Maks Velo kundër shembjes së TK: Do ta quajmë teatri “Fusha”

June 19, 2018 21:47

Maks Velo kundër shembjes së TK: Do ta quajmë teatri “Fusha”

 

Arkitekti, piktori dhe shkrimtari i njohur, Maks Velo e kundërshton projektin e qeverisë për shembjen e Teatrit Kombëtar.

Gjatë një interviste në ‘Studio e Hapur’, në ‘News24’ Maks Velo tha se logjika e shembjes nuk të çon asgjëkundi dhe theksoi se teatri është në harmoni të plotë me godinat e bulevardit qendror të qytetit.

Në gjithë këtë debat të prishjen apo jo të teatrit, arkitekti dhe artisti i njohur vëren 4 problematika kryesore.

“Për mua, nuk duhet shembur. Aty ka katër probleme.

Problemi i parë është i tokës, problemi i dytë është i teatrit, problemi i tretë është trashëgimia dhe i katërti projekti. Shpesh, mundohen t’i ngatërrojnë këto të katërta, ndonëse ato janë probleme veç e veç.

Për mua, ajo tokë i duhej dhuruar Teatrit, për faktin se për kaq vjet, aty është zhvilluar një aktivitet i madh, janë krijuar institucione. Unë kam qenë në teatër që në vitin 1950. Kam parë edhe “Prefektin” me Behije Çelën, etj.. Kam bërë disa skenografi, kur drejtor ka qenë Xhemal Broja, i cili më ka ftuar.

Aty janë themeluar të gjitha institucionet e kulturës. Aty është themeluar Teatri i Kukullave, Ansambli i Ushtrisë, Orkestra Filarmonike, në 1953 kam qenë aty kur Krantja dirigjoi Filarmoninë e Tiranës, pastaj kam parë baletet “Shatërvani i Bahçisarajit”, “Rusalkën”, etj.. Ka një manipulim, një goditje të keqe ndaj ndërtesës, me justifikimin: vajza ime është 2 vjeç dhe nuk e di se çfarë është bërë aty dhe ta shembim.

Me këtë logjikë, edhe unë nuk kam qenë në kohën e Ismail Qemalit dhe le ta shembim shtëpinë e Vlorës, që, për mua, s’ka asnjë rëndësi dhe nuk kam asnjë lidhje me të, ose me godinën ku u mbajt Kongresi i Lushnjës. Unë kam lindur në vitin 1935, ç’lidhje kam unë me të.

Vlerat vijnë nga vjetërsia. Francezët shitën një shishe vere të 1774-ës, 103 mijë euro. Kantina e ka mbajtur që në 1774-n. Kjo e bën vlerë dhe jo aftësia që të bësh një verë të re. Trashëgimia është pikërisht transmetimi, grumbullimi dhe ruajtja e vlerave, sepse ne kaq kemi.

Unë e di mirë dhe më dhembi që këta (aktorët) ishin shumë keq kur shkuan në Londër te “Shekspiri”, por ne këtë nivel kemi. Nuk është se ne në fusha të tjera jemi shkëlqyeshëm. Është gabim i rëndë. Trashëgimia jonë aty është. Se kaq kemi. Teatri ka vlera. Ne po ngremë lart e poshtë gjëra gjigande dhe nuk ka harmoni ndërmjet gjërave. Nëse do ndërtohen ato godina pas, ke disa ndërtesa të larta, dhe tërë atë qarkullim. Nëse vendos edhe 10 mijë banorë aty..është shumë e diskutueshme. Argumentet me zjarrfikëse janë qesharake”, tha Velo.

Maks Velo ka përmendur edhe kompaninë “Fusha”, e cila pritet të rrafshojë ndërtesën e Teatrit Kombëtar, teksa ka shtuar se një gjë e tillë nuk shkon.

Shkrimtari ka theksuar se në një rast kur bashkia merr përsipër një projekt të tillë, duke rindërtuar nga fillimi një teatër, nuk duhet t’ia dorëzojë atë privatit.

Në rast të kundër sipas Velos, ai nuk do të quhet më Teatri Kombëtar, por Teatri “Fusha”, duke kujtuar kështu edhe Shkëlqim Fushën, pronarin e kompanisë së sipërpërmendur.

“Fusha që ka marrë pronën private, e ka marrë dhe le ta ndërtojë atë një gjë e ulët modeste që ka për të shkuar në harmoni. Por këtu konfliktohen gjërat, sepse ata thonë që nuk kanë lekë. Por nuk mund të ndërtosh më një teatër me lekët e privatit, sepse ai nuk do të quhet më Teatri Kombëtar, por teatri “Fusha””, ka thënë Velo.

Duke u ndalur tek projekti për Teatrin, Maks Velo tha se ai ka disa defekte, ndërsa theksoi se salla e projektuar nuk është për skena teatri.

“Projekti ka disa defekte. Ai nuk merr parasysh sheshin para teatrit.

Në çdo vend të botë, Teatri ka një shesh, i cili është i rëndësishëm. Sheshi është një eveniment, kurse ky i kthen shpinën.

Si mund të pranosh një mur betoni? Së dyti, Rama gjithmonë ka bërë konkurse ndërkombëtare. Pse këtë radhë nuk e bëri? Së treti, ai kur erdhi ndoqi rregullin që studiot që sillnin projektin sillnin album. Pra nuk ka një program pune”, theksoi Velo.

a.s/dita

June 19, 2018 21:47
Komento

12 Komente

  1. Syri i Shkodres June 19, 22:21

    Te flasesh”qesim” sic thote turku! Maks Velo do te veje publiku te shikoje teater dhe jo nje plak si puna jote! Por jetojme ne demokraci dhe secili ka te drejte te thote mendimin e tij! Nuk e kuptoj se si mund te mbrohet nje ngrehine e tille dhe nuk duan nje ndertese moderne?! Dukush thote “dy duar per nje koke”! Hajde koke hajde! Dhe cfare kokash?! Saliu nga Vicidoli,Muli nga Kukesi.

    Reply to this comment
  2. Kopshtari June 19, 22:37

    Erion, leri ne ate mutin e qelbur qe kane ne mes te Tiranes se mire e kan. Kot perpiqesh tju besh nje teater modern e dinjitoz. Nuk e duan, se sjan mesuar te punojne si njerez. Jane mesuar te perçkendohen verave te qelbura me minj te teatrit. E vetmja frike qe kane eshte se mos u shembesh arkitekturen fashiste dhe u prish lidhjet e zeza.
    Artistet keta gjoja shpirtrat revolucionar, jane ber me reaksionar se gjith erresirat e koherave. Kundershtojn pa asnje argument llogjik. Çfare vlere ka e vjetra qe nuk ka cilesi o Velo? Kujton ti se bota ruan gjithe vjetersirat qe ka? Ta kan shpjeguar njeqind here qe godina eshte e cilesise aq te ulet qe sja vlen te rinovohet, por edhe sikur te rinovohej si ploteson nevojat e kohes. Ça jan keta te llastuar qe duan te luajn me parate e popullit, se vet sjane ne gjendje te paguajn as rrogat e tyre. Ne vend qe te thone faleminderit, protestojn. Boll se na çat menderen!
    Erion perdori me mire parate dhe token per ata qe kan me te vertet nevoj. Jepe token per kulla dhe merr ne kembim apartamente per te pastrehet. Hallexhinjte do te te jene perjet mirenjohes.

    Reply to this comment
  3. xxx June 20, 00:27

    Nuk jam per teatrin e vjeter se godine me rrezikshmeri po fundja le te ruhet si muze, pa aktivitet, ose aktivitet shume i kufizuar. Nuk eshte krejt gabim.

    Reply to this comment
  4. Kodra e Surelit June 20, 00:51

    Cfare talentesh ka nxjere Tirana e Shqiperia. Shkelqim Fusha pa mbaruar shkolle të mesme. Punonte kepucar né fshatin Farkë. Eshte sot pronari Tiranës. Çimi I Farkes eshte një kukull. Atë nuk e merje vesh kur fliste.

    Reply to this comment
  5. Aliu nga Selenic June 20, 01:30

    Edhe ky ka rrjedhur tani.! Ngado qe te sillet perseri ngelet varfanjak ku e kapin per veshi saliistet.!

    Reply to this comment
  6. Bardhi Tolabi June 20, 01:59

    Turp o Velo turp,sepse ti je denuar per modernizem dhe tani kerkon te mbash ne kembe nje gerdalle qe vec kushte teatri nuk ka.Nje godine e bere per nje jetegjatesi te shkurter,nuk ka parasysh te plotesoje te gjitha kerkesat e nje objekti te caktuar…
    Te pranojme se e rinovojme kete egzistuesin,kush do jape cfaqje atje?Keta qe jane sot dhe qe ankohen se po I hane minjte.,po I ze korrenti,ju bije ere shure e mut,ju duhet atyre dhe spektatoreve te mbajne batanije me vete ne dimer,apo te sjellin me vete kondicioner ne vere…
    Po ne se do na vije nje trupe teatrore e huaj,ne kete palo teater me nje emer te madh “Teater Kombetar” do e futim.Nuk besoj te pranojne te luajne e do na nxijne faqen ne per mediat boterore…

    Ah,po o Velo ka dhe nje zgjidhje tjeter,te kthehemi ne kohen e Enverit dhe te mbyllim kufijte e te na vizitojne miq nga Koreja e Veriut,Kuba apo kudi une tjeter…

    Tani,meqenese ty ta ngopi dhe vjera,ti nga inati kerkon t’ja ngopesh Teatrit dakort,zgjidh e merr.Ama mbvaj parasysh se ai burgu,te le me ndonje cen dhe kam frike se mos te ka bere cyryk nga trute dhe ty….

    Reply to this comment
  7. Arben June 20, 06:56

    Ca gjera i kap edhe ky.

    Lalidhjerit i qan syri per kullat 60 kateshe.

    prandaj eshte lene teatri pa pike investimi

    5 vite, qe te dilte lalidhjeri si mesia e te shpetonte

    teatrin.

    Lalidhjer o lalidhjermhajd me ha m….tin njeher

    Reply to this comment
  8. Sallakja June 20, 07:34

    O Maks, nuk te degjon njeri ore jo.
    Shqiperine e ka ne dore llumi.
    Plebejte vendosin per fatin e kombit.
    Nuk te mbetet gje tjeter vecse te hiqesh menjane e te shohesh “gallate”

    Reply to this comment
  9. kasemi June 20, 08:01

    Zoterinj pushtetare, beni mo nje ligj per privatizimin e teatrit kombetar. Ky lloje taetri me keta soj artistesh nuk i duhet askujt sepse nuk ka asnje lloje vlere, lere me historike. Nuk jane keta artiste qe kane bere historine e teatrit ne shqiperi, ata te shkretet kane vdekur ose jane ne prag. Ata do te respektohen ne jete te jeteve, por jo kodoshet dhe palacot qe dalin cdo dite e nuk lene shrje e fyerje pa bere publikut dhe kolegeve te tyre.

    Reply to this comment
  10. sopiqoti June 20, 09:36

    Me fal o i nderuari Maks Velo POR qe te dalish ne mrojtje te nje “..k a r a k a t i ne..”e ndertuar nga fashistet e Musolinit dhe me materiale “pupuliti” kjo eshte e pafaleshme per ty.PSE nuk e ngrite zerin kur u e shperfyturuan KINOSTUDIN ??.Ku ishe?Godina e teatrit te sotem eshte ndertuar me te njetat materiale qe ishin ndertuar barakat e S.K.A.I -as,shoqerise italiane qe prodhonte pllaka per shtrimin e rrugeve te Tiranes.Te lutem Maks Velo,sillu dhe mbaj qendrim si ARTIST dhe jo si lapanjos.

    Reply to this comment
  11. info analitike June 20, 10:07

    Shoke le te rrafshojme gerdallat ashtu si teatrin le te rrafshojme edhe piarmiden qe eshte jashte cdo kushti teknik. Shteti tha nuk ka para e keshtuqe i bie qe edhe piramida duhet shembur e rindertuar me kulle si statdiumi dhe teatri si thoni shoke eksperte tutologe?

    Reply to this comment
  12. Jimi June 20, 12:46

    Per fat te keq ti e jetove rinine tende i privuar nga te tjeret nga shum endra e deshira, por per fat te keq te njejten gje qe te tjeret ben ndaj jush, ju po kerkoni t’ja beni te rinjeve te sotem!? Te rinjte e sotem duan breke te reja dhe nuk duan kurrsesi breke me andra!

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*