Makina përfundon në kanal, 4 të plagosur

January 12, 2016 17:05

Makina përfundon në kanal, 4 të plagosur

Një makinë me pesë persona brenda ka dalë nga kontrolli dhe është ngjitur mbi bordurat e hekurit në anë të rrugës, duke përfunduar në kanal. Ngjarja ka ndodhur në aksin Lushnjë-Fier.

Në mjet ishin shtetasit, Shaban Arapi, 66 vjeç, Blerim Bisha 42 vjeç, Sulejman Arapi 73 vjeç, Ali Arapi 63 vjeç dhe Petrit Pepa, 46 vjeç, banues në Berat.

Sipas “Ora News”, në kanal nuk ka patur ujë dhe personat brenda në makinë kanë dalë nëpërmjet xhamit të derës së pasme. Ata janë transportuar në spitalin e Lushnjës për ndihmë mjekësore. Mësohet se, asnjë nuk është në rrezik për jetën.

January 12, 2016 17:05
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*