Majlinda Bregu: T’i japim fund terrorizmit tonë me vrasjen e grave

January 18, 2015 16:55

Majlinda Bregu: T’i japim fund terrorizmit tonë me vrasjen e grave

Majlinda Bregu ka reaguar pas disa rasteve të vrasjeve të grave këto ditët e fundit.

Deputetja demokrate thotë se ky është një terrorizëm i pastër.

Ajo kërkon nga të gjithë institucionet që të merren sa më parë masa.

Një tjetër grua u vra sot në Fier nga bashkëshorti, një tjetër u godit barbarisht në Bulqizë, një tjetër u godit me gur dje në Rubik, 2 vajza të reja u vranë brenda 2 javëve!

Ky është terrorizëm i përditshëm.

Është terrori me të cilin jetojnë gra e fëmijë, nëna e baballarë sot, përditë, të kërcënuar, dëmtuar e nën frikën se asgjë nuk e ndal dot fatin e keq!

Ky është feminicid. Dhe në mënyrë urgjente duke i vënë emrin, se dhuna në shtëpinë tonë është po aq e rrezikshme sa terrorizmi në botë.

Po i bëj thirrje të gjithë vendimarrësve e politikbërësve, duke nisur nga Presidenti, KM e të vetët në qeverinë që veç strategjive paradë, dëshpërimin, ka rilindur deri me sot; ne në Parlament, pushteti lokal, Prokurori i Pergjithshem, KLD, Kryetaret e Gjykatave, Shoqeria Civile e Media, te perfshihemi po me aq seriozitet sa duam te perfshihemi ne frontin kunder kercenimit nga terrorizmi ne bote, ne nje shkundje institucionale e te agjensive ligjzbatuese per te bashkerenduar marrjen e masave emergjente dhe afatgjata, kunder ketij Terrorizmit te perditshem qe quhet FEMINICID”, shkruan deputetja demokrate.

January 18, 2015 16:55
Komento

1 Koment

  1. pse January 19, 09:13

    Ishit 8 vite ne qeveri,mund edhe t’a kishit zhdukur si fenomen po te deshit,tani beni mire t’a qepni dhe te n’a lini rehat ju buçet dhe zagaret e PD-se!

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*