Bregu: Konsensusi është përcaktuar nga BE, edhe pse dikush i shmanget

February 23, 2015 10:34

Bregu: Konsensusi është përcaktuar nga BE, edhe pse dikush i shmanget

Tërheqja e mazhorancës nga synimi i saj për të pasur drejtimin e Këshillit Kombëtar të Integrimit, për t’ia lënë këtë opozitës, duke arritur kështu një prej kompromiseve të pakta në skenën politike, për Majlinda Bregun, e cila do të drejtojë këtë Këshill, ky konsensus është vetëm një hap.

Sipas saj, ky hap jo domosdoshmërisht përfaqëson një mentalitet të ri në politikën shqiptare.

Epoka e re do të jetë prezente atëherë kur të kuptohet qartë se parim dhe cak i fundit për negociatat është pikërisht kompromisi dhe konsensusi.

Për sa kohë që ky do të mbetet një angazhim teorik apo buzëqeshje premtuese gjatë vizitave në Bruksel dhe të mos përkthehet në veprime konkrete për të zbatuar standardet europiane në vend, kjo nuk do të jetë e lehtë.

Por vazhdoj të besoj dhe e përsëris se sado të kërkojmë shtigje të reja dhe dredhi për të mos mbërritur te kompromisi, rruga e vetme për të mbërritur në BE është e përcaktuar; kompromis, konsensus politik, zbatim i ligjit” tha Bregu në një prononcim për “Vizion Plus”.

Tashmë në Kuvend është dorëzuar ligji i ri për integrimin, i cili parashikon edhe ngritjen e strukturës se re të Këshillit Kombëtar për Integrimin, e firmosur nga tre deputetë të forcave kryesore politike në vend, PS, PD dhe LSI dhe për një nga firmëtarët e kësaj nisme, projektligji synon të rregullojë procesin e llogaridhënies së qeverisë në Parlament.

Ligji përcakton afate të caktuara të raportimit në Kuvend të kryeministrit, ministrit të Integrimit, sikurse detyrimet e gjithë ministrive të linjës për të raportuar për procesin e integrimit dhe zbatimin e detyrimeve në Komisionin e Integrimit”, tha deputetja demokrate, Majlinda Bregu.

February 23, 2015 10:34
Komento

2 Komente

  1. B February 23, 11:13

    Ka lezet Majlinda kur flet e kur prezantohet…zonje.

    Reply to this comment
  2. I.Troplini February 23, 11:14

    “EPOKA E RE” shqiptare, do te jete kur njerez medioker dhe pa shtylle kurrizore si Ju, frikackake dhe hajdute ordinere te majmur me parate e vjedhura te taksapaguesve shqiptare, me vila ne zona qe ndalohet me ligj te ndertohet dhe me makina te shtrenjta Jaguar e canta Versace,,,,te pushojne se hapuri nevojtoret e tyre zanore dhe te largohen nga ajo tribune politike.
    “EPOKA E RE”, behet me njerez te ndergjegjshem dhe te pergjegjshem, qe dine te bejne dallimin midis servilizmit ndaj bajraktarit dhe detyrimit shoqeror per nje shoqeri shqiptare te emancipuar, qe perfaqeson vlerat e kesaj Europe qe Ju e shihni vetem si “negociatore te kompromiseve” mes dallkaukeve shqiptare. Ajo “EPOKE”, nuk behet me freskoret dhe gojoret e nje plaku vrases gojeperdale, qe kurre nuk gjeten kurajon dhe kulturen qytetare, per te identifikuar vetveten si shqiptare qe meritojne te merren seriozisht dhe jo vetem si anetare bandash te armatosura qe si qellim te vetmin, kane pasurimin personal dhe denigrimin e shkaterrimin e cdo vlere materiale e morale qe kishin ndertuar paraardhesit tane.
    Znj Bregu,

    une jam nje shqiptar, qe e ka per turp te perfaqesohet politikisht nga njerez te rendome dhe servile si Ju. Une jam pjese e nje brezi shqiptaresh, qe ka perjetuar gruan shqiptare, si nje force progresive te shoqerise, te arsimuar dhe te respektuar,, nje grua qe nuk kishte nevoje per “mbrojtjen” e bajraktareve hajdute sepse ligji e ben mbrojtjen e te gjitheve ne, shume me mire sec mendon nje fshatar i zbritur nga shpellat ne Tirane.
    Ju jeni pjese e asaj force shkaterruese, qe se pari prishi rendin kushtetues dhe me pas prishi gjithcka tjeter. Tej Ju shoh, ne gjirin e asaj forces suaj politike, Juve “grate” e PD,,,nen drejtimin hyjnor te Jozefina spiunes dhe perdhunueses se shqipes, nen shoqerine e “Zonja Vokshi” dhe nen hijen e palmes se Mesiles,,,,mendoj me vete se Shqiptaria ka shkuar ne te semes.
    Per cfare “kompromisesh” flisni Ju, moj “Zonje”?

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim