Makina përplas një 18-vjeçar në Tiranë

July 17, 2017 13:39

Makina përplas një 18-vjeçar në Tiranë

 

Një aksident me një person të plagosur ka ndodhur në mesditë në kryeqytet.

Mësohet se një 18-vjeçar është përplasur nga një automjet në rrugën e “Don Boskos”.

Policia ka bërë të ditur se shtetasi A. N., 18 vjeç ka qenë duke kaluar rrugën, ndërkohë që është përplasur nga mjeti i tipit “Volkswagen”, i cili drejtohej nga shtetasja M.F.

18-vjeçari është transportuar me ambulancë në spital, ku po i jepet ndihma e duhur mjekësore.

Shërbimet e policisë kanë shoqëruar në ambientet e policisë drejtuesen e mjetit për veprime të mëtejshme proceduriale.

July 17, 2017 13:39
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*