Makutëria…(“Me duart në xhepat tona, me dhëmbët në mishin tonë!”)

July 11, 2018 12:01

Makutëria…(“Me duart në xhepat tona, me dhëmbët në mishin tonë!”)

Ka vuajtur dhjetëra shekuj,
dhe do vuajë njerëzia,
gjersa në të njëjtën rrugë,
ecën dhe makutëria!

Them se është makutëria,
porsi drogë edhe farmak,
njeriu krejt si padashur,
e fillon pak e nga pak!

E kërkon pak e nga pak,
po më pas nuk flë më gjumë,
nuk njeh kufi edhe cak,
se kërkon shumë e më shumë!

Nuk ndalet makutëria,
kërkon tjetër edhe tjetër,
s’të shpëton as Perëndia,
po mbete në atë kthetër!

Çdo makut është i pështirë,
ndonjë mund ta njihni vetë,
po ai kthehet mynxyrë,
nëse ka dhe pak pushtet!

Nëse ka dhe pak pushtet,
s’është gjë mortja dhe tërbimi,
për të shtuar pasurinë,
s’ndalet para asnjë krimi!

Nëse njeh makutërinë,
sheh gremina të mëdha,
sa është pak që me shejtanin,
të pish gjak-të bëhesh vlla!

Makutëria nuk ngopet,
ta kthejë vendin në varrezë,
dhe gremina njerëzore,
është gremina më e zezë!

Makutëria nuk ngopet,
me para dhe me pushtet,
si Klitgordi i Lashtësisë,
ajo ha dhe bijtë e vet!

Nëse mëndjen vrisni pak,
mos thoni:”S’i kemi hasur!.”,
se makutët tek ky prag,
vite shumë i kemi pasur!

Një vend që drejtojnë makutët,
është si truri me tumor,
pikërisht ndaj dhe përmbysen,
kur ka zgjedhje në Qershor!

T’i shpëtosh asaj murtaje,
duhet që të jesh një Burrë,
por dalin makutë të rinj,
dhe kokën ne s’e ngrëmë kurrë!

Po të zuri ajo flamë,
s’mban dot frerë dhe kapistër,
se dikur Kryemakuti,
ishte dhe Kryeministër!

Hall i madh është me njeriun,
kur zgjat fjalët si tërkuza,
se për dreq dhe për Të Riun,
ka në treg dhjetëra akuza!

Dhe ky thonë që është makut,
nga paraja keq verbohet,
ndaj kërkojmë ne me ngut,
nga akuzat të pastrohet!

Ka akuza si i Vjetri,
që i korrte gjithë të mbjellat,
po për këtë s’themi dot,
që erdhi drejt e nga shpellat!

Jam vërtetë i mrekulluar,
si kurrë s’kam qënë më parë,
se lexoj e mbaj në duar,
me të vërtetë një thesar!

Katër vargje jo më shumë,
po katër margaritarë,
këto shtigje ku shkoj unë,
janë hapur shekuj më parë!

Katër vargje për makutët,
mrekulli me të vërtetë,
për kusarët dhe harbutët,
parazitët në pushtet!

“Të ngrehosur nëpër frona,
parazitët janë gjithmonë,
me duart në xhepat tona,
me dhëmbët në mishin tonë!”

Arben Duka

July 11, 2018 12:01
Komento

5 Komente

  1. info analitike July 11, 22:02

    Sa te veshtire e ka bejtexhia qe te thote se makuteria eshte partia!
    Hajdutet dhe halldupet i ke aty ne gjirin e partise se ciles i ben dua o bejtexhi. Po te shesin detin me keq se Saliu e ti hic. Po bejne para me dallavere me truallin publik e ti hic, po vjedhin me keq se Saliu e ti hic, po ia kalojne edhe saliut me despotizmin e arrogancen e ti hic, po e cojne borxhin e shtetit ne shifra stratosferike e ti hic. Te te rroje partia o bejtexhi!

    Reply to this comment
  2. N.VJOSA July 12, 07:17

    Aman ore Arben,
    beja qefin ketij Infos se xha Saliut!…
    Thua te pakten qe Edi Rama eshte me i keq se Saliu!
    Thuaj ore se makuteria eshte partia!
    Se po shesin detin, ore, kur per Detin nuk eshte bere akoma marrveshja…(!)
    Se po bejne dallavere me truallin publik , pa nuk ka gje se Teatri ka rrezik ti zere brenda ca aktore kusare nga ata qe kerkojne ombrelle tek xha Saliu…!
    Po pse o Info nuk i denoncon ne Prokurori keta qe vjedhin me keq se Saliu?…
    Apo e ke me kollaj te flasesh veresie dhe te besh Vuvuzelen e Salush Lulush Kabush Mona Kusares me Cizme?!…

    Reply to this comment
  3. Tap Topi July 12, 07:54

    Më në fund ja dhe poeti,
    Pak me stil e ndrroi pllakën,
    Do t’na thotë se ky i riu,
    Si i vjetri po merr hakën !

    Plot pesë vite pyka s’hanin,
    Shërbëtorët e oborrit,
    Sklepa sytë u patën zënë,
    Me gisht bënin veç drejt horrit !

    Veç për horrin lapsin mprihnin,
    Letrashitësit tanë miopë,
    Hallakatur nëpër media,
    Porsi bajgat copë-copë !

    Hallakatur nëpër media,
    Si ushtarë të një kaláje,
    Të reshtuar prapa “njëshit”,
    Përgjegjës të ksaj tymnaje !

    Kjo kalá me rërë ndërtuar,
    Nga duar makutërie,
    Po shkërmoqet brenda vetes,
    Pas do lërë vetëm një hije !

    Reply to this comment
  4. Remember... July 12, 08:00

    Shpëtomë, o Zot, aman nga shqiptarët

    I shoh të munduar me kryet në hi,
    Luftojnë të jetojnë, s’jetojnë dot pa luftë,
    Rrëzohen dhe ngrihen, dërrmohen prapë çohen,
    Batakut i ikin, të venë në batak,
    Po gjakun s’e prishin, se prapë do luftojnë.

    Me thonj e me dhëmbë, të kapen pas jetës,
    Me kryet në hi, ta gjejnë një copë bukë,
    Dhe qeshen e qeshen, mes baltës ngërdheshen,
    Shpëtomë, o Zot, aman nga shqiptarët.

    Jetojnë në mes plehut, dhe thonë “s’ka problem”,
    Po ngado ta kthejnë kokën, do gjejnë veç problem,
    Telashe dhe halle, një mal me probleme,
    U ikin me vrap, i ndeshin përballë,
    U mbyllin një portë, u hyjnë në oxhak.

    I djegin me flakë, u ngjiten në kokë,
    Po s’jepen ata, dhe kokën e ngrenë,
    Dhe gjejnë pakëz zë, për të thënë “ska problem”,
    Ngrihen shulaten, sfiliten rropaten,
    Shpëtomë, o Zot, aman nga shqiptarët.

    (Nga i ndjeri A. Klosi)

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*