Major Tanushi “Dëshmor i Atdheut”, 16 maji ditë zie kombëtare

May 15, 2019 16:36

Major Tanushi “Dëshmor i Atdheut”, 16 maji ditë zie kombëtare

Këshilli i Ministrave ka shpallur ditë zie kombëtare ditën e enjte 16 Maj 2019. Në nder të major Tanushit që humbi jetën gjatë misionit të NATO-s, komandant i kontingjentit shqiptar në Letoni, ditën e enjte në të gjitha institucionet publike e private, flamuri kombëtar do të ulet në gjysmështizë.

Gjithashtu, Komisioni Qëndror i Statutit “Dëshmor i Atdheut”, nën drejtimin e ministres së Mbrojtjes Olta Xhaçka, e shpall major Klodian Tanushin, i rënë në krye të detyrës, “Dëshmor i Atdheut”.

Homazhet në nder të dëshmorit të atdheut, do të zhvillohen në mjediset e Muzeut Historik Kombëtar në Tiranë, nga ora 10:00-12:00.

Më pas, po në mjediset e Muzeut, do të mbahet ceremonia shtetërore në nder major Klodian Tanushit, përpara se arkivoli i mbuluar me flamurin kombëtar të vendoset në shtrat topi dhe të përcillet në Varrezat e Dëshmorëve.

o.j/dita

May 15, 2019 16:36
Komento

11 Komente

  1. intelektuali May 15, 18:15

    Enveristet dallkauke i vrasin vete ushtaraket nga injoranca ne drejtimin e shtetit dhe nga kursimet idiote qe bejne per pajisjet e duhura dhe pastaj i shpallin viktimat e injorances se tyre si Deshmore te Atdheut” qe kane rene “Ne krye te Detyres” per te bere servilin e eproreve te NATOS qe bejne stervitje dhe trajnime me mina te rrezikshme si “dafllaku ne dasem” kur ne te gjitha vendet e tyre keto trajnime i bejne me robote minashperthyes, prandaj edhe qeveritaret pushtetare shqyptare te mos bejne komedi si bente enverit me “Shkurte Pal Vaten” , por t’i kerkojne falje familjes se viktimes dhe te hapin thesin e buxhetit te shtetit gjere e gjate per te demshperblyer kete familje qe mbeti pa bir, vella dhe pa baba kur shihet fare qarte qe ushtaraku i ngrate vdiq dhe iku nga kjo jete:

    PER DHJAM QENI!

    Ngushellime familjes!

    Reply to this comment
  2. Paul Tedeschini May 15, 18:16

    “Dëshmor i Atdheut” ?!

    Reply to this comment
  3. Mendimi jo profesionist May 15, 18:17

    Ngushellime familjareve te tij.Dhenia e statusit te deshmorit per cdo person qe vritet ne detyre eshte e tepert.Personi ne fjale ishte nje punonjes i shtetit si shume te tjere.Vdekja ne krye te detyres,pas nje aksidenti,nuk duhet ti jape kete status.Keto vleresime e zhvlehtesojne titullin “DESHMOR I ATDHEUT”

    Reply to this comment
  4. Long Sterlongu May 15, 19:03

    Te renit ne krye te detyres i qofte dheu i lehte, por ajo qe stonon ne kete vendimmarrje as mish as peshk eshte mungesa e llogjikes se thjeshte xhaçkore, me te cilen duhet justifikuar nderimi e nje ushtaraku, i cili humb jeten aksidentalisht gjate sherbimit, me titullin e larte “Deshmor i Atdheut”.

    Fundja ne mbrojtje te cilit “Atdhe” luftoi si trimat kunder “armikut” majori?

    Atdhe quhet toka,
    Ku më ka ranë koka,
    Ku kam Mëmë dhe Atë,
    Ku me njef dhe guri i thatë !

    Reply to this comment
    • fteri May 16, 08:14

      Long-strongu dhe mendimeve të cekta .

      Shqipëria është e shejtë ,ushtria e policia që kan këtë mision jan të shejta ,kush kryen një mision në kuadër të NATOS ,si ra Major Tanushi në Letoni që fatkeqësisht ra në krye të detyrës , ai e meriton plotësisht titullin dëshmor i atdheut .Ngushllime familjes. Çdo diskutim është i tepërt e keqëdashs.

      Mendo se si Sali Berisha futi në rrethim dhe vrau me trupërojet e tijë Azem Hajdarin mbajti 3 dit zi kombëtare shpallur në Vili Minarolli dhe e shpalli dëshmor i atdheut.Haaaa,haaaaa,haaaa ?!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!Kësajë tallje si i bëhet !?????…

      .Ose polici Artan Cuku i PD-së ,vepronte si gestapo i torturonte qytetarët nga shkonte ,që nga shkodra në kukës e deri Vlorë ,vrau edhe një djalë të ri në zyrë dhe tha se vrau vetëveten !!! ,si Gazidede në 1996-97-98 . Zyrën e kishte kthyer në qeli me mure e dysheme që kullonin gjak i pa fajshëm .!!!!!

      Dhe çfar ironie po krimnel shpallet pa asnjë argument Dëshmor i atdheut ,kjo marrëzi e si të ja bëjmë???????????!!!!!!!!!.

      Reply to this comment
  5. Monteskie May 15, 19:29

    Respekt viktimes dhe familjes, por do shtoj edhe dy fjale lidhur me vendimin e beut piktor, “barcaletat e ketyre 30 vjeteve jane ku e ku me barcaletat e kohes se diktatures, pas 90-tes njerezit kujtonin se shteti do t’u ofronte nje shtet e nje jete me te mire, po kurre nuk ua kishte marre mendja se do jetonin ne nje shtet barcalete”!

    Reply to this comment
  6. Adih May 15, 19:34

    INTELEKTUALI @….. Ju thoni me se te drejte Rama duhet te hapi thesin ,tamam sic e hapi thesin qe i rriti pensionin Nexhije Hoxhes dhe Vita Kapos , por kete Xhaxhka i jep vetem nje cope leter sa per te thene ,prandaj atij nuk i interson me cfare do rriten keta femije te ketij ushtaraku jetime..
    Ngushellime familjes.

    Reply to this comment
    • intelektuali May 15, 20:47

      Adih,

      Edi Rama para disa ditesh anatemoi Enver Hoxhen duke perqeshur bunkeret e tij me nje shkrim ne gazetes DITA , pse e beri kete gje vetem ai e di, por kur hap thesin dhe u rrit pensionin per Nexhmijen, Viton por edhe per shume kriminele te Enverit, kur deklaron se LANC-it kriminal jugosllav te Enverit nuk do t’i preket asnje fije floku duke vajtuar si kukumjacke pylli per “Deshmoret-Vampire” qe mbushen lumenj me gjak shqyptari ne vendin tone dhe ne Kosove ne nje kohe qe ka qitur llapen dhe ka nderur bythen per t’u antarsuar ne BE, ky qendrim kameleoni si:

      MESALLA ME DY FAQE

      Hedh shume dyshime per sinqeritetin e deklaratave kontraverste te Kryeministrit shqyptar qe e ka babane kriminel, killer, vrastar te Enverit qe ka firmosur varjen ne litar ne vitin fatal 1988 te Havzi Neles, nje poet disident, antikomunist, krim per te cilin Edi Rama akoma nuk ka kerkuar falje zyrtarisht, as nuk e ka denuar ne publik dhe e gjitha kjo zhurme dhe zallahai hipokrizie per te shapllur major Tanushin si “Deshmor te Atdheut” ngjason shume me vajtimet e Enver Hoxhes per Qemal Stafen qe e spiunoi vete tek fashistet dhe e qau me lot krokodili me pas 50 vjet me radhe cdo 5 maj me homazhe makiaveliste si ne asnje vend tjeter te Botes.

      Reply to this comment
  7. Lasgushi May 15, 19:39

    Shpallja e dikujt “Deshmor i Atdheut” apo caktimi i nje date si “Dite zie kombetare”, mbeshteten ne disa parametra te percaktuar. Jam i bindur qe ne rastin ne fjale nuk e kemi diçka te tille, mirepo driteshkurterit qe kane marre vendimin nuk i kane bere mire hesapet, mbasi ky vendim do te kthehet ne nje bumerang per institucionet perkatese ne te ardhmen, pas shume pak vjetesh ne shqiperi do te keni 365 dite zie, mbasi aksidente te tilla jane me te vertete te shpeshta.

    Reply to this comment
  8. Dori May 15, 22:15

    “Deshmor i Europes” dhe t’u lidhet pension i posacem nga Nato prinderve te tij, gruas he femijve.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*