Makutëria… (“Me duart në xhepat tona, me dhëmbët në mishin tonë”)

Arben Duka October 24, 2015 15:49

Makutëria… (“Me duart në xhepat tona, me dhëmbët në mishin tonë”)

Ka vuajtur dhjetëra shekuj,
dhe do vuajë njerëzia,
gjersa në të njëjtën rrugë,
ecën dhe makutëria!

Them se është makutëria,
porsi drogë edhe farmak,
njeriu krejt si padashur,
e fillon pak e nga pak!

E kërkon pak e nga pak,
po më pas nuk fle më gjumë,
nuk njeh kufi edhe cak,
se kërkon shumë e më shumë!

Nuk ndalet makutëria,
kërkon tjetër edhe tjetër,
s’të shpëton as Perëndia,
po mbete në atë kthetër!

Çdo makut është i pështirë,
ndonjë mund ta njihni vetë,
por ai kthehet mynxyrë,
nëse ka dhe pak pushtet!

Nëse ka dhe pak pushtet,
s’është gjë mortja dhe tërbimi,
për të shtuar pasurinë,
s’ndalet para asnjë krimi!

Nëse njeh makutërinë,
sheh gremina të mëdha,
sa është pak që me shejtanin,
të pish gjak-të bëhesh vëlla!

Makutëria nuk ngopet,
ta kthejë vendi në varrezë,
dhe gremina njerëzore,
është gremina më e zezë!

Makutëria nuk ngopet,
me para dhe me pushtet,
si Klitgordi i lashtësisë,
ajo ha dhe bijtë e vet!

Nëse mendjen vrisni pak,
mos thoni: “S’i kemi hasur!”,
se makutët tek ky prag,
vite shumë i kemi pasur!

Një vend që drejtojnë makutët,
është si truri me tumor,
pikërisht ndaj u përmbysën,
në Njëzet e Tre Qershor!

T’i shpëtosh asaj murtaje,
duhet që të jesh një Burrë,
por dalin makutë të rinj,
dhe kokën ne s’e ngremë kurrë!

Po të zuri ajo flamë,
s’mban dot frerë dhe kapistër,
se gjer dje Kryemakuti,
ishte dhe Kryeministër!

Halli i madh është me njeriun,
kur zgjat fjalët si tërkuza,
se për dreq dhe për Të Riun,
ka në treg dhjetëra akuza!

Dhe ky thonë që është makut,
nga paraja keq verbohet,
ndaj kërkojmë ne me ngut,
nga akuzat të pastrohet!

Ka akuza si I Vjetri,
që i korrte gjithë të mbjellat,
për Të Riun s’themi dot,
që erdhi drejt e nga shpellat!

Jam vërtetë i mrekulluar,
si kurrë s’kam qenë më parë,
se lexoj e mbaj në duar,
me të vërtetë një thesar!

Katër vargje jo më shumë,
po katër margaritarë,
këto shtigje ku shkoj unë,
janë hapur shekuj më parë!

Katër vargje për makutët,
mrekulli me të vërtetë,
për kusarët dhe harbutët,
parazitët në pushtet:

“Të ngrehosur nëpër frona,
parazitët janë gjithmonë,
me duart në xhepat tona,
me dhëmbët në mishin tonë!”

 

Shënim i autorit: Katër vargjet në thonjëza të strofës së fundit, janë marrë nga libri “Amaneti i Poetit” të autorit Ndoc Logu. Autorësia është anonime.

A. Duka, Shtator 2013-23 Tetor 2015

Arben Duka October 24, 2015 15:49
Komento

4 Komente

  1. Tartufi October 24, 17:10

    Makuteria nuk ngopet
    me shtipje,dhe me pushtet
    si dylberi i komunisteve
    ajo ha dhe bijte e vet

    Jane te forta keto o beni i vargjeve te pa mbaruara.
    Origjina e kesaj makuterie vjen nga mbeturinat e dylberizmit gjirokastrit.

    Reply to this comment
  2. SuloKapedani October 24, 20:55

    MAKUTERIA E KA ORIGJINEN NGA TABORRI I MATIT I CILI KA TERHEQUR KEMBEN ZVARRE DHE TE TJERET PO VAZHDOJNE SHEMBULLIN E TIJ QYSH TE FLORINJTE E ÇDO GJE QE ESHTE DJERSE E POPULLIT. FJALET E TJERA JANE BROÇKULLA NE HAVA.

    Reply to this comment
    • Tartufi October 24, 21:22

      O hajvani sulo qe ne te vertete je nje kulo,,, ketu nuk qeveris monarkia dhe
      mbeturinat e saj,,, por qeveris mbeturina e dylberit komunist o qesharak,,, si
      ne krahun e nje partie qe quhet demokratike dhe ne krahun e nje partie qe
      quhet socialiste. Te kam replikuar disa here ,deri ne ofendim,,, Ky popull ka
      nevoje per qytetare te goditi dhe vellane e tij per ate qe ben kunder ketij populli
      te mjeruar dhe viktime nga kjo histori kaq e peshtire. Nuk ka vlere o hajvan te
      shashe nje mashtrim kur bhesh pjese e nje mashtrimi tjeter,
      C vlere ka per mua te mbroj shpellarine dhe ne anen tjeter te shaj stanerine???

      Reply to this comment
  3. Kris 1 October 25, 00:11

    Mire thua por shqiptaret jane lekure e kocka dhe rrobat I Kane pa xhepa.Xhep

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*