Makina misterioze që sfidon prej 10 ditësh Policinë Rrugore dhe Bashkinë e Tiranës

March 10, 2016 22:05

Makina misterioze që sfidon prej 10 ditësh Policinë Rrugore dhe Bashkinë e Tiranës

Kjo makinë e vogël tip Renault me targa Durrësi është duke sfiduar prej më shumë se një jave, policinë e Rendit dhe atë Bashkiake në Tiranë.

Makina është parkuar kundravajtje në rrugën “Peti”në zonën e kodrave buzë Liqenit të Tiranës.

Rruga Peti njihet për pjerrësinë e pazakontë dhe në të dy krahët e saj është i ndaluar rreptësisht parkimi.

Por kjo makinë qëndron aty e palëvizur prej rreth 10 ditësh.

A thua e ka bërë kinse, makina është parkuar paralel me dy gropa të hapura në rrugë, një prej të cilave rreth gjysëm metri e thellë.

Si në zbritje si në ngjitje, makinat e tonazheve të ndryshme duhet të kalojnë medoemos në hapësirën e ngushtë mes Renaultit sfidues dhe gropës.

Shiu i këtyre ditëve dhe pjerrësia e segmentit i kanë futur banorët e shumtë të kësaj rruge që zgjatet deri në majë të kodrës në siklet jo të vogël.

Dhjetëra telefonata banorësh janë dërguar në numrat e policisë rrugore dhe asaj bashkiake.

Policia rrugore dhe ajo e rendit vijnë thuajse përditë. Xhami i Renaultit që nuk lëviz prej vendit është mbushur me gjobat e tyre.

Banorët kërkojnë që makina të merret me karoatrec por Policia Rrugore thotë që karoatrecët i ka nën përgjegjësi Policia Bashkiake. Kjo e fundit thotë që duhet ta lëvizin ata që e kanë gjobitur.

Ndërkohë makina vijon të qëndrojë aty ditë-natë. Mbi të duken qartë edhe shenjat e goditjeve nga vetë banorët e nervozuar.

Në këto rrethana të çuditshme në lagje kanë nisur të gëlojnë teoritë konspirative. Disa banorë kanë nisur të besojnë se makina pa zot së cilës dy polici nuk po i bëjnë dot derman duhet të fshehë brenda ndojë aparaturë përgjimi ose diçka të ngjashme.

Sido të jetë, duket e çuditshme që për më shumë se një javë, një makina në kundravajtje të tolerohet në një kohë që për gabime që zgjasin vetëm 5 apo 10 minuta, gjobat dhe shoqërimet në polici janë tashmë të zakonshme në Tiranë. / Dita /

tregues

 

March 10, 2016 22:05
Komento

2 Komente

  1. Cudi March 11, 13:25

    Sa popull o cuditshem qe jemi,, po mir makina qenka ne kundervajtje,, qe mua nuk po me duket dhe shume ne kundervajteje,,se ajo eshte goxha rruge e gjere dhe per parkimin e banoreve,,, po per ato gropat nga nje meter te thella nuk ankohen keta banore,, qe kan femij dhe pleq qe kalojne aty, , apo gropat ska gje,, se kete makinen neser e heqin,, po gropat do ngelin prape,,,

    Reply to this comment
  2. XXXXX March 11, 13:37

    NUK KUPTOJ PSE DUHET TE DEMTOHET MAKINA ,,,KA SHKELUR RREGULLAT E QARKULLIMIT DHE ORGANET KOMPETENTE DUHET VEPROJNE,,, POR JO TE DEMTOHET PRONA PRIVATE,,, PSE JEMI KAQ POPULL INJORANT,,,PASTAJ MJETI ESHTE NE RRIGE DHE JO NE PRON PRIVATE,,,NDOSHTA PRONARIT MUND TI KETE NDODHUR DICKA NDOSHTA NUK JETON ME, OSE ESHTE E VJEDHIR,,, PO NE ASNJE MENYRE TE DEMTOHET MJETI,,,,MJAFTON TE MBYLLNI ATO GROPAT NGA NJE METER, DHE SHIKONI QE KALOJNE DHE DY KAMJONA BASHKE,,, SKAN CFAR TI BEJNE GOMARIT I BIEN SAMARIT,,,,

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*