Makina përplaset me shkollën fillore, lë të vdekur 2 fëmijë

November 7, 2017 09:40

Makina përplaset me shkollën fillore, lë të vdekur 2 fëmijë

Një ngjarje tronditëse ka ndodhur në Sydney të Australisë, ku një makinë  u përplas me një shkollë fillore shkatërroi një klasë të tërë.

Ngjarja la të vdekur dy djem 8 vjeçar dhe u plagosën tre vajza, ku një prej tyre ndodhet në gjendje të rëndë  thanë autoritetet.

Mësohet se 19 fëmijë ndodheshin në klasë gjatë momenteve të tmerrshme.

Mësohet se aksidenti nuk ka qenë i qëllimshëm, ndërkohë që në timonin e makinës ka qenë një grua 52-vjeçare.

Mjekja Stephanie Radnidge, duke folur mbi ngjarjen u shpreh: “Ishte një masakër. Në vendngjarje gjetëm një numër të madh fëmijësh dhe mësuesish të tronditur”.

November 7, 2017 09:40
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*