Malaj: Kushtetuesja e detyrueshme, bashkohem me shqetësimin e presidentit për Soros

July 2, 2019 23:34

Malaj: Kushtetuesja e detyrueshme, bashkohem me shqetësimin e presidentit për Soros

Presidenti i Institutit për Politika Publike dhe Qeverisje të Mirë, ish-ministri i Financave, Arben Malaj i ka theksuar nevojën e Gjykatës Kushtetuese për përfundimin e kaosit institucional në Shqipëri, çfarë është edhe kërkesa bazë e ndërkombëtarëve.

I ftuar në emisionin “Tempora” në RTV Ora, Malaj tha: “Ajo që kërkohet nga të gjithë së pari nga shqiptarët dhe nga ndërkombëtarët është që të mbarojë kaosi institucional, çka do të thotë se hapi i parë është që të gjenden të gjitha mënyrat dhe të ngrihet sa më parë Gjykata Kushtetuese.

Nëse ne do të mbivendosim pjesën që duhet me presidentin me pjesën që duhet për Gjykatën Kushtetuese, unë besoj se kjo nuk i shërben asaj që është e nevojshme për vendin.

Lidhur me debatin për Soros edhe unë bashkohem me një shqetësim të ngritur nga Presidenti.

Foli për një komplot dhe ai është në krye të sigurisë Kombëtare, duhet të flasë, duhet ta ndajë, të veprojë si pjesë harmonike. Fjala komplot është një gjë e rëndë për të gjithë vendin”.

July 2, 2019 23:34
Komento

7 Komente

  1. xxx July 2, 23:38

    kush i ndalon te thone neser se Gjykata Kushtetuese eshte e kapur nga Rama?

    Reply to this comment
  2. Love Laberi July 3, 00:29

    E o Beno..tani beka komplot Sorrosi, kur ti studioe me parate e Sorrisit ishte i mire…

    Reply to this comment
  3. Amerikani July 3, 00:45

    Inatet tuaja personale me Ramen i dime.

    Tani te na zbuloje menderpresidenti komplotin Sorosjan qe ta dime te gjithe.

    Emri Soros nuk mjafton per te shperuar bythen e menderpresidentit. Sorosin e permendte dhe Gruevski po ne fund iku ne azil te Orban nje tjeter antisorosjan.

    Gjithe te korupruarit dhe fashistet permendin Soros.

    Nuk mjafton.

    Ose te zbuloje komplotin imagjinar ose historite me armiq te jashtem dhe bashkpuntore te brendshem jane te vjetra per shqiptaret.

    Pajtohem me Malaj kur thote se fjala ” komplot” eshte nje fjale e rende ne gojen e nje Presidenti te pergjegheshem.

    Reply to this comment
  4. fati July 3, 08:01

    Eh, more zoti malaj sa poshte e ul vehten!!! Megjithse asnjehere nuk ke qene lart, por je marre me gjera te vogla, qe ne i quajme thashe e theme politike. Vazhdo me studimet per piramidat se mos na i cfaqni perseri, se jane vene re shenja. Turp

    Reply to this comment
  5. spata July 3, 11:51

    Edhe 100 vjet te banoje ne Tirane ky morr Llakatundi do mbetet sic eshte .E kam simpatizuar por ja qe nuk duhet te nxitohemi te leshojme komplimenta per ata qe hypin ne karrike te majme .

    Reply to this comment
  6. Vasili July 3, 12:31

    Super hajdutet katundare meta-malaj,kane partine me te forte ne albanistan.

    Reply to this comment
  7. Jimi July 3, 13:04

    Per inat te s’ime vjehrre vete fle me millonane!
    Nje pyetje per ty ish socialistin e konvertuar ne kozmopolit!
    Ky Sorosi mos eshte gje alien?
    Ky Sorosi kaq aktiv eshte ne politiken boterore sa eshte bere protagonist dhe per nje pjese si ty dhe piratpresidenti yne i nderuar, ka rezatim negativ ne politiken boterore ?
    Ky Sorosi kur qenka kaq i padeshirushem, per politiken globale perse kjo Amerika nuk e ben lanet, por vete e puthet e perqafohet me te?
    Dikush nga ju thote se ai eshte kaq i pasur saqe me kapitalin e vete influencon forte ne politiken amerikane e boterore ! E nese vertet eshte keshtu, dhe kur Amerika nuk e bojkoton politiken e ketij “Alieni” , po ti dhe piratpresidenti yne i “ndruar” c’mute doni ?

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Tirana Bank