Makina përplaset me grupin e këmbësorëve, 9 të plagosur

October 1, 2016 10:26

Makina përplaset me grupin e këmbësorëve, 9 të plagosur

Katër persona janë shtruar në spital me plagë të rënda dhe 5 të tjerë po trajtohen pasi një makinë u përplas me një grup këmbësorësh.

Ngajrja ndodhi në qytezën Kent në SHBA rreth orës 11.20 të mbrëmjes të së premtes.

Pak më herët policia kishte ndaluar dy djem me makina që bënin gara në rrugë.

Por nuk është konfirmuar ende nëse makina që përplasi këmbësorët ishte pjesë e atyre që garonin, apo thjeshtë një shofer që humbi kontrollin e makinës.

Shoferi i makinës u shoqërua në polici dhe po merret në pyetje nga sherifët për të sqaruar shkakun e aksidentit.

October 1, 2016 10:26
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*