ka 22 vjet qe e shkaterron ne kete vend per te pasuruar familjaret e tij.

    Reply to this comment
  8. Elma June 1, 16:28

    Shume e vertet te tilla gjera vetem Partia Socialiste mund ti beje realitet ndaj dhe te gjithe duhet te votojme per progrmin e Rilindjes me 23 qershor.

    Reply to this comment
  9. ARSI June 1, 16:34

    Bravoooo kjo eshte teknologji dhe jo kompjuterat koneze qe ka derguar Pollo thjeshte per numer neper shkolla

    Reply to this comment
  10. dea June 1, 16:37

    Kjo eshte teknologjia qe enderron e gjithe rinia shqiptare, dhe qe do te behet realite pas 23 Qershorit, me ardhjen e Skuadres se Rilindjes ne pushtet, duke vene ne jete pjesen e programit per teknologjine.

    Reply to this comment
  11. Berti June 1, 16:38

    Eshte e rendesishme qe te vihet ne zbatim programi i Rilindjes per te rimekembur cdo sektor te ketij vendi qe ne 8 vite rresht vetem e kane shkaterruar kete vend dhe cdo gje e kane vetem per propagande elektorale Saliu dhe qeveria e tij.

    Reply to this comment
  12. aleksandra June 1, 16:47

    Ky eshte nje premtim dhe zotim i madh i Partis Socialiste dhe sigurisht une jam e bindur se do ta mbaje kete premtim per te treguar se vertet e majta dhe Skuadra e Rilindjes eshte shume me ndryshe nga Uragani i shkaterrimit qe perfaqesohet nga Berisha dhe premtimet e tij boshe. Rilindje

    Reply to this comment
  13. Tableti June 1, 16:51

    Eshte gjeja me e bukur te gezosh femijet ne festen e tyre me nje dhurate te tille,Pergezime per projektin e Rilindjes per teknologjine e informacionit sepse Pollo deshtoi ne projektin e tije ,me nga 5 kompjutera te derguara ne disa shkolla ne pjesen me te madhe te tyre rrine neper klasat magazina te shkolles

    Reply to this comment
  14. Skenderi June 1, 16:53

    Duket qe gjerat pas 23 qershorit do te fillojne te ecin ne rruget te mbare ,Me Partin Socialiste qe ka deshirene emire per te punuar dh e te gjithe programin e sja ta kthej ne realitet

    Reply to this comment
  15. Sherman June 1, 16:53

    Shqiperia ne moshen dixhitale eshte njeri nga projektet e deshtuara te prezantuara me buje nga Berisha ne cdo dite te vitit por te pakten tani e ka zvendesuar me fjalen rruge te pandertuara,projekt i cili nuk mund te zbatohej ne shkolla qe mesimin e zhvillojne ne ambiente me qera

    Reply to this comment
  16. Lida June 1, 16:54

    Fantastike ,KJo eshte ajo qe kemi deshiruar gjithmon per femijet tane ,dhe jo te merren me gjera te kota ne internet te pa kontrolluar ,KJo eshte nje risi qe vertet me pelqen

    Reply to this comment
  17. Evi June 1, 16:55

    Projkete te tilla paci gjithmon ,me vjen mire kur shikojqe behen gjera te mira dhe te bukura per brezat e ardhshem ,

    Reply to this comment
  18. xhilda June 1, 16:57

    3 Ne keto vite te qeverisjes se tije Berisha deshtoi me shkollat duke rritur shkallen e analfabetizmit ,pasi nuk realizoi reformat e kurrikules,programeve,dhe teksteve,po ti shtosh ketu edhe burimet njerezore nuk kishte se si te ndodhte ndryshe/

    Reply to this comment
  19. Ina June 1, 16:57

    Programi i Partise Socialiste ka te perfshire te gjitha sistemet dhe femijet jane prioritet dhe te trajtuar ne menyre shume serioze ,KJo tregon deshire te mire per te bera gjera te medha ne vitet ne vazhdim ,Pas 23 qershirt Partine Socialiste epret vertet nje rrugetim i gjate me shume pune

    Reply to this comment
  20. Jeta June 1, 16:58

    Me vjen mire tek shikoj programe qe kane filluar te implementohen ,Keta femije meritojne shume e me shume ,dhe mbi gjithcka nje jete me te mire ,Ska pse femijet e Saliut apo niperit e tij te jetojne me mire dhe vetem me para te vjedhura ,KJo eshte paturpesi

    Reply to this comment
  21. Lulia June 1, 17:00

    Fitore per Partine Socialiste qe ka mbi gjtihcka prioritet te ardhmene e femijeve

    Reply to this comment
  22. Arsi June 1, 17:38

    Ai qe vlereson te ardhmen investon tek femijet,sot ata rriten ne nje mjedis aspak normal dhe inisjativa te tilla kane vlere te jazhtezakonshme ne kushtet kur inisjativa shteterore per te bere dicka mungon totalisht.Bravo

    Reply to this comment
  23. albani June 1, 19:34

    eshte nje gje fantastike kur jepet nje premtim i cili mbahet. kjo verteton se do te realizohen pak nga pak te gjitha premtimet e dhena. programi i partise socialiste eshte shume i mire. rilindje me 23 qershor.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*