Makina del nga rruga, humb jetën pasagjeri 33-vjeçar
Nga Arkiva
Një aksident me pasojë vdekjen e një personi është shënuar pasditen e sotme në aksin rrugor rural Klos-Dars.
Burime policore bëjnë me dije se shtetasi B.K, duke drejtuar automjetin e tij ka humbur kontrollin duke dalë nga rruga e për pasojë ka humbur jetën shtetasi Q.V, rreth 33 vjeç, banues në fshatin Xibër, (pasagjer).
Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në ambientet e Komisariatit të Policisë Mat, për veprime të mëtejshme, ndërsa grupi hetimor po kryen hetimet për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.
j.l./ dita
Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.
Komento