Makina përplaset me lokalin, një i ri vdes, tre plagosen

June 19, 2013 12:50

Makina përplaset me lokalin, një i ri vdes, tre plagosen

Një aksident automobilistik me pasojë 1 i vdekur dhe 3 të plagosur u shkaktua paradite rreth orës 10:30 minuta në Manëz.

Policia bëri të ditur se një automjet me 4 persona në të është aksidentuar rëndë tek ura e Shkafanës në Manëz, segmenti rrugor Maminas – Gjiri i Lalëzit, ku si pasojë ka humbur jetën Orjan Avdia rreth 20 vjeç dhe janë plagosur Enea Kllogjeri 18 vjeç, Rejan Dervishaj 19 vjeç dhe Kristjan Karapanxha 20 vjeç.
Tre te rinjte e plagosur janë dërguar rëndë në spitalin e Durrësit.

Mësohet paraprakisht se mjeti Volzvagen me targa Tr 5959 L ka dalë nga rruga dhe është përplasur me lokalin në krah të rrugës.

Policia në vendngjarje ka nisur hetimet për të zbardhur rrethanat në të cilat ka ndodhur aksidenti i rëndë.

June 19, 2013 12:50
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*