Makron njofton se do vizitojë Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut

October 21, 2019 12:34

Makron njofton se do vizitojë Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut

Presidenti francez Emanuel Makron pritet të vizitojë Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut muajin e ardhshëm.

Në komentin e tij publik pas bllokimit të hapjes së negociatave me këto vende, ai u shpreh se do të takohet me kryeministrat Rama dhe Zaev për të folur për reformat dhe hapat që duhet të bëjnë këto vende.

Me vizitën e tij Makron duket se ka për qëllim t’u dëshmojë Shqipërisë dhe Maqedonisë se perspektiva evropiane e këtyre vendeve është e hapur dhe Franca do t’i ndihmojë për të arritur këtë objektiv.

Një burim diplomatik në Tiranë u shpreh për Exit.al se ende nuk ka detaje për këtë vizitë, pasi ajo është vendosur së fundmi dhe mbetet ende një premtim në parim.

Burimi diplomatik konfirmoi se si shenjë të mbështetjes së Francës për Shqipërinë, Presidenti Makron ka vendosur hapjen në Tiranë të zyrës të Agjencisë Franceze të Zhvillimit, e cila do të zbatojë ndihmën e Francës për projekte zhvillimi në Shqipëri.
Me gjasa, ky hap mund të shënojë rritje të ndihmës franceze, e cila deri tani nuk ka qenë donator i rëndësishëm i Shqipërisë. Makron kishte planifikuar ta vizitonte Shqipërinë fillimisht në vjeshtën e vitit 2018, në një turne Ballkanik, por ky turne u anulua. Makron vizitoi Serbinë më 16 korrik, pas anulimit të Samitit të Parisit në lidhje me negociatat Serbi-Kosovë. Edhe këtë herë ai zgjodhi të shmangte Shqipërinë.

Duket se reagimi kritik i shumë vendeve evropiane për veton praktike franceze ndaj Shqipërisë dhe veçanërisht ndaj Maqedonisë së Veriut e ka nxitur Makronin që më në fund t’i vizitojë të dy vendet.

o.j/dita

October 21, 2019 12:34
Komento

23 Komente

  1. Biometri October 21, 12:42

    Shif kur t nis te lepihet prape gjeniu Surelit

    Pasi vuri gjithe arsenalin e kalamajve te admibistrates ta shanin dhe nga nena

    Ndaj duhen burra serioz ne politike dhe diplomaci, jo cilimij dallkauke

    Reply to this comment
    • apollon October 21, 17:43

      Per burre serioz mos e kishe fjalen zotrote per Tritan Shehun apo per Salianjin

      Reply to this comment
      • Sulo Kapedani October 22, 10:07

        Kur thua te verteten per nje karagjoz si kryeministri yne dallkauk, nuk te ben automatikisht simpatizant i salianit apo saliut o shoku apollon.
        Te gjithe karagjoza jane, duke filluar i pari nga kryeministri ne pushtet

        Reply to this comment
  2. Adih October 21, 13:10

    Zoti Makron.Mos u lodh Kot per investiven ne Shqiperi.Ne trojet i keni per vehten tone.Ne investojme me Manet . I kemi dhene Haken e bregdetit me 1 Euro m2..Apo do perfundosh si ai manaxheri me barrele..Ist kolegu i juaj Hollande ka nderhyre ne gjykaten e Strasbourgut per te shtyre me shekuj mos daljen e vendimeve per pronaret KONDRA shtetit bandit shqiptar .

    Reply to this comment
  3. uskania October 21, 13:17

    Makron është penduar. Ai e ka izoluar Francën ekonomikisht në radhë të parë. Dilni e shihni sa makina “Reno”, “Pëzho” apo “Citroen” ka në rrugët e Shqipërisë. Pyesni për investimet franceze. Në një kohë që Shqipëria konsiderohet vend frankofon.

    Reply to this comment
  4. Claus October 21, 13:43

    Le ti nxjerron Golikun e Bences dhe ti kendoje ate polifonine labe :

    “hapu moj Europe mekatare
    se pa ne s`do ishit fare”!!!!!

    Ja, i keni degjuar ndonjehere keto cmendurira?

    Dy fjale te verteta u tha Macron dhe te cmendurit dolen nga shishja:

    I kujtuan Macron Themistokli Germenjin, dikush “gruan plake”, dikush tjeter racizmin, nje tjeter sllavizmin etj, etj, etj.

    Ne fund qershia mbi torte ishte Goliku qe me grupin e Bences i dhe dermen europes sic i ka dhene dermen Hrushovit, Mao Ce Dunit, vdekjes se “Enver Hoxhes qe te kete jete sa kjo toke” dhe ja tani i dha dermen Europes qe pa fshatrat nga ka ardhur Goliku Europa as nuk do te ekzistonte fare!!!!!

    Tani nje varg nga”perla e Golikut” po e sjell ne gjermanisht, por me ndonje pasthirrme shqip:

    “Moj Europ öffne die Tore
    ohne uns wärest längst verloren”!!!!!!

    Eh, c`ndodh ne kampin e te cmendurve!

    Reply to this comment
  5. Genti October 21, 14:07

    Si te gjithe politikanet e tjere, ky klloun Francez vegel e Rothchildeve dhe ish bankier, duhet pritur me domate te prishura kokes.

    Po kujt ti flasesh? Komunitetit inteligjent fshateresk Ballkanik qe aspiron Europen, nderkohe qe eshte ne Europe? Manipulimi, politika dhe tallja nuk paskan kufije. Leri aty ku jane. Megjithate mos harroni domatet kokes Makronit e cdo politikani tjeter qe shikoni. Tregojunii qe teatri nuk ka me kuptim o idiot popull e popola!

    Reply to this comment
  6. Goliko Kokojka D October 21, 14:08

    Goliku i Bences mbetet GOLIK, se i thote fjalet ACIK !
    Atij me ju lumte mendia,flet SAFI jo me enderrra…
    Golik Kokojka D.

    Reply to this comment
  7. mirel October 21, 14:32

    Thote mire Claus. Kampi i te cmendurve.
    Shikoni te cmendurit qe komentojne.
    Po me shume kerma ramiste se te cmendur.
    Si tha ai drejtori i Ramutit per Macron?
    Tecken e Seckes..?
    Nuk e di a duhet ta shkeuaje si parulle te madhe Rilindja Ramutore dhe ta presi Macronin me Tecken e Seckes, dhe Golikaret e Tepelenes..

    Reply to this comment
  8. Tomori October 21, 14:34

    Nje nga cmendurite e politikes shqiptare eshte shpallja e Shqiperise “vend frankofon”.
    Vend frankofon quhet ai vend ku te pakten nje pjese e popullsise flet frengjisht ne bisedat e perditshme, ne familje e ne ambiente te tjera shoqerore ose publike.
    Por ne Shqiperi nuk ka absolutisht asnje familje apo ambient shoqwror a publik ku flitet frengjisht .
    Me logjiken e politikaneve tane ne duhej te ishim edhe vend anglofon e vend gjermanofon me qe ne Shqiperi ka me shume foles te anglishtes dhe te gjermanishtes.

    Reply to this comment
    • Claus October 21, 16:06

      Eshte rrjedhoje e “elites komuniste” o Tomorr.
      Frankofonine e solli Enver Hoxha, pastaj vizitat mjekesore ne Paris te Hysniut, Mehmetiti, Beqirit, Manushit, Tanushit etj, pastaj studentet me specializimet e tyre ne mjekesi me Sali, Zabit, Nestor dhe Kastor, po pastaj matematicienet dhe fizikantet si Skender, Kastriot apo Rexhep dukemos lene jashte tere shpurren e sigurimsave qe i conin femijet ne gjuhen frenge si Sulo Gradeci a Hasan Luci etj,etj,etj.

      Kjo ka qene Shqiperia “frankofone” dhe pike.

      Ne fund nga vitet `90 u hodh andej dhe Edi Rama ku sigurisht i jane hapur ca dosje per ndonje shitje ikonash pa fature, pa paguar ndonje takse, a ka futur duart ne ndonje pjane makaronash pa paguar pjaten dhe aq eshte muhabeti, hyn ne krim ekonomik dhe pastaj hajde shfrytezo rastin nga Fatos Nano te behesh Minister kulture me thonje te paprere per te lene ne harrese kohet e Parisit. Po sot Bota eshte teper e vogel dhe nje dite do te takohesh serish me kete apo me ate si Puna e tere atyre kryebashkiakeve qe dolen te gjithe, pa perjashtim me denime dhe burgime neper Europe. Edhe Ramen nuk e perjashtoj nga kjo aksiome.

      Kjo duhet te jete e verteta qe Macron-i e ke thene indirekt duke zene ne goje refugjatet shqiptare. Se me nje te kaluar te dyshimte ne Paris nuk mund te hysh ne sallonet e Champs-Elyseès si nje “burre shteti”.

      Le te kene parasysh kete komentuesit qe mund te me lexojne.

      Reply to this comment
      • Filoeuropiani October 21, 16:32

        Frankofonia filloi me 1917 dhe mbaroi me 1939. Enveri u rikujtua për Francen pasi ia dhjeu gjithe botes. Ne vitin 1970 por ishte shume vonë se filloi tatepjeta.

        Reply to this comment
  9. Filoeuropiani October 21, 16:29

    Per gazetaret injorante interesimi i Frances per rajonin nisi para nje jave kur e zuri turpi per refuzimin sipas ketyre. Ka rritje te ndjeshme te pranise se Frances ne Shqiperi keto vitet e fundit. Agjencia e Zhvillimit eshte thjesht nje etape. Shkon paralelisht me panin Gjerman. Lexoni ndonje gje zyrtare se sqaroheni me mire se me hamendesime.
    Zyrtarisht per Francen kufiri i Europes eshte ne Detin e Zi. Kaq. Te tjerat lerjani Golikut dhe Mero Bazes.

    Reply to this comment
  10. Ivan i madh October 21, 17:10

    Me kete që beri ky legeni Makron nqf se vjen i gjithe populli i Tiranes te dale ne proteste ndaj tij duke injoruar viziten e tij. Dhe ti tregoje se antishqipetaret si ai populli i pret me protesta dhe urejtje si nje njeri i uryer nga ata. Dhe mundesisht sa me shume parulla frengjisht kundra tij si person se me shume se kaq ska cfare ti beje Shqiperise e popullit shqipetar ky Mostra francez miku i dashur i serbeve dhe Berishes, Likes e Lulushit.

    Reply to this comment
    • Xxx October 21, 17:49

      Bravo hajvan i madh i partise ka shkruajtur
      Ke shkruajtur shume bukur

      Reply to this comment
    • Xxx October 21, 17:50

      Bravo hajvan i madh i partise ka shkruajtur
      Ke shkruajtur shume bukur….

      Reply to this comment
      • Ivan i madh October 21, 22:40

        Me dukesh sikur ke vene inicialet e kanaleve që ka qef joteme e jot moter tek dixhital si emer. Kaq te dashur i keni keto kanale ju familja e degjeneruar që krenoheni edhe kur te huajte ju ofendojne e injorojne race muti.

        Reply to this comment
  11. Qytetari October 21, 17:31

    Do vije te shikoje ndeshjen Shqiperi-France. Mos harrojme te nderojme hymnin francez shqiptarce.

    Reply to this comment
  12. Protestuesi October 21, 17:44

    Po te jete se vjen ne Shiperi, ta presim me protesta paqesore, jo me jeleke te verdhe si ne France, por me menyren tone te kulturuar… Ky nuk eshte nje preson dashamires per vendet tona. Cfare kerkon? Te na mbushi mendjen? Ai tashme e ka marre vleresimin, qe i takon.

    Reply to this comment
  13. I MASHTRUARI October 21, 18:02

    Deri me sot , as edhe nje here te vetme , nuk ka ndodhur , qe ndon je presiednt francez , apo k/minister francez te vizitoje Shqiperine …. , per te vetmen arsye , se ata kane nje urrejtje te thelle per kete vend dhe jane nder arkitektet kryesore , te krasitjes drastike te trojeve tona ametare ! Shembulli i parafundit , ishte kufiri ndares me Mitrovicen Veriore , dhe qershia mbi torte , u servir pak dite me pare . Eshte nje vizite e imponuar nga krejt opinioni nderkombetar dashamires i Shqiperise , por aspak ogurmire per ne .

    Reply to this comment
  14. ledi October 21, 18:56

    Ah mor bashkatdhetare! Francezin e njeh ai qe jeton afer tij. Juve nuk e keni idene me te vogel sa skutha jane Francezet. Njihen boterisht si oportuniste te medhenj kur shohin ndonje interes vetjak por jane teper teper indiferent kur vjen puna per te ndihmuar.

    Reply to this comment
  15. Naser Aliu October 22, 01:57

    Nuk ka ditë që nuk dëmtojmë imazhin e kombit: me vrasje të grave, me kanabis, me vullnetarê në Siri, me recitimin e poezisë mbi xhihadin në Tiranë për Erdoganin, me memorial për Erdoganin, me arrestimin e turqve sipas dekretit të Erdoganit, me investimet kryesore dhuruar Erdoganit, me Qendra për Edukimin e Grave nga Kuvajti , me shkolla turke…me osmanizin e nxënësve dhe kulturës shqiptare…

    e në fund konstatimi: Europa kurvë!

    Europën nuk e donë gati asnjë politikan shqiptar! Europa është shteti ligjor! Shteti ligjor do t‘i arrestonte ata vetë, prandaj nuk e duan!

    Ata quajnë vëlla despotin e Bosforit! Europa kundershton invazionin turk, ata asnjëri nuk guxon të hapë gojën!

    Europa na donë si shqiptarë, jo si osman se atyre ka 70 vite që nuk i heq vizat, e me dekada synojnë BE-në!

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*