Makinat e braktisura që zënë hapësirat publike, 15 ditë afat për t’i hequr

March 19, 2018 18:29

Makinat e braktisura që zënë hapësirat publike, 15 ditë afat për t’i hequr

Hapësirat e zëna nga automjetet e braktisura apo prej atyre që kanë dalë në shitje, shumë shpejt do t’i rikthehen qytetarëve.

Policia bashkiake ka nisur disa muaj më parë identifikimin e automjeteve dhe sipas drejtorit të Kontrollit të Territorit,  Toni Beni janë mbi 250 automjete jashtë përdorimit që zënë hapësirën publike, të cilat do të spostohen në pikat e caktuara të grumbullimit.

“Ne i lëmë kohë 15 ditë çdo lloj pronari mjeti që të lëvizë mjetin nga hapësira publike. Nëse brenda këtyre 15 ditëve nuk bëhet largimi, atëherë lëvizet me mjetin ngritës. Është një dinamikë që ndodh çdo ditë ku identifikohen, qoftë nga ana jonë, qoftë edhe nga qytetarë të ndryshëm nëpërmjet numrit të telefonit, nëpërmjet portalit “Tirana ime”, tha Toni Beni për Ora News.

Objekti i aksionit të pastrimit të territorit do të jenë edhe automjetet që kanë një tabelë “shitet”, por si aktivitet tregtar është i paligjshëm duke zënë gjithashtu hapësirat publike. Ata që zotërojnë makinat janë lajmëruar në të gjitha mënyrat, madje edhe duke vendosur njoftime në xhamat e këtyre mjeteve.

Pronarët e automjeteve që i lënë ato të parkuara për periudha të gjata në rrugë kryesore ose midis ndërtesave, kanë 15 ditë afat për t’i zhvendosur vullnetarisht, pasi në të kundërt do të spostohen me karrotrec.

l.h/ dita

March 19, 2018 18:29
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*