Mal kritikash për kreun e PE

March 15, 2019 17:23

Mal kritikash për kreun e PE

Antonio Tajani është gjendur mes furtunës së kritikave, thirrjeve për dorëheqje dhe kërkesave për falje, ndër të cilat ka zgjedhur këtë të fundit. Shkak u bë një deklaratë në një intervistë radiofonike të pak ditëve më parë ku shprehej se diktatori fashist Benito Musolini kishte bërë edhe gjëra të mira për vendin.

Tajani shprehet se Musolini bëri gjëra pozitive kryesisht në infrastrukturën e Italisë. Ai shprehet se e vlerëson për ndërtimet e banesave, ndërtesave shtetërore, rrugëve e autostradave.

Por në seancën e radhës të Parlamentit Europian, ai u përball me kritika nga të gjitha krahët politikë, përfshirë edhe kolegët e Partive Popullore Europiane. Kjo e detyroi të kërkojë falje duke u shprehur se nuk ka pasur për qëllim të justifikojë krimet e shumta të regjimit totalitar të Musolinit.

Në një postim të mëhershëm në Twitter, Tajani tha se fjalët e tij ishin instrumentalizuar për të goditur atë dhe forcën politike që ai përfaqëson, ‘Forza Italia’ e ish-Kryeministrit Silvio Berlusconi.

l.h/ dita

March 15, 2019 17:23
Komento

1 Koment

  1. Konti Sbalta March 15, 21:17

    Po bashkepuntoret tane te Musolinit akoma nuk i kane kerkuar falje popullit te vet per krimet e kryera bashke me fashistet Italiane me ne krye Musolinin!

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Sondazh

A ËSHTË EDI RAMA I MAJTË?

Shiko rezultatin