Makinat në Shqipëri me moshë mesatare 20-vjeçare, sa dyfishi i Europës

December 10, 2017 10:07

Makinat në Shqipëri me moshë mesatare 20-vjeçare, sa dyfishi i Europës

 

Parku i automjeteve në Shqipëri ka një moshë rreth 20-vjeçare, nga 10.2 që është mosha mesatare në Bashkimin Europian.

Si ndikon kjo në mjedis?

Propozimet për të nxitur hyrjen e makinave të reja në vend dhe planet e Ministrisë së Mjedisit për të reduktuar ndotjen. Si do ndalohet importi i automjeteve nën standardin Euro 5…

Të shqetësuara për ndikimin negativ në mjedis, India, Franca, Britania dhe Norvegjia, kanë vendosur objektiva që maksimumi deri në vitin 2040 të ndalojnë shitjen e makinave me naftë dhe benzinë në favor të automjeteve më të pastra. Të paktën 10 shtete të tjera kanë vendosur objektiva për makinat elektrike.

Shqipëria, ashtu si në shumë fusha të tjera, duket vite dritë larg kësaj mënyre të menduari e të vepruari. Sipas të dhënave nga Automobile Club Albania (ACA), parku i automjeteve në Shqipëri ka një moshë rreth 20-vjeçare, nga 10.2 që është mosha mesatare në Bashkimin Europian.

Në total, sipas të dhënave të përpunuara nga ACA, në Shqipëri janë të regjistruara rreth 435 mijë autovetura. 87% e mjeteve të regjistruara janë të standardit Euro 1, 2 dhe 3, me vit prodhimi deri në 2005-n. Me standardin Euro 5 dhe 6 ka vetëm 14 mijë mjete të regjistruara apo 3.3% të totalit.

Të dhënat e ACA tregojnë se shqiptarët nuk po e rinovojnë parkun e mjeteve. 80% e mjeteve të regjistruara në vitin 2015 kishin një vit prodhimi deri në vitin 2005 dhe standard deri në Euro 3.

Që pas gushtit 2011, kur u hoqën detyrimet doganore për makinat e vjetra, u shënua rritje e ndjeshme e importit të tyre. Në 6 vjet (2011-2016) u importuan 261 mijë mjete të përdorura (që kulmuan në 2013-n me 64 mijë) dhe 10 mijë të reja, duke përkeqësuar dukshëm moshën e parkut të automjeteve në vend.

Marrë me shkurtime nga Monitor

December 10, 2017 10:07
Komento

3 Komente

  1. Toli December 10, 13:00

    Keni shume te drejte
    Por kur jepni te statistika per makinat e Europes jepni te dhena dhe per nivelin e jeteses ne Shqiperi dhe pastaj beni dhe krahasimet

    Reply to this comment
  2. Fatmiri December 10, 23:36

    Pse nuk behet analize se sa jane te ardhurat mesatare ne Europe dhe sa jane ne Shqiperi . Pastaj krahasoni parkun e automjeteve.Shqiptaret edhe per disa vite do te perdorin makinat qe lene europjanet.Koncensionareve ju intereson te shiten makinat e reja edhe une kam qejf ta kem nje te tille ,por me se ta blej….????

    Reply to this comment
  3. Adih December 11, 02:06

    Ti qe shkruan kete artikull dhe ben te diturin ,nuk e ke idene ,pse ndotet ajri ne shqiperi . E para eshte dizeli dhe benzina ,karburanti i pa pranueshem ,ku jeni dy here hajdute ,
    1 Cilesia
    2 .. me i shtrenjti ne europe . Pse nuk dilni e thoni zoterinj, qe gjithe politikaneve ,prej vitesh i vjen karburanti nga austria akullore i perpunuar , ,kurse popullit ,noc rrokun . Ku tallen neper parlamente me popullin kokpalare qe gjoja jane kundershtare ????,.Kjo eshte e verteta e hidhur ,per ju dhe beni mire mos ja nxirni petkun byrekut ,se popullit i ka ardhe ne maje te hundes dhe i prishen automjetet nga karburanti qe i servisni ju banditet kriminele bolshevik….Ku makinat me karburantin tuaj ,harxhojne me shume se karburantet e shteteve perendimore ,duke pare dhe forcen me te paket , qe ka makina me karburant shqiptar .

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Sondazh

A ËSHTË EDI RAMA I MAJTË?

Shiko rezultatin