Makina përmbyset në autostradën Tiranë-Durrës, shpëtojnë mrekullisht shoferja dhe pasagjeri

May 13, 2017 12:03

Makina përmbyset në autostradën Tiranë-Durrës, shpëtojnë mrekullisht shoferja dhe pasagjeri

Një aksident ka ndodhur paraditen e sotme në autostradën Tiranë-Durrës.

Një makinë me targë AA286EY ka humbur kontrollin dhe pasi është përplasur me bordurën është përmbysur në mes të rrugës.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 11:00 në afërsi të Maminasit.

Fatmirësisht drejtuesja e mjetit shtetësia me inicialet N. M, 31 vjeç, banuese në Tiranë dhe pasagjeri A.D, 32 vjeç, kanë pësuar lëndime të lehta.
Ata janë dërguar në spitalin e Durrësit, dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Aksidenti ka ndodhur në një orë kur trafiku i mjeteve në autostradë është relativisht i lartë, por fatmirësisht nuk ka pasuar me probleme të tjera.

 

 

May 13, 2017 12:03
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*