Majlinda Kelmendi fiton medaljen e bronztë në kampionatin në Tel Aviv

February 18, 2021 23:09

Majlinda Kelmendi fiton medaljen e bronztë në kampionatin në Tel Aviv

Majlinda Kelmendi e ka mbyllur në vendin e tretë turneun e xhudos, të zhvilluar në Tel Aviv të Izraelit.

Xhudistja nga Peja mori dy fitore të vështira, duke arritur në gjysmëfinale ndaj britanikes, Chelsea Giles. Kjo e fundit e surprizoi kampionen olimpike dhe e mundi, duke siguruar kalimin në finale.

Pas eliminimit, Kelmendi do duhej të zhvillonte ndeshjen për medaljen e bronztë ndaj belges, Charline Van Snick. Ajo nuk u paraqit në këtë ndeshje për shkak të një dëmtimi, duke i dhuruar fitoren në tavolinë Kelmendit, e cila del e treta në këtë turne, teksa në fillim të kompeticionit pretendonte medaljen e artë.

Kosovën në Grand Slamin e Tel Avivit të premten e përfaqësojnë edhe Akil Gjakova dhe Laura Fazliu.

h.b/dita

February 18, 2021 23:09
Komento

1 Koment

  1. Liri February 19, 10:26

    Bravo Majlinda!

    A ka mundesi te jepni me shume lajme te tilla se na u ca trapi me fytyra te shemtuara politiqenerish hajduter!
    Faleminderit gazeta Dita!!!

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim