Makina përplaset me trafikndarësen, vdes shoferi

Redaksia Online July 6, 2013 09:54

Makina përplaset me trafikndarësen, vdes shoferi

Një person ka humbur jetën në Durrës në orët e para të mëngjesit të së shtunës, si pasojë e një aksidenti rrugor. Mësohet se Shpëtim Tepshi ka qenë duke udhëtuar me mjetin e tij në vendin e quajtur  rotondoja e Shën Vlashit në Durrës, kur ka dalë nga rruga dhe është përplasur me trafikndarësen.

Sipas policisë së qytetit bregdetar, Tepshi drejtonte automjetin tip ‘Benz’ me targë DR5629D, dhe në momentin e aksidentit ndodhej i vetëm në makinë. Policia po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

Redaksia Online July 6, 2013 09:54
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*