Majkos i vjedhin pallton në takimin me FRESSH-n

February 12, 2016 09:34

Majkos i vjedhin pallton në takimin me FRESSH-n

Vëmendjen e të gjithëve në aktivitetin me FRESSH, në hollin e Partisë Socialiste e Joleza Koka. Por mesazhi çorientues i kryetares së FRESSH, e ka bërë efektin edhe në sallë.

Pandeli Majko humbi pallton pas aktivitetit me anëtarësimet e reja. Majko mbërriti më herët se të tjerët në takim dhe pallton e la mes karrigeve, ku ishin ulur FRESSH-tët, raporton Panorama. Në fillim të ceremonisë, ai u ftua të lëvizte në pjesën qëndrore të sallës. Dhe ashtu bëri.

Mes batutave, fjalimeve, kamerave dhe anëtarësimeve të reja, Majko u përfshi nga atmosfera. Në fund të aktivitetit doli jashtë i shoqëruar nga Edi Rama, Saimir Tahiri dhe Erjon Veliaj. Në oborrin e PS u kujtua për pallton, por ishte shumë vonë.

Në sallë kishin mbetur pak socialistë të rinj, që i thanë se nuk dinin asgjë. Majko qëndroi për një çast me buzëqeshjen tipike, kur i thanë se pallto nuk gjendej. Ditën e hënë, në mbledhjen e Grupit Parlamentar socialist ai erdhi me një xhup vjeshtor.

 

 

February 12, 2016 09:34
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*