Breshëri plumbash në Elbasan, policia: Atentat ndaj fisit Çapja

December 23, 2017 11:07

Breshëri plumbash në Elbasan, policia: Atentat ndaj fisit Çapja

Një atentat me armë zjarri u shënua paraditen e së shtunës në qytetin e Elbasanit.

Shënjestër atentatit dyshohet të kenë qenë pjesëtarë të familjes Çapja.

Disa të shtëna me armë zjarri u dëgjuan rreth orës 09:05, në lagjen “Emin Matraxhiu” të qytetit, por pa lënduar njerëz.

Autorët mësohet se hapën zjarr nga një automjet “BMW”, me targa AA 616 AB. Targat rezultojnë të jenë vjedhur një tjetër mjeti të ngjashëm po në qytetin e Elbasanit. Pas atentatit autorët u larguan me shpejtësi nga vendi i ngjarjes dhe dogjën mjetin në lagjen “5 Maji”, të qytetit.

Në vendin e atentatit, policia sekuestroi disa gëzhoja të një arme zjarri, lloji i së cilës ende nuk është përcaktuar.

Po kështu, policia ka kryer këqyrje edhe të automjetit të djegur në lagjen “5 maji”, me qëllim gjetjen e sa më shumë gjurmëve të mundshme.

Deri më tani hetuesit nuk kanë persona të dyshuar lidhur me ngjarjen. Hetuesit kanë marrë deklarime të dëshmitarëve në të dy vendngjarjet, për të mësuar më tepër të dhëna.

Në qytet janë ngritur pika të ndryshme, me qëllim kapjen e personave të dyshuar. Në mbështetje të policisë lokale janë instaluar edhe dy grupe të RENEA-s, me qëllim ndërhyrjen në banesa për arrestimin e personave të dyshuar.

 

December 23, 2017 11:07
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*