Makutëria

May 29, 2015 14:57

Makutëria

Arben Duka

 

Ka vuajtur dhjetëra shekuj,
dhe do vuajë njerëzia,
gjersa në të njëjtën rrugë,
ecën dhe makutëria!

Them se është makutëria,
porsi drogë edhe farmak,
njeriu krejt si padashur,
e fillon pak e nga pak!

E kërkon pak e nga pak,
po më pas nuk fle më gjumë,
nuk njeh kufi edhe cak,
se kërkon shumë e më shumë!

Nuk ndalet makutëria,
kërkon tjetër edhe tjetër,
s’të shpëton as Perëndia,
po mbete në atë kthetër!

Çdo makut është i pështirë,
ndonjë mund ta njihni vetë,
por kthehet në një mynxyrë,
nëse ka dhe pak pushtet!

Nëse ka dhe pak pushtet,
s’është gjë mortja dhe tërbimi,
për të shtuar pasurinë,
s’ndalet para asnjë krimi!

Nëse njeh makutërinë,
sheh gremina të mëdha,
sa është pak që me shejtanin,
të pish gjak-të bëhesh vëlla!

Makutëria nuk ngopet,
ta kthejë vendin në varrezë,
në greminat njerëzore,
është gremina më e zezë!

Makutëria nuk ngopet,
me para dhe me pushtet,
si Klitgordi i lashtësisë,
ajo ha dhe bijtë e vet!

Nëse mendjen vrisni pak,
mos thoni: “S’i kemi hasur!”,
se makutët te ky prag,
gjithë jetën i kemi pasur!

Një vend që drejtojnë makutët,
është si truri me tumor,
pikërisht ndaj u përmbysën,
në Njëzetë e Tre Qershor!

T’i shpëtosh asaj murtaje,
duhet që të jesh një Burrë,
po dolën makutë të rinj,
kokën s’do ta ngremë kurrë!

Po të zuri ajo flamë,
s’mban dot frerë dhe kapistër,
dhe gjer dje Kryemakuti,
ishte dhe Kryeministër!

Kemi folur e stërfolur,
ndaj më tutje kot ta zgjasim,
për këtë që kemi sot,
do shikojmë e do flasim!

Do shikojmë e do flasim,
kemi një lloj parametri,
ky s’duket se ka të zezat,
që kishte ai i vjetri!

S’duket si makuti i vjetër,
që i korrte gjithë të mbjellat,
s’mund t’i japësh aq pushtet,
njërit që vjen drejt nga shpellat!

May 29, 2015 14:57
Komento

9 Komente

  1. emigranti May 29, 15:21

    Tre strofkat e para me duken sikur jane shkruajtur per Erin. Shum mire mor poet i ” vegjelise”

    Reply to this comment
    • ivani i madh May 29, 19:05

      Ti ri gati per poezine e rashes si qeni I ruges para deres se kasapanes.Lere poetin ne punen e tij ,to vazhdo laj halet e botes se per ate pune je nuk ke kellqe te besh replike me Duken.

      Reply to this comment
  2. 5/1 May 29, 19:20

    O Zoti Arben..

    Ky makuti I Tropojes, a beson ti se do mbushte 24 ore gjalle pa patur prapa bythe ate makutin elez biberaj & company qe e pruri ne 1991 dhe po e mbron me cdo cmim tani gjoja per te luftuar karmunzmin se gjoja po rrezikon akoma ate vend ..kur amerika po lidh mardhenie dipllomatike me fidel kastron ?

    a e do nje poezi dhe ai lul donaldi qe takon cdo muaj makutin berishe..

    ae di zoti LUL DONALD KETE rromanin criminal te “mikut” te tij kriminel se kabllogramet e ambasadës amerikane në Tiranës, dërguar DASH, dëshmuan qartësisht se çfarë mendonte Uashingtoni për pushtetin e Sali Berishës. Në kabllogramet e publikuara nga Uikiliks, përmendej Luan Hoxha për një bisedë në të cilën ai kishte informuar ambasadorin amerikan Uidhers në lidhje me Gërdecin. Hoxha kishte dënuar tek Uidhers edhe kërcënimet e djalit të Berishës, nëpërmjet telefonit. “Hoxha pranoi se stafit të tij ishte thënë të transportonte municionin në atë vend dhe të ruante vendin. Pas kësaj, presioni mbërriti përmes telefonit nga një djalë i ri, i cili më pas u konfirmua si Shkëlzen Berisha, djali i kryeministrit, që e urdhëroi të vijonte dërgimin e municionit të kalibrit të lartë në Gërdec, pa pasur asnjë vonesë”, shkruhet në kabllogramin e ambasadës së SHBA.
    Uikiliks, SHBA: Berisha strehon të akuzuarit e Gërdecit
    Në një kabllogram të dërguar më 17 prill 2009 nga ambasada amerikane drejt Departamentit të Shtetit, thuhet se: “Të akuzuarit e skandalit të Gërdecit mbajnë postet qeverisëse në Shqipëri dhe madje, atyre po u kërkohet ndihma-ekspertizë për hetimin më të madh në vend”. Sipas amerikanëve, të pandehurit e Gërdecit hetuan veten për tragjedinë. Në kabllogram theksohet se kjo është një shaka e Ministrisë së Mbrojtjes pasi Prokurorja e përgjithshme ka dërguar një kërkesë në Ministrinë e Mbrojtjes për ndihmë me ekspertizë ushtarake në hetimin për Gërdecin, dhe kështu drejtori e gjen veten duke dhënë ekspertizë dhe këshilla për hetimin. Pasi edhe pse akuzohen për shpërdorim detyre, drejtorët nuk janë lëvizur nga postet.
    Kabllogrami, Fahri Balliu u përfshi në Gërdec
    Ish-ambasadori amerikan në Tiranë Xhon Uidhers, informoi Departamentin Amerikan të Shtetit, mbi përfshirjen e një klani të ri të familjes Berisha në Gërdec, për mbrojtjen e përgjegjësve të tragjedisë si dhe për presionet mbi Ina Ramën për të mbyllur skandalin. Në kabllogramin që mban datën 17 prill 2009, thuhet se Fahri Balliu është i përfshirë në skandalin e Gërdecit, por ai çuditërisht nuk u hetua nga drejtësia.
    Kabllogrami, Shqipëria theu embargon e armëve
    Ish-ambasadori amerikan në Tiranë, Xhon Uidhers, në një kabllogram drejtuar Departamentit Amerikan të Shtetit, trajton trafikuan e armëve dhe rolin e MEICO-s. Në kabllogram thuhet se Shqipëria ka shkelur embargon e armëve me Kongon, i ka shituar Sudanit helikopterë si dhe ka trafikuar armë sistematikisht drejt Afganistanit.
    Kabllogrami, Berisha afera me armët
    Një tjetër kabllogram që zëvendësambasadorja amerikane në Tiranë Deborah Jones i ka dërguar Departamentit Amerikan të Shtetit, flet mbi përfshirjen e kryeministrit Berisha dhe kreut të shtetit në një skandal me pronat e ushtrisë shqiptare. Në kabllogramin e saj, shpreh shqetësimin e thellë për spastrimin e të gjithë drejtuesve të lartë të ushtrisë, të cilët nuk pranuan t’u shesin pronat e ushtrisë miqve të Berishës.
    Agjent i UDB
    Sali Berisha akuzohet se është rekrutuar nga UDB, shërbimi sekret jugosllav. “Sali Berisha është spiun i UDB jugosllave. E ka vendosur Shqipërinë dhe Kosovën nën varësinë energjitike të klaneve mafioze serbe”, ka deklaruar Taulant Balla. Në këtë kuadër, dyshohet se kryeministri i ka ruajtur lidhjet e tij me të gjitha pushtet që janë instaluar në Serbi, përfshirë edhe atë të Millosheviçit.
    Bombardimi i Vlorës
    Sali Berisha deshi të mbante pushtetin me dhunë në ’97. Ai urdhëroi bombardimin e Vlorës me avionë ushtarakë, por fatmirësisht asnjë nuk ia zbatoi urdhrin. Më tej, ai tentoi të shtypte revoltat me SHIK-un famëkeq të Bashkim Gazidedes.
    SHIK-u famëkeq
    Emri i Sali Berishës lidhet me SHIK-un famëkeq. Ai ishte pjesë e një mekanizmi represiv të qeverisjes 1992-1997, me shpërndarjen e dhunshme të protestave të opozitës, me burgosjet pa shkak të kundërshtarëve, si dhe me antiamerikanizmin drithërues, që kaploi në ditët e saj të fundit, qeverisjen e parë të demokratëve.
    Zhdukja e Remzi Hoxhës
    Emri i tij lidhet me ngjarje ende të pazbardhura si rrahja për vdekje e një mitomani që e morën për gazetar, Bardhok Lalës, dhe zhdukjes së një biznesmeni kosovar, Remzi Hoxhës. Familja e të nderit Hoxha akuzon edhe sot Berishën dhe Gazideden për vrasjen dhe zhdukjen e njeriut të tyre. Thuhet se Hoxha u zhduk se ishte dëshmitar i lidhjeve të Berishës me Millosheviçin.
    Trafiku i armëve
    Kryeministri Sali Berisha dhe ministri i Brendshëm Arben Imami kanë thyer embargon e vendosur nga Këshilli i Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, duke trafikuar armë drejt Libisë në bashkëpunim me sekserë serbë të kërkuar ndërkombëtarisht. Ky është konstatimi i raportit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara për trafikun e armëve.
    Vrasjet e 21 Janarit
    21 Janari është ngjarja më e rëndë dhe njolla më e zezë e kësaj qeveri pas Gërdecit. Më 21 Janar qeveria vrau katër qytetarë të pafajshëm dhe plagosi me dhjetëra të tjerë. Në fillim Berisha tha se protestuesit kishin vrarë njeri-tjetrin, më pas pranoi vrasjet, por tha se Garda kishte zbatuar ligjin, pasi demonstruesit ishin vrarë brenda rrethimit. Kur u vërtetua se protestuesit ishin vrarë jashtë rrethimit, Berisha sajoi puçin e shtetit dhe ngriti një komision hetimor. Po ashtu, Berisha nuk lejoi as zbatimin e urdhrit të Prokurorisë për arrestimin e komandës së Gardës. Refuzimi i Berishës për të dorëzuar komandantët, shokoi ndërkombëtarët. Zhdukja e pamjeve filmike u vërtetua edhe nga FBI. Më pas Berisha hodhi në koshin e plehrave ekspertizën e FBI për vrasjet. Sot nuk ka asnjë të dënuar për këtë çështje.
    Vrasjet e Gërdecit
    Gërdeci është krijimi më i madh njerëzor dhe ekonomik i familjes Berisha. Tragjedia e Gërdecit është orkestruar në mënyrë të drejtpërdrejtë nga familja Berisha. Një biznes fitimprurës për kompaninë Albademil dhe SAC, por që nga shpërthimi i Gërdecit, humbën jetën 26 persona (mes tyre dhe baxhanaku i kryeministrit), u plagosën mbi 300 vetë dhe u dëmtuan mbi 4000 prona. Tre ditë më vonë jep dorëheqjen Ministri i mbrojtjes Fatmir Mediu, ndërkohë që prangoset Ylli Pinari, drejtor i MEICO, Mihal Delijorgji pronar i Albademil dhe Dritan Minxolli drejtor i fabrikës. Hetimet një vjeçare vunë nën akuzë 29 persona dhe çështja shqyrtohet në gjykatën e Lartë. Korrupsioni i Gërdecit, dhe dosja hetimore nxorën në pah shumë elementë. Një ndër njerëzit që kishte influencuar në bërjen e akteve nënligjore dhe ligjore që çuan në tragjedi ishte djali i kryeministrit, Shkëlzen Berisha.
    Shitja e detit Greqisë
    Mbetet historia më e zezë e qeverisë së Sali Berishës. Është konsideruar tradhtia më e madhe kombëtare pas shitjes së Shën Naumit nga Ahmet Zogu dhe shitjes së Shkodrës nga Esat Pashë Toptani. Ky skandal identifikohet me emrin e Sali Berishës dhe Lulzim Bashës. Ky i fundit asokohe mbante postin e Ministrit të Jashtëm dhe ka negociuar në fshehtësi marrëveshjen për shitjen e detit. Në takimin midis Dora Bakojanis dhe Lulzim Bashës më 20 mars 2008 një nga temat kryesore të bisedimeve ka qenë pikërisht marrëveshja për përcaktimin e kufirit detar.
    Skandali me rrugën Durrës-Kukës
    Tetor 2007: Durrës-Kukës, plas skandali më i madh financiar i kësaj qeverie. Protagonist është sërish Sali Berisha dhe Lulzim Basha. Prokuroria filloi hetimet. Dikasteri i Transporteve u vu akuzë. Procedurat për tenderin në Shqipëri, bazoheshin mbi ligjin anglez. Hetimet e prokurorisë çuan deri në heqjen e imunitetit të Lulzim Bashës. Sipas KLSH, në raportin e janarit 2008, abuzimi shkon deri në 232 milionë euro.
    Grabitja e SHQUP-it
    Sali Berisha po tenton të largohet nga pushteti, duke marrë me vendet edhe pasuritë shtetërore. Me një vendim të fshehtë dhe në bashkëpunim me Ministrin e Mbrojtjes dhe Presidentit, Berisha tjetërsoi Shtëpinë Qendrore të Ushtrisë, duke e kthyer në seli për PD. Po ashtu ai mori edhe Shtëpitë e Oficerëve në Fier dhe Shkodër.
    Zhdukja e Kosta Trebickës
    13 Shtator 2008: Humb jetën në rrethana misterioze aksidenti ish biznesmeni Kosta Trebicka, i pari biznesmen që denoncoi aferën korruptive të Gërdecit dhe trafikut të Armëve nga Shqipëria drejt Afganistanit. Hetimet e prokurorisë dhe konkluzionet e një eksperti amerikan nxorrën se vdekja e tij në një fshat të Korçës ishte aksidentale, edhe pse në opinion ky mendim nuk gjeti vend. Më pas emri i tij u përdor për luftë politike nga të dy palët.
    Damir Fazlliç, skandali me pronat dhe Argita
    5 Tetor 2008: Prangoset në Sarajevë Damir Fazlliç. Në Shqipëri kishte krijuar firmën SRF Developments, me administrator Erjon Isufin, kunatin e Lulzim Basha. Pas zgjedhjeve 2005, regjistroi në QKR tre firma. Ndërkohë që te Kompania Rompetrol kishte punësuar mbesën e Sali Berishës, shpresa Breçani. U verifikua blerja e tokave në Porto Romano, para se kryeministri Berisha ta deklaronte këtë si një park industrial. U akuzua edhe për ndërhyrje në blerjen e energjisë për llogari të Shqipërisë nga Rudnap. Ortakja e Argita Berishës, Flutura Kola i bleu Fazllicit një kompani në vlerën e 1.7 milionë eurove për firmën Croën Acquisitions.
    Zhdukja e 1.3 miliard USD
    .3 miliard USD janë zhdukur nga Shqipëria. Organizata “Global Financial Integrity” deklaroi se elita e korruptuar ka nxjerrë më shumë se 1.3 miliard dollarë nga Shqipëria. Ministri i Financave Ridvan Bode tha se ishte krenar për këtë shifër.
    Përplasja me SHBA për SHISH
    Korrik 2010. Shërbimi Informativ Shtetëror kthehet në një mollë sherri mes amerikanëve dhe qeverisë Berisha. Partia në pushtet tentoi të miratonte një ligj në Kuvend, i cili e kthente SHISH në një vegël në duart e Berishës. Beteja përfundoi me përçarjen e mazhorancës dhe më tërheqjen e Berishës para se të humbte pushtetin.
    Shkarkimi i kreut të SHISH
    Duke sfiduar hapur amerikanët, kryeministri Sali Berisha, ia arriti më në fund që të shkarkonte kreun e SHISH, Bahri Shaqiri, duke e zëvendësuar më një kamikaz politik, me të shkuar të zezë në SHIK-un famëkeq.
    hkarkimi i Ina Ramës
    muaj para se t’i mbaronte mandati. Skandali bëri bujë ndërkombëtare. Zonja Rama u zëvendësua me një njeri të besuar.
    Spastrimet në Ushtri
    as kapjes së Presidencës, Berisha iu turr Ushtrisë. Disa gjeneralë u liruan nga detyra në mënyrë arbitrare dhe pa asnjë bazë ligjore. Në vend të tyre u katapultuan ushtarë të oborrit të pushtetit.
    Masakra në drejtësi
    Pas bllokimit dhe rrëzimit të dekreteve të Topit, Berisha arriti ta shtrinte kontrollin e tij në piramidën e drejtësisë. Ai diktoi disa emërimeve nepotike në KLD, Gjykatën e Lartë, Gjykatën Kushtetuese dhe gjykatat e shkallëve më të ulta.
    52 hidrocentrale në duart e klanit familjar
    Gjatë tetë viteve në pushtet, mazhoranca e djathtë, ka dhënë 100 leje për ndërtimin e rreth 400 hidrocentraleve të përmasave të ndryshe. Licencat për ndërtimin e hidrocentraleve i kanë marrë kryesisht kunetërit e ministrave, burrat e deputetëve, njerëz pranë familjes kryeministrore dhe sekserë anonimë. Njerëzit e pushtetit kanë marrë 52 hidrocentrale.
    20 ligje klienteliste
    Kuvendi i Shqipërisë, gjatë tetë viteve të fundit, përpos shkeljes në mënyrë sistematike të Kushtetutës dhe Rregullores së Kuvendit, është kthyer në një zyrë noteria e qeverisë, ku noterizon dhe vulos dhunën e kartonëve ligjet klienteliste. Qeveria dhe Kuvendi kanë miratuar plot 20 ligje klienteliste.
    Shitja e Albtelekomit
    . Shtator 2005: Menjëherë pas krijimit të kabinetit qeveritar, Berisha anulon shitjen e Albtelekomit. “Nuk mund të lejojmë privatizimin e Albtelekom më shifra tepër të ulëta”, tha ai për Calik. Por vetëm pak muaj më vonë, kreu i qeverisë sërish ua dha Albtelekomin turqve.
    Fshesa në administratë
    Shkurt 2007: Për shkak të ndryshimeve në administratë dhe “fshesës Berisha”, buxheti i shtetit u detyrua të paguajë 1 milionë euro për të gjithë ata që u hoqën padrejtësisht nga puna. Ishte vetë Komisioni i Shërbimit Civil që zbuloi abuzimet e bëra në administratë nga ministrat kryesorë të qeverisë.
    Fahri Balliu
    15 Shkurt 2007. Skandali, rruga Levan-Vlorë i jepet firmës “Alpine”. Firma menaxhohet nga kunata e Fahri Balliut, anëtarit të Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike dhe botues i gazetës “55”. Ndërkohë që menaxherja e “Alpine” ishte njëkohësisht sekretare e përgjithshme e Ministrisë së Kulturës. Ndërkohë që austriakët e Alpine ishin të implikuar në një proces korrupsioni në Gjermani.
    Minierat
    29 Gusht 2007: vdes punëtori i katërt në minierën e kromit në Bulqizë. Menjëherë ministria ndërpret punën në minierë derisa të plotësoheshin kushtet. Por duke filluar që nga viti 2007 e deri më sot, fabrika nuk është mbyllur dhe në Bulqizë kanë humbur jetën nën shkëmbinjtë e galerive rreth 30 punëtorë.
    Presioni ndaj Financial Times
    2 Prill 2008. Qeveria shqiptare i bën presion gazetës prestigjioze Financial Times që të shihte edicionin special në këmbim të reklamave shtetërore që duhet të merrte nga ministritë. Por gazeta nuk pranoi këtë akord. Specialja botohet pa reklamën shtetërore, ndërkohë që menaxheri i gazetës Financial Times deklaroi se Berisha prishi kontratën me këtë gazetë.
    Spotet turistike
    Prill 2008: Qeveria nëpërmjet ministrisë së Kulturës paguan 300 mijë euro për spot turistik në CNN. Dokumentet zbuluan që Pango e bleu spotin katër herë më shtrenjtë sesa normalja.
    Arben Sefgjini
    5 Maj 2008: Gjykata shkarkon nga puna Arben Sefgjinin, drejtorin e përgjithshem të tatimeve në administratën e Sali Berishës. Akuzohet për zhdukjen e biznesmenit shqiptaro-maqedonas Remzi Hoxha. Drejtori vendoset në arrest shtëpie. Gjyqi vazhdon edhe aktualisht.
    Largimi i FMN
    23 Shtator 2008: Qeveria largon FMN nga Shqipëria. Në vitin 1996, ka qenë Fondi Monetar Ndërkombëtar ai që tërhoqi në mënyrë demonstrative, përfaqësinë e tij nga Shqipëria. Ishte pragu i kolapsit të piramidave, president i plotfuqishëm i Republikës ishte Sali Berisha dhe ministër Financash, Ridvan Bode.
    Lejet e ndërtimit
    26 Tetor 2008: Qeveria ndërmerr hapin e miratimit të një ligji të ri për lejet e ndërtimit “Për territorin”. Projekti shkaktoi skandal në zyrat e Bankës Botërore dhe Këshillit të Evropës: Qeveria po cenon autonominë e pushtetit vendor. Jemi kundër.
    Ligji i dosjeve
    16 Dhjetor 2008: Ligji i “Spiunëve”, Berisha akuzon Zamir Shtyllën drejtorin e hetimeve në Prokurorinë e Përgjithshme si hetues komunist. “ky është një ligj që prek shtyllën dhe gjithë shtyllat e tjera” deklaroi Berisha. Zamir Shtylla jep dorëheqjen nga prokuroria, ndërkohë që hetonte çështje të rëndësishme si Gërdeci, Fazlliç e Durrës-Kukës.
    Skandali me “Plazhin e Gjeneralëve”
    29 Janar 2009: Skandali me pronat për herë të parë emri i kryetarit të grupit parlamentar të PD Astrit Patozi në skandalin e “Plazhit të Gjeneralëve”. Arrestohet Fatos Gjuzi, i cili ishte edhe kryeregjistruesi i Kavajës, njëkohësisht kushëri me kryetarin e grupit parlamentar të PD.

    VIJOJNE DHE SHUME KRIME TE TJERA QE SI GJENDET FUNDI

    po keto lute dhe arvizute qe mbeshtesin akoma makutin berish..nuk kane faj ?

    Reply to this comment
  3. LOVE May 29, 19:40

    jo mo jo , ju jeni personifikimi i ndershmerise .
    aty ne radhet tuaja ,te gjithe per buke vdesin nga shoku Koqo ,Harasani ,Fideli ,Anastasi
    ….gjithe ata kelyshat qe ishin kr bashkie nga 12 vjet ,per buke dhe nga diabeti do vdesin 😛

    ju erdhet ne pushtet me babane e ndershmerise ….
    me ate qe i publikuat vidion ….se besoj se e ke harruar …ah ,cfare po them
    po ju per pushtet [ para] shisni nene e babe jo me ca kokepalare .
    ju me te ardhurat e Kurbanit rroni ende ,me sa her beni kurban Shqiperine
    nga thonjte e paprere te bunkeri ne Surrel me materiale te varfera e keni 😛

    sa her te kam thene mbaj pppppppoezite ne nivel filozofik ,mos i ndaj klasat ne ato punetore dhe ne armiq ,e di qe e ke semundje te vjeter ,po sot nje
    mmmmmmmmmmmm.et e ndare ne gjysem jeni 😛

    Reply to this comment
  4. lere mostren se i vjen era berishmalokarit May 29, 20:52

    per komentuesin ivani i madh.

    ky komentusi me pseudonim “emigranti” eshte nje lloj zvarraniku forumesh qe ose eshte
    -maniak komentesh
    -ose zhurmues i shqupit
    -ose kalon kohen ne ndonje spital psiqiatrik
    ne cdo poezi te e ben dukes, e ke si ato qe rrine prapa ferrave dhe”gjuajne” sa del nje poezi e re ,ky alternon pseudonimet nastradini,info,emigranti,ceur,e verteta,mentari,rrokari,markujku dhe kur del ndonje artikull per “shokun enver” i fut nha 20-30 komente dhe nuk le komentues pa ju ngjitur si muti pas kepuces
    shikoje tani sa here do dale me emra fallco te ndryshem..eshte funny

    Reply to this comment
  5. Kris 1 May 30, 04:16

    je verbuar poet qe me 23 qershor dhe nuk shikon makutet e rinj qe e kane mare vehten.Ne 24 ore te dites punojne 72 ore dhe firmosin deri ne 10 bordero.
    E hoqem makutin plak thua ti.Si u hoq e kush e hoqi?Ne kokpalaret ngopemi me perralla.
    Makuti eshte ne kuvend dhe tall bithen me taksat tona

    Reply to this comment
    • Dr May 30, 11:31

      o i krisur nr 1

      keto qe fituan ne 23 qershor 2013 e moren vendin me nje ekonomi te vdekur dhe shtet inegzistent dhe duhet te pakten 10 vjet te rikuperohen.

      ndryshimi rrenjesor midis makuteve te PS me ato te PD qendron ne faktin se drejtohet nga nje bande kriminale qe ka kryer krime kunder kombit shqiptar,vrasje,tradheti,genocid si nje parti ektra fashiste

      nqs duhet te shajme PS eshte se ka tradhetuar votat e 23 qershorit 2013 qe ishin pr denimin e bandes 2B
      Dhe faktori nderkombetar (aleatet e leshit) po tolerojne neveritshem dy kriminelet me te medhenj te kombit shqiptar te pandehurit sal berishoviq dhe lul bashic

      Epopeja 25 vjecare e pabesueshme e krimeve te perbindeshit Berishovic & sons
      1-puci shtetit 1991
      2-lufta veri-jug 1997
      3-kater mije te vrare ne 1997
      4-urdheri per sulm kimik 1997
      5-remzi hoxha
      6-fshehja e kumbaros
      7-kosta trebicka
      8-fatmir xhindi
      9-oficeri shikut
      10 gjyqtari konomi
      11-viktimat e gerdecit
      12-protestuesit e 21 janarit
      13-akuzoi PS per vrasje nga mbrapa
      14-manipuloi mjeket e spitalit ushtarak
      15-ktheu k/m ne spital fushor
      16-refuzoi dorzimin e gardisteve
      17-terrorizoi presidentin si horr bulevardi
      18-perdhosi k/prokuroren di lavire
      19-ofendoi k/shikasin si pucist
      20-kercenoi ramen me egzekutim
      21-akuzoi dhe kercenoi 4 gazetare
      23-u fshine filmimet
      24-u ndrruan tytat e armeve
      25-u dekorua burri shtetit
      26-u dekorua ylli ne ngjitje
      27-u menderosen ekpertizat e FBI
      28-u zevendesua presidenti
      29-u zevendesua k/prokurri
      30-u zevendesua k/bashkiaku
      31-u zevendesua k/shiku
      32-u terrorizuan gazetare
      33-u tha se do ja u bej prape si ne 21 janar
      34-liroi vrasesit nga burgu ne shkurt 2012
      35-genocid fisit haklajve
      36-tritol te varezat e haklajve
      37-bulldozer te shtepia e haklajve
      38-vrasja mafjoze e Mirush Matit
      39-thika pas shpine Bujar Kaloshit
      40-vrasja e Aleks Kekes
      41-masakrimi Edi Rames
      42-masakrimi Zamir Dules
      43-masakrimi Bardhok Lales
      44-vrasja Florian Viles
      45-egzekutimi Anton Gjergjit
      46-egzekutimi Vaid.Lames
      47-perndjekja e Zef Brozit
      48-perndjekja e gjen.Luan hoxha
      49-perndjekja e Shinasi Rames
      50-terrorizimi Eduart Sallamit
      51-terrorizimi Arben Dukes
      52-rrahja e Paskal Milos ne Bruksel
      53-burgosjae e A.Frangajt
      54-burgosja e A.Ristanit
      55-vdekja misterioze P.Arbnorit
      56-vdekja misterioze Safet zhulalit
      57-vdekja misterioze Ali Spahia
      58-vdekja misterioze Besnik jacellit
      60-vdekja misterioze Gezim Dibra
      61-egzekutimi ahmet krasniqit
      62-egzekutimi ilir koloshevcit
      63-vdekja misterioze xhavit hana (prokurori gerdecit)
      64-eleminimi misterioz i L.Ihsanit (sekretarja berishes 13 vjet)
      65-vdekja misterioze Bashkim Gazidede
      66-vdekja misterioze Ferit R.Hoti
      67-vdekja misterioze Tani Topit
      68-vdekja misterioze Gramoz Pashkos
      68-Eleminimi Gani Malushit
      69-nxjerrja ne prite e azemhajdarit
      70-vrasja e 10 komisareve te policise
      71-vrasja e mbi 500 policeve ne detyre
      72-ngujimi i 3110 familjeve ose jane gjak
      73-…1800 te vrare me kanun
      74-prishjen e qeverise stabilitetit 91′
      75-fronezimi i janullatusit
      76-aderimi ne konferencen islamike pa referedum
      77-sabotimi i levizjeve per pamvaresi ne kosove
      78-furnizimi me nafte i milloshevicit
      79-vjedhjen e votimeve 96′
      80-rrahja masive e demonstrueve ne sheshin Skenderbej
      81-rrezimin e shtetit dhe vellavrasja ne 97′
      82-grushti i shtetit shtator 98′
      83-impikimi familjarisht i tij ne holokaustin e gerdecit
      84-miratimi i varrezave te ushtareve greke
      85-injorimi total i ceshtjes came
      86-shitja e detit jon
      87-implikimi me ligjin e plehrave
      88-vjedhje e votimeve ne 2009
      89-prishja klasave sportive
      90-prishja e rrjeteve kulluese
      91-tallja me shkollene plepave
      92-masakra e 21 janarit
      93-vjedhja e votimeve 2011
      94-perdhosja e luftes N.CL
      95-glorifikimi i satrapit zog
      96-deklarata qe kemi gjak turku.
      97-Shitja e resurseve strategjike
      98-lidhja me mafiozet e podestes
      99-parlameti i ri
      100-stadiumi i ri
      101-xhamia e re
      102-rruga e Arberit
      103-rrethrrotullimi ne unaze
      104-h/c skavices
      105-h/c devollit
      106-mullinjte e eres ne karaburun
      107-centrale atomike per tu bere superfuqi
      108-hekurudha tirane-pekin
      109-superfuqi arroresh
      110-mbjellja e 10 miljon rrenje ullinj
      111-kalimi borxhit jashtem 66% (falimentim)
      112-mos pagimi 500 miljon investitoreve
      113-demi me “Cez-in” rreth i miljard dollare
      114-Krimi me TEC Vlore mbi 200 miljon dollare
      115-qindra miljone me pronaret e tokave (strasburgu)
      116- mashtrimi i te perndjekurve politike ne pagesa
      117-mashtrimi kriminal me legalizimet
      118-deshtimi i censusit
      119-vjedhja e 300 miljon dolarev te rruga kombit
      120-shitja e hidrocentraleve
      121-shitja mafjoze e armatimeve
      122-shitja e reparteve ushtarake + shqup-in
      123-deshtimi i shitjes albetrolit dhe armos
      124-linja e tramvajit Lulit ne tirane
      125-shqiperia 1-euro
      126-denoncimi i Hysen Shoshorit
      127-enoncimi i Margarira Kostaqit
      128-tjetersimi mafjoz i Shqup-it
      129-tjetersimi mafjoz i ambasades kineze
      130-tjetersimi mafjoz i sh.o. Fier
      131-ri-aprovim i ardhjes milionave ton plehrave
      132-tejkalimi borxhit public mbi 65%
      133-borxhi ndaj biznesit 1 miljard dollare
      134-borxhi stratosphere me Cezin
      135-cmenduria me emrin e bjeshkeve te nemuna.
      136-perdhosja e eshtrave te A.Hajdarit dhe VK.
      137-lejimi i rajersonit ne fushate elektorale 1992
      138-mos hapja e dosjes se sigurimit shtetit
      140-poshtrimi i Jon Withersit
      141-poshtrimi i Arvizuse
      142-loja me LHL
      143-komplloti Sokol Olldashit
      144-loja me lazaratin
      145-helmimi Ferdinant Ponit
      146-pagesa e vrasjes se Santos
      147-teatri qe po luan me Fullanin
      148-uzurpimi bsh
      149-uzurpimi i bankes Santos
      150-“Dasma” per kapjen e nipit enverit
      151-‘Nxjerrja” e kalibruar e videos Metes
      152-Nxjerrja” e kalibruar e kamikazit Doshi
      153-Perdorimi i Dritan Priftit si Video Master Spy
      154-Neni naziskin 24/1 i 1992 (shpartallimi shtetit)
      156-komisjoni varrim –zhvarrimeve
      157-kanibalizmi ne varrezate kombit 3 maj 1992
      158-shkarkimi illegal i maks haxhise 1998
      159-mos kallzimi I krimit te doshit 3 muaj
      160-paisja e familjes & fisit me pashaporta dipllomatike
      161-paisja e 10 terroristev islamike me pashaporte shqiptare 93’
      162-enigma e goditjes dhe vdekjes Agim Shukes
      163-ultimatumi drejtuar Qazim Gjonajt per gjyqin e 2 prillit
      164-presioni mbi Prele martinin per gjyqin e 2 prillit
      165-enigma e arit londres (1993 me rajersonin)
      166-enigma e kaparit te albetrolit 2012 (mbi 85 milon $)
      167-enigma e pallateve nga malajzi a ne laprake
      168-emrimi I gazidedes ne shik (master spy)
      169-takimi sekret me milloshevin (1995)
      170- takimi sekret me gjeneralin Boban te vila nr 4
      171-takim I fshehte me Ivanovicin ne Kras Montana
      172-reabilitimi I kriminelit Gazidede 2005
      173-reabilitimi I kriminelit Agim Shehu 2005
      174-shkaterrimi dhe demtimi I hekurudhave
      175-prishja e hekurudhes milot rreshen klos
      176-zhdukja e stacionit trenit Tirane
      177-ofendimi I NY TIMES leter higjenike
      178-shkon ne USA 1992 me ndihmen e nje big-shefi te Cia-s
      179-skandali Levan-Fier( fari balliu-alpine)
      180-Debimi I Mustafajt para vizites Bushit
      180-ngritja e permendores bushit si bythlepires I tij
      181-skandali nipi berishes ne hotel dajti (koburja e dritanit)
      182-250.000 euro Jean Paul Carteron ilegalisht ne 2006
      183-urdherohet qe kontrata me JPC te mbahet teper secret
      184-skandali kombetar me shkollen greke Omiros ne korce
      185-denimi Top Channel me 13 milion euro
      186-Trafik I madh armesh me Armenine
      187-Skandal dipllomatik me azerbajxhanin per keto arme
      188-digjet policia gjirokastres nga lazaratasit-shtator 2007
      189-i falen Tom Ridges 500.000 $ per 2 seminare (9/2007)
      190-Damir Fazllic ne kasafortat e sigurise kombetare me T.Ridge
      191-shkarkohet prokurori Sallaku per aresye banale si ndonje fshesaxhi
      192-Argita B. fshin biznesin e saj nga regjistri kombetar (shkurt 08’)
      193-pagesa ilegale Vatres-usa per 100 vjetorin (sa fukarenj ne usa)
      194-Spoti turistik n CNN-300 000 $ kater here me shtrejt se normalja
      195-Kapet 1 kg heroine te makina ambasdorit ne Itali , Lesh Kola
      196- Prangoset shoferi A.Selmanllari si drog-diller-mik personal i Xenit Sales
      197-Autobote te qeverise kapen duke ujitur drogen e Lazaratit
      198-Debohet ne shtator 2008 nga shqiperia FMN
      199-Debohet k/hetuesi Shtylla (kishte gerdecin dhe rrugen e kombit ne process)
      200-Skandali plazhi gjeneralit- mbrapa qendron dyshja malltezi-patozi
      201-Super Skandali Jales -del kollovari J.malltezi si mafje e tokave
      202-Skandali ne Porto Romano-Argita –Fazllic
      203-Gold-Argita” i lyp “Zafar Ansarit 3 miljon dollare rushfet
      204-Jamgjarper Malltezi gllabron ish klubin Partizani
      205-Karaosmania e Nishanit gllaberon ish seline e PD
      206-Urdherohet pergjimi ambasadave dhe opozites nga SH.I.U
      207-Transferohen nga zyrtare vendas 1.3 miljard dollare raporton G.F.I.
      208-Shkarkimi I disa gjeneraleve rebele dhe zevendesohen me beadle
      209-Nuk hapen kutite per 2009,dhe digjen fletet e votimit para afatit
      210-Hapen kutite per 2011 dhe ndryshohet rezultati (po mengeperveshuri ?)
      211-Ortakja e Argita B. Flutra Kola blen Croën te Fazllicit 2 miljon $
      212-Gazidede takon Arkanin ne Durres 6/94 me miratim te Berishes per naften
      213-Themelohet kompania Shqiponja me “boss” Tritan Preshin.
      214-Berisha posedon disa zyra perandorake private te pa raportuara..
      215-Argita zoteron vila multi milioneshe te pa justifikuara-lalez etj..
      216-Shkelzeni zoteron vila sheikesh ne garden,farke,mullet .L.A.etj.
      217-Akuza ndaj Hajdarit si spiun i SS dhe organizator i 2 prillit 1992
      218-Ngritja e lapidarit per “spiunin dhe vrasesin “e Shkodres
      219-Dekorata dhe honorari 1,6 miljon dollare per Nicola Arsidin
      220-Trafikimi naftes ‘Virxhin-Kulicaj” fitimi 75 miljon dollare
      221-Blerja e nje super benzi BUNKER-700 miljon leke.
      222- Porosit helikopter superlluksoz VIP ne France (eurocopter)
      223-Porosit nje veprim terrorist me helicopter mbi shtepine e Bamir Topit
      224- Mban gjithmene rrotull nje “polici secrete civilesh ” 50- 100 vetash
      225-Fimohet vila Rames ne 13 shkurt 2013 me helicopter me urdher te SB
      227-Urdherohet ne 97’ nga SB sulmi mbi amb. amerikane ( Izet Haxhia)
      228-Sulmohet me urdher te tij kontigjenti gjerman (ka filmime)
      229-Kurdiset nga SB truku I bombes te Vefa ne 96’ me Anton Gjergjin
      230-Bomba u “kurdis” per te akuzuar “Hakmarrjen per drejtesi”
      231-Largohet FMN se sinjalizoi rrezikun per fajdet 96’
      232-Kercenohet Kristaq Luniku per mos mbylljen e firmave
      233-SB deklaron se VEFA+ Gjalica = dallendyshet e kapitalizmit
      234-SB deklaron ;Parate e shqiptareve ne firma me te pastrat ne bote
      235-kercenohet me jete Izet Haxhia pas intervistave nga Gestapo SB
      236-Akuzohet Xeni Lirijes si drog diller nga Izet haxhia
      237-Miratimi I devijimi I rruges Egnatia nga Durrsi ne Igumenice
      238-Investime serioze ne Tropoje nga qeveria Pedere-afer zeros
      239-Abandonon shtepine ne Vicidol-kthehet haur lopesh e gomeresh
      240-I fal oborrtareve mbi 100 licensa h/centralesh ,miniera e hidrokarburesh
      241-Trafik me Libine –Lul Basha takon Kadafin personalisht “tet a tet”
      242-Lirohen te burgosur vrases per votimet e 2009 me urdher te SB-LB
      243-Menaxhohet direkt nga SB kolumbianizimi-prodhimi droges- 5 miljard $
      244-permbytja e pare e shkodres ndodh 1 here ne 100 vjet (tallje )
      245- permbytja e dyte e shkodres ndodh 1 here ne 1000 vjet (tallje funebre)
      245-Gerdeci I dyte ne Dhemblan Tepelene-maskohen vrasjet dhe krimi qeveritar
      246-Burgosja e Nanos si terrorist per kavanoza receli t ndihmave
      247-KURSE Lul Berisha vjedh gjysem miliardi ne RR.K dhe mbete yll ne ngjitje
      249-SB deponon ilegalisht ne amb.amerikane per 14 shtatorin 1998
      250-Ve mafjozin Hajdin Sejdia keshilltar te pare ekonomik ne qeverine e 1992
      251-Largon Leka Zogun si qen ne 20 nendor 1993
      252-prag skandali armatosur ne hotel dajti me LZ
      253-Nga trajtimi LZ si qen I ngre permendore si karadyzen
      254-SB me keto krime eshte diskretituesi me I madh I USA-s
      255- SB me keto krime eshte djalli I Lugut te zit e tropojes qe po
      ri-ngre Enver Hoxhes lavdine sin je nga Kolloset me te medhenj qe ka nxjerre njerzimi

      Reply to this comment
      • emigranti 1 May 30, 12:33

        Gazeta Dita duhet ti botojë ne faqen e parë komentet e
        ” 1/5 ” dhe ” dr” pa i heq asnji presje .ju Lumtë 1000 herë.
        Këta nazi-fnazi-fashistë duhet ti njohi poplli që i voton.
        Poeti Arben Duka duhet të vazhdojë ti demaskojë këta
        kriminelë që i kanë zënë frymën shqiptarëve.
        Të falenderoj nga zemra z.Arben për kontributin e
        pa çmuar në ndërtimin e demokracis së vërtetë në
        Shqipri.

        Reply to this comment
  6. Kris 1 May 30, 12:14

    Dr,te gjitha qendrojne dhe mund te shtojme dhe te tjera,poe mosveprimi i rilindjes a nuk tregon qe behet pale me krimin?
    Kur rilindja premtoi drejtesi dhe nje jete me dinjitoze nuk e dinte gjendjen e drejtesise dhe se buxheti ishte grope.
    Ishte ne parlament dhe si parti ushqehej mire me fonde nga vellai i Ilirit,Saliu

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*