Makinat e prodhuara para vitit 2009 s’do lejohen të hyjnë në Shqipëri

March 6, 2018 21:38

Makinat e prodhuara para vitit 2009 s’do lejohen të hyjnë në Shqipëri

Duke iu referuar nivelit të ndotjes së ajrit në Shqipëri, ministri i Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi tha se makinat më të vjetra se 10 vite nga data e prodhimit nuk do lejohen të hyjnë në Shqipëri.

I ftuar në emisionin ‘Studio e Hapur’ në News24, ministri tha se ndalimi i importit për makinat që janë të prodhuara para vitit 2009 bëhet për të ulur nivelin e ndotjes që shkaktojnë këto mjete.

Do ndalojmë importimin e makinave që janë më të vjetra se 10 vite nga data e prodhimit. Makinat e prodhuara para vitit 2009 nuk do lejohen të hyjnë në Shqipëri. Kjo bëhet për pastrimin e ajrit dhe reduktimin e ajrit të ndotur. Një makinë e vjetër harxhon 4 herë më shumë se një makinë e re dhe kjo nuk është në favor të qytetarëve, përveç faktit që ndotin dhe ambientin“, tha ministri Klosi.

o.j/dita

March 6, 2018 21:38
Komento

16 Komente

  1. asd March 6, 21:55

    Ky vete ka BMW X6 / 2016. Eshte ne rregull me ligjin e ri.

    Reply to this comment
  2. Meg March 6, 22:23

    Para 2010 duhet sepse po vdesin njerezit nga ndotja e madhe. Nuk vdes njeri per makine kurse nga mjedisi i ndotur vdes.

    Reply to this comment
  3. qytetari March 6, 22:24

    Epo ne qofte se nuk e ble dot te re makinen o asd, mos ha mender, mos e bli fare si kudo ne boten normale.

    Reply to this comment
  4. gjermani i fundit March 6, 22:31

    “nje makine e vjeter harxhon 4 here me shume se nje makine e re”. Si del robi tek ky ekuacion i pjerdhur eshte pyetje 1 milion $. Atehere po bej dy llogari me kembet ne toke. Vellait i dhashe para 7-8 vjetesh nje makine euro2. Tani e pata ne mend ti jap timen euro, mirepo ky ministri vendos kufirin e Vitit 2009, qe s’e ploteson mjeti im. Une po e hedh ketej jashte, vellai mbetet me nje euro2, se nuk ka takat te bleje makine 8-10 milione. atehere, cfare zgjidhe ti minister ambientalist? zgjidhe leshte e currit. prandaj sugjeroj ti beni hapat 1 nga 1, me kembet ne toke.

    Reply to this comment
    • gjermani i fundit March 6, 22:58

      per shpejtesi s’kam sqaruar se behet fjale per euro4. Per mua mire te hyje nje euro4 e vjeter sesa njeriu te mbaje nje euro0, 1, 2, 3. nqs Tirana si bashki vendos qe te qarkullojne vetem euro4 e siper eshte tjeter gje, pastaj nje diesel euro5 nuk barazon nje benzine euro4, prandaj behuni me realiste.

      Reply to this comment
  5. Qosja. March 6, 23:49

    Po pse o zoti minister, vitet jane ato qe e percaktojne gjendjen e makines? Mbase une kam dy makina dhe njeren e perdor vetem per fundjave. Ajo ka bere vetem 20 mije km. do ta quash te vjeter pse ka kaluar dhjete vjet?
    Une mendoj qe makinat te kalojne cdo vit ne kontroll per sasine e CO2 qe clirojne dhe aty te behet diferencimi. Po sikur ta kem makinen me benzine qe ndotja eshte gjysem per gjysem e krahasuar me naften? Flisni me pergjegjesi, se jeni ministra.

    Reply to this comment
  6. M.Hajati March 7, 01:13

    Shqiperia nji shtet nga ma te cuditeshmit e botes!

    Edhe ky ministri nuk ban per minister.Sepse nuk e kalon tymin.Asht plot CO/2 gaz karbonik qe po ndot ligjin per cilesin e makinave,te cilat nuk maten nga vjetersia por nga tymi,ore tymi.Ne shtetet ma kapitaliste te botes qarkullojne makina te vitit 1990 dhe askush nuk i nenvlerson per jashteqitje nga tranziti.Por jane te pranushme sepse keto makina rikontrollohen simbas normave te konsumit te pjesve motorike,elektrike,xhenerike.Kalojne dhe TYMIN.Keshtu bahen te pranushme normal me makinat e reja persa i perket ndotjes se ajrit.
    Per kuriozitet:
    Vrej makina qe ndryshku (oksidimi = djegia nga oksigjeni) i ka grrye pjeset metalike qe shikohen me sy te lire.Dhe askush as policia nuk merret me to mbasi keto mjete kan kalue kontrollin dhe kryesisht tymin.TYMIN ore minstri i tymkasuri tumaksur.

    Reply to this comment
  7. Plaku Xhuxhumaku March 7, 01:33

    Nje trapllek tjeter i qeverise Rama qe vjen mga mosdija dhe nga deshira per tu dukur. Mosha e makines statistikisht mund te influencoje sasine e ndotjes, por kjo nuk mund te perdoret per te ndaluar futjen e makinave ne menyre individuale. Nje makine qe eshte prodhuar ne 2008 dhe nuk ka bere asnje kilometer ndot me pak se nje e prodhuar psh ne 2013 dhe ka bere 200,000 km, pa folur ketu per diferencat midis makinave me benzine dhe atyre diezel. Zgjidhja eshte cakto limitet, ose normat e emisioneve bej kontrollin e emisioneve te detyrueshem, makinave qe ndosin mbi normen ndaloji qarkullimin. Keshtu vepron nje qeveri qe do te punoje seriozisht. O popull shqiptar lum si ti qe ke qeverine e Rilindjes me palluqen ne krye.

    Reply to this comment
  8. daku March 7, 08:52

    Kjo behet qe te favorizohen koncensionaret. Kur ne itali nje Ford Kuga e merr me 189euro ne muaj,kur rroga e nje italiani eshte 1500 – 2000 euro, ketu tek ne e merr per 400euro ne muaj, ku rroga eshte 200euro. Kur te arrish te kesh karburant cilesor atehere vi kushte te ketilla.Problemi eshte qe vete ministrat jane aksionere te koncensionaret e automjeteve dhe prandaj i favorizojne.
    Keta rilindas po dalin me hajdute se ata qe ishin para tyre…

    Reply to this comment
  9. spata March 7, 10:54

    Ose ja fut kot per te na trembur ose nuk e di se cilat makina ndotin ajrin .
    Z. Blendi .Bota ka vendosur te tjera kritetre e jo vetem vitin.Kriteri kryesor eshte se sa perqind C02 nxerr mjeti kur kalon ne kontrollin teknik .Ne se kalon kete test makina i nenshtrohet kontrollit teknik . Ketu perfshihen . Cilesia e gomave ,amortizatorve ,fanaret dhe pjeset xhenerike .Nuk diskutohen vrejtjet per mungesa te tjera qe vihet nje fare kohe per tu zvendesuar .Viti i prodhimit nuk meret per baze .Bile as kilometrat e bera .
    Ne disa vende te B.Evropes si Bullgaria ,Rumania ,Greqia , Spanja ,Italia ,Sllovenia ,Kroacia ,Cekia ,Sllovakia ,Lituania e te mos i ze te gjitha ne goje kete kushtin qe vem ne nuk e marin ne konsiderat .Hap statistikat te kuptosh se ne qarkullim jan dhe makina te 35 vjetve prodhimi.Ato qarkullojne se nuk nxerrin C02 me shume se norma e lejuar .
    Mos ju fut ketij budadalleku se do ta pesojme me fenomene si ne shume vende te botes qe dalin dhe protestojne me makinat duke bllokuar akset kryesore te rrugve .Do detyroni policina ta vendosni ne konflikt me qytetaret .Perplasjet do te shkatojne dhe ngjarje te pa precedent sa qe do ti djegin makinat qe ju nuk i lejoni .
    Uluni me kemb ne toke dhe vendosni me llogjike shqiptari e jo Evropjani .Ne kushtet e Evropes i plotesojme mbas nje shekulli .

    Reply to this comment
  10. Arberia March 7, 11:18

    Nuk ka rendesi viti i prodhimit, por karburanti qe perdor makina.

    Reply to this comment
  11. Adih March 7, 12:49

    Zoti minister ,ja keni kaluar me pislleqet tuaja dhe Sali Larqoftit . Nuk eshte tek vjetersia e makines ,por tek karburanti i keq ,i pa pranueshem ,qe ndot ajrin . Mereni vesh o te gjithe Shqiptare .::::::

    TE GJITHE POLITIKANEVE SHQIPTARE I VJEN NGA AUSTRIA KARBURANTI ;PREJ ME SHUME SE DY DEGATSH ;
    kurse popullit ,i shesin karburantin me te piset ne bote ,dhe ta leme cmimin e larte ,ku llogjikisht vjedhin dy here.Ja kam bere analizat karburantit shqiptar ne perendim ,dhe jane tmerruar ,bile jane habitur si hecen makina ???Pa permendur ,prishjen e makines dhe ndotjen e ajrit ..Vetem me kete shembull keta jane te pa besueshem ,ne parlament gjoja si kundershtare .Sqaroi shqiptaret o minister rugac e anti shqiptar . Ah moj kasolle ku na mblodhe .Cohuni dhe kerkoni te drejtat e juaja ,o popull i neperkembeur .

    Reply to this comment
  12. Niko March 7, 17:21

    C’eshte kjo poshtersi qe bejne keta( qe ne fakt nuk jane politikane po njerez te paafte te ardhur ne poste te larta shteterore nga lidhjet nepotike dhe klani) Kam keto pyetje per ministrin:
    -Kush ta rekomandoi kete “zgjidhje shkencore”? po pse vetem vjetersia e makines eshte i vetmi shkak i ndotjes? po nafta jashte standartit dhe e manipuluar me cfaredo pislleku qe e lejoni tash 27vite te shitet,? ashtu si ushqimet dhe ilacet e skaduara ? Po sikur te detyrohen zoteruesit e automjeteve te vene katalizatorin e gazrave apo marmiten e re dhe shteti te detyroje shitjen e karburantit standart a nuk do ishte dhe kjo zgjidhja ne interes te ambientit por dhe me pak e demshme per qytetaret?Me fal, po ndoshta ke me shume respekt per grosistet e shitjes se makinave se sa per popullin tend.Me kete lloj zgjidhjeje (nderkohe qe mund te gjenden te tjera me pak te demshme per qytetaret) ju po demtoni rende mobilitetin e biznesit dhe qytetareve nje element jetik dhe i domosdoshem ne sistemin e ekonomise se tregut ku kemi hyre tashme, si dhe nderkohe qe ky shtet akoma ka nje sistem transporti dhe rrugesh qe nuk i ploteson mjaftueshem nevojat ne rritje te shoqerise. Me keto shterngesa, ashtu si dhe rritje takse pas takse brenda vetem 6-7 muajsh(dhe kushedi se c’na pret muajt e vitet ne vijim) nderkohe qe kini 5 vjet qe nuk rrisni rroga e pensione , ja nxite jeten qytetareve dhe s’beni gje tjeter vecse rrisni numrin e qytetareve qe braktisin vendin.

    Reply to this comment
  13. MH March 7, 17:59

    Ore Minister te kam ba nji koment.
    E bane kolaudimin,e kalove tymin qe te mos perdhosesh ligjin.
    Keshtu e ka adeti,zanafilli.Kur Njeru gjene vend pune dhe jo puna njeriun.

    Reply to this comment
  14. lalai March 7, 18:23

    o Minister trim trap e partidashes…..
    Pyet CETIN e KASTRATIT…..GULF,ALPET,….e te gjithe legenat qe shesin karburante…..
    ku me nje sarbator plot me naften e legenave e m.fuckerve shqiptare ben nga 140 deri ne 180 km me pak.
    Pyesni keta SHEIKE BALLKANAS baba gjysh stergjysh cobenerish…..cfare shesin?
    O minister KAQOL E QIVIRI KAQOLASH te nje populli KAQOL…..a nuk do te ishte me mire investimi ne makinat ELEKTRIKE!?
    Franca brenda viti 2022 ndalon makinar diesel dhe brenda 2028 ato me benzine.
    Populli Kaqol Shqiptar nuk ka kellqe te bleje sot makina E5 apo E6+ e pas 6 vjetesh te hidhet nga makinat elektrike.

    Reply to this comment
  15. Lili March 7, 20:42

    Ku eshte diplomuar ky idiot?
    Apo ku merr ryshfet,do ishte ma korrekt,ne kete rast cili importues e paguan?

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*