Zv.drejtori i policisë së Korçës krekoset me makinë luksi me targa false

September 27, 2018 21:08

Zv.drejtori i policisë së Korçës krekoset me makinë luksi me targa false

Zv. drejtori i policisë së Korçës ka në përdorim të tij një automjet të sekuestruar dhe me targa false.

Automjeti që përdor zv/drejtori Alfred Nomani është i tipit BMW X6, ngjyrë e bardhë, me targa AA 303 CC – dnoncoi mbrëmë emisioni Fiks Fare.

Këtë makinë e shikon të parkuar çdo ditë para ndërtesës se Drejtorisë së Policisë Korçë. Të gjithë qytetarët e Korçës e njohin makinën e shefit të policisë, madje kur i pyet nëse e dinë se e kujt është makina e luksoze para drejtorisë se policisë, përmendin zv/drejtorin e policisë së Korçës.

Por nga një verifikim i targave rezulton se targat i përkisnin një tjetër tip automjeti. Targat AA302CC janë targat që i përkasin një automjeti tjetër, tip SEAT CORDOBA, prodhim i vitit 2001 dhe që është në pronësi të një qytetari nga fshati Rrëmbeç i Korçës.

Ai tregon se makinën tip Seat i biri e ka shitur tek një servis automjetesh për pjesë këmbimi. Pyetjes  nëse makina është çregjistruar, babai i pronarit të makinës i përgjigjet se automjeti është ende në sistem, pasi makina figuron me siguracion dhe taksa të paguara deri në muajin janar 2019.

Në këto kushte gazetarët e Fiksit i kërkojnë që t’i blejnë ato targa. Zotëria pas kërkesës së bërë flet më të birin në telefon për ta pyetur për targat e makinës tip SEAT-it.

Në bisedën e kryer midis të dyve në telefon i biri i pohon se targat e Seat-it “ia kishte marrë nga makina tjetër shefi i policisë se Korçës”.

v.l/ dita

September 27, 2018 21:08
Komento

7 Komente

  1. C'a bohet kshtu September 28, 02:50

    Kjo eshte “Policia qe duam”, mbushur me rrugace , e hajdute, bashkepunetor me kriminele, krekosen si kokoshi maje plehut.
    Keto gjera nuk i di Ed Droga me ish pionerin e Enverit, Fatmir Xhjafa, se ja tregojne qejfin qefliut.

    Reply to this comment
  2. Rema September 28, 04:25

    Qente nuk nuk kane koment per kete skandal sepse personi ne fjale ha ne nje sahan me ta. Nese do te kete do te jete per shpellarrt dhe Berishivicin i cili ka faj edhe per kete rast

    Reply to this comment
  3. Nik Pol Drogbah September 28, 09:07

    Te gjithe shefat e policise keshtu bredhin me makinat e krimineleve, dhe kjo eshte nje forme se si pastaj keto makina behen te pandalueshme dhe te pakapshme nga policet e thjeshte. TURP!
    Ministri duhet ta shkarkoje menjehere kete zv. Drejtor rrugac.

    Reply to this comment
  4. Perkthyesi September 28, 09:49

    Vettingu (ne se do kryhet ndonjehere) ne polici duhet te filloje domosdoshmerisht te shefat e tyre. Mendoj se kjo do jete rruga me e drejte!

    Reply to this comment
  5. Pictorial Kryeminister September 28, 11:33

    Rama eshte I konsumuar me shume se Kai cfrae ka beer nuk ben.dot fatkeqsisht nuk shkon me tutje !Nuk eshte I afte te rilind kaq Ka deshtuar

    Reply to this comment
  6. korçari September 28, 14:46

    Mendoj se ky shefi i policise dhe politikani qe qendron pas tij duhet te paditen ne prokurori per shkelje te ligjit pasi kur nuk e respekton ai qe ka per detyre çfare mund te presim nga te tjeret dhe kjo tregon se vetingu ne polici eshte i domosdoshem te behet urgjent per t’u pastruar njehe e mire nga keta bastarde.

    Reply to this comment
  7. Arben September 28, 19:41

    Cja fusni kot, pse vetem ky?, te gjithe punonjesit e policise.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*