Majko: Vrasja e Lamajt, goditje ndaj shtetit

Redaksia Online March 2, 2013 17:16

Majko: Vrasja e Lamajt, goditje ndaj shtetit

Deputeti socialist, Pandeli Majko, në një prononcim për mediat tha sot se vrasja e kryekomisarit Dritan Lamaj është një goditje ndaj shtetit. Majko tha se PS është në krah të uniformës së policisë.

Në Shqipëri nuk diskutohet vetëm siguria e rendit, por edhe ajo ushqimore. Në Shqipëri, përfaqësuesit e Ministrisë së Bujqësisë thonë pini qumësht, hani mish, s’ka ndodhur asgjë. Mirëpo të gjitha këto e krijojnë këtë diferencë. Ne diskutojmë vrasjen e një komisari policie në krahun tjetër, nuk diskutohet si se dhe çfarë po ndodh me situatën e rendit, por kalojnë në superakuza të natyrave shpesh të çuditshme. Nuk besoj se të gjithë gjërat duhen parë tek fakti që dikush u identifikua, u arrestua apo jo, gjërat janë më të thella sesa kaq. Ne jemi të gjithë në krah të uniformës së policisë. Ai është përfaqësues i shtetit, uniforma e tij keqpërdoret. Edhe në zgjedhjet që po vijnë, ne po e presim këtë… por në këtë rast, ne jemi në krah të uniformës”, tha Majko.

Redaksia Online March 2, 2013 17:16
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*