Makina e ambasadës përplaset me një mjet tjetër, plagoset një grua

November 25, 2017 21:01

Makina e ambasadës përplaset me një mjet tjetër, plagoset një grua

Një automjet i trupit diplomatik të vendeve arabe është përfshirë në një aksident rrugor të ndodhur në Shkozë pranë një karburanti mbrëmjen e sotme.

Automjeti tip ‘Benz’ me targa CD 4209 A i cili i përket ambasadës së vendeve arabe dhe ku udhëtonin dy shtetas të huaj është përplasur me një mjet tip ‘Volkswagen Polo’ me targa AA579Gt, ku udhëtonin dy bashkëshortë me banim në Shkozë.

Nga përplasja ka pësuar plagë në kokë shtetasja shqiptare që udhëtonte në automjetin tip Volswagen Polo’ e cila është dërguar me ambulancë për kontroll mjekësor në spitalin e Traumës.

 

November 25, 2017 21:01
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*