Makina përplaset me motorin, një i vdekur në Orikum

December 6, 2018 18:29

Makina përplaset me motorin, një i vdekur në Orikum

Rreth orës 17:00, në aksin rrugorë Vlorë-Orikum, pranë vendit të quajtur “Qafa e Luarit”, automjeti tip Fiat me drejtues shtetasin V. B. është përplasur me një motor, ku si pasojë e përplasjes ka ndërruar jetë drejtuesi i motorit, 63-vjeçari me inicialet A.Ç., banues në Orikum.

Grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punon për sqarimin e rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit.

Policia ka shoqëruar drejtuesin e automjetit shtetasin V. B., 43 vjeç, banues në fshatin Dukat, për kryerjen e veprimeve të tjera proçeduriale të arrestimit të tij.

v.l/ Dita

December 6, 2018 18:29
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*