Makarona e peshk ton me insekte, bllokohen 33 ton produkte ushqimore të skaduara

September 2, 2018 11:05

Makarona e peshk ton me insekte, bllokohen 33 ton produkte ushqimore të skaduara

Janë bllokuar sot 33 ton produkte ushqimore të skaduara.

Mallrat e skaduara kanë qenë të subjektit “In Food” që kishte 2 magazina, një në Shkozë dhe 1 në Rinas.

Në njoftimin e AKU-së, thuhet se subjektit iu gjetën brenda produkteve ushqimore, prani insektesh, dhe mungesë të kushteve higjieno-sanitare. AKU i ka vendosur subjektit në fjalë edhe një gjobë prej, 1 milionë lekë të reja.

Njoftimi i AKU-së:

“Në kuadër të kontrolleve për produkte të skaduara, AKU ka evidentuar një subjekt i cili do të shpërndante në treg 33 ton produkte me afat të kaluar. Gjatë kontrollit të ushtruar nga trupa inspektuese e AKU-së, rezultoi se subjekti “IN FOOD” shpk kishte 2 ambiente(magazina) në Shkozë dhe Rinas ku ruante produktet me qëllim shpërndarjen në treg.

Konkretisht, në magazinën e parë me adresë në Shkozë u konstatuan kushte higjeno-sanitare të papërshtatshëm si dhe 24 ton produkte me afat përdorimi të kaluar të cilat ruheshin në të njëjtin ambient me produktet e rregullta. Për më tepër në produktet (makarona) të cilat ishin brenda afatit të përdorimit u gjendën prani të insekteve gjë që sjell rrezikshmëri të sigurisë ushqimore

  1. çokokrem 400 gr X 11313 copë/ sasi 4525 kg
  2. cokokrem 800 gr X 9839 copë/sasi 7871 kg
  3. makarona 500 gr X 10203 copë/sasi 5101 kg
  4. lëng frutash 0.2 l X 25289 copë/sasi 5077 kg
  5. konfleks 250 gr X 5700 copë/sasi 1435 kg

Ndërsa në magazinën që posedonin në Rinas, u konstatuan 8.8 ton produkte të skaduara.

  1. Peshk Ton e Markës Perios 1200gr x6858 copë/sasi 8,229 kg
  2. Biskota Hop Te Ëmbla 1200gr x298copë/sasi 357 kg
  3. Biskota Hop Te Kripura 1200gr x213 copë/sasi 255kg

Veç të tjerash subjekti “IN FOOD” shpk nuk ka përmbushur detyrimin ligjor sipas nenit 24/1 të ligjit të ushqimit, ku duhej të njoftonte menjëherë AKU-në që këto produkte kishin kaluar afatin e përdorimit.

Për sa më sipër ndaj subjektit është marrë masë administrative gjobë 1.000.000 lekë, bllokim të produkteve me destinacion asgjësim si dhe mbyllje të menjëhershme të aktivitetit.

Ndërkohë AKU do të vijojë verifikimet e mëtejshme duke kërkuar bashkëpunim edhe me instancat e drejtësisë për një kontroll më të detajuar ndaj këtij rasti”.

Ky aksion vjen në vazhdën e një sërë kontrolleve nga ana e Autoritetit Kombëtar të Ushqimit.

Ditën e djeshme, AKU ka bllokuar disa ton miell, pasi ishte nën nivelin e lejuar të proteinës.

Çdo sasi sekuestrohen sasi të mëdha lëndësh ushqimore të hedhura në treg, duke ngritur edhe njëherë alarmin se çfarë po hanë shqiptarët, dhe se sa të sigurta janë produktet që blihen çdo ditë.

a.s/dita

September 2, 2018 11:05
Komento

3 Komente

  1. Riquiem September 2, 11:47

    Botimi i fakteve te tilla nuk e nderon shtetin,por tregon se ata punojne kur i urdherojne,pra me raste e jo gjate gjithe kohes!
    AKU eshte pergjegjes qe buka prodhohet me miell kanceroz,qe uji faturohet i pijshem ,por eshte i pa pijshem,qe frutat e zarzavatet shiten me hormone etj!

    Reply to this comment
  2. Kaçurrelsi September 2, 13:52

    …”Makarona e peshk ton me insekte..,,” ..Do te hyjme ne Europe apo jo…??.. Prej kohehj Europa ka formuluar ligj per konsumimin e insekteve te te gjita llojeve e “ngjyrave”… keshtuqe do te vije dite heret fort qe do t’i “mesyjme” mizave e grenxave kaq te “shijshme” e te pasura me vitamina sa do te behet hataja….: do t’i kerkojme mizat e s’kemi per t’i gjet mo…., sepse po te vrasesh qe mize me qellim diskriminimi do te kete po astu ligj qe te rras brenda ne qeli….. … Mos valle Juve iu duket çudi..?!…. Rrofshin mizat dhe te tjerat….

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Click here to cancel reply.

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*