Majlinda Kelemendi shet medaljen e artë për t’u blerë ilaçe fëmijëve të sëmurë me kancer
Nga Arkiva
Fituesja e medaljes olimpike Majlinda Kelmendi, ambasadore e fondacionit Care for Kosovo Kids, organizatë që ndihmon fëmijët me kancer në Kosovë ka dhuruar paratë e fituara nga shitja e medaljes së artë për ata fëmijë në nevojë.
Kelmendi ka shkruar këtë mesazh duke i ftuar të gjithë që t’i bashkohen nismës së komunitetit të BERZH:
“Unë kam dëshirë që secili fëmijë të ketë shansin e vet në jetë. Për këtë kam dhuruar numrin tim me të cilin kam fituar Medaljen e Artë në Lojërat Olimpike në Rio në Brazil. Shitja e atij numri ka sjellur të ardhura për ilacet e fëmijëve kosovarë të prekur nga kanceri. Kjo më bënë krenare.
Ftoj që të më merrni shembull dhe të dhuroni për Care for Kosova Kids, që të gjithë të kenë shans në jetë. Shuma që dhuroni ju do të dyfishohet nga Banka Evropiane për Zhvillim dhe Rindërtim. Fëmijet kosovarë do të sherohen me ndihmën tuaj”.
Bravo te qofte se ti ke dhuruar mundin tend e jo si keta bashibozuket tane qe u cane duke dale neper media duke i bere reklama vetes si bamires me parate e taksapaguesve dhe me oferta pune shteterore a thua se ti kishin pronen e tyre.
Zeni nuk po shet pallatet,Vaskat e Armines per femijet qe gjymtoi ne Gerdec,ti shet medaljen qe e more me djersen tende.