“Makjazh propagandistik…”/ Izolimi i Emiljano Shullazit në 41-biss, avokati: Vendim abuziv!

August 1, 2020 20:25

“Makjazh propagandistik…”/ Izolimi i Emiljano Shullazit në 41-biss, avokati: Vendim abuziv!

Avokati i Emiljano Shullazit, Vladimir Meci ka reaguar me një deklaratë për mediat pasi SPAK dha urdhër klienti i tij t’i nënshtrohet regjimit të 41-biss.

Avokati e quan këtë urdhër një aksion propagandistik të SPAK. Ai paralajmeron se vendimi i Ministrisë së Drejtësisë dhe SPAK-ut për aplikim të 41-biss ndaj disa të pandehurve është absurd dhe do të kundërshtohet në gjykatë nga e hëna.

Në kushtet kur kriminaliteti po bën namin në vend, Ministria e Drejtësisë dhe SPAK kanë nisur një aksion poropagandistik ndaj Emiljano Shullazit dhe të tjerëve, gjoja për të treguar në opinion publik se po bëjmë gjithcka ndaj krimit. Kjo bëhet në një kohë që akuzat ndaj Shullazit janë nga ish Prokuroria e Krimeve të Rënda dhe të falsifikuara.

Por ky vendim si makjazh propagandistik, nuk mbulon dot zgavrat në fytyrën e re të drejtësisë, as dështimin e të gjitha institucioneve përgjegjëse në luftën ndaj krimit të organizuar, as paaftësinë e Strukturave të Posacme Antikorrupsion, as arrestimet e personave që kanë kaluar në jetën tjetër, apo arrestimin e shurdh-memecit bazuar në komunikimet e tij telefonike me zërin e tij të munguar etj etj.

Si një urdhër arbitrar, të kundërligjshëm dhe abuziv, do ta kundërshtojmë atë që ditën e hënë, në datën 3 gusht 2020, në SPAK, pasi Emiljano Shullazi dhe katër të pandehurit me të, nuk përmbushin kriteret për të qenë subjekte të ligjit për Regjimin e Posacëm në Burgun e Sigurisë së Lartë”, thuhet ndër të tjera në deklaratën e avokatit Meci.

 

 


l.h/ dita

August 1, 2020 20:25

Njoftim

Njoftim

Njoftim