Makina luksi kontrabandë, dëmi 1.5 milionë euro

April 12, 2018 16:24

Makina luksi kontrabandë, dëmi 1.5 milionë euro

 

Prokuroria e Tiranës ka zbuluar një skemë të trafikimit dhe kontrabandimit të mjeteve motorike luksoze në vendin tonë.

Hetimi i cili ka zgjatur më shumë se katër muaj, ka konkluduar me identifikimin e mbi 100 mjeteve luksoze të trafikuar, kryesisht në Tiranë si dhe të mbi 10 personave të implikuar në këtë rrjet, mes të cilëve edhe zyrtarë

“Hetimi ka zbuluar se një rol kyç në këtë skemë kriminale kanë edhe zyrtarët e doganës, të cilët nëpërmjet dokumenteve të falsifikuara kanë regjistruar mjete luksoze të vit prodhimeve të fundit si mjete të vitprodhimit më të vjetër duke shmangur në këtë mënyrë taksën e luksit”, bën të ditur gazetari i Top Channel, Gazmend Janku.

Përveç vitit të prodhimit, organizatorët e kësaj skeme falsifikonin edhe fuqinë motorrike të mjeteve si dhe numrat e shasisë. Në shumë raste janë përdorur dokumentet e mjeteve më të vjetra për të zhdoganuar makinat luksoze.

Nga një përllogaritje paraprake dyshohet se nga kjo skemë shtetit i është shkaktuar një dëm ekonomik në rreth 1,5 milionë euro nga shmangia e detyrimeve financiare.

Aktualisht hetimet e kryera dhe personat e implikuar i janë dorëzuar gjykatës së Tiranës, e cila pritet të miratojë masat e sigurisë si dhe bllokimin e mbi 100 automjeteve që janë targuar në vendin tonë nëpërmjet kësaj skeme kriminale./TCH

April 12, 2018 16:24
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*