Malaj: Kuvendi të miratojë edhe rikonfigurimin e KQZ

Redaksia Online May 26, 2013 15:35

Malaj: Kuvendi të miratojë edhe rikonfigurimin e KQZ

Deputeti i pavarur, Arben Malaj, thotë se në seancën e jashtëzakonshme që u kërkua sot nga kryeministri Berisha duhet të miratohet edhe rikonfigurimi i KQZ-së. Nëpërmjet një deklarate për shtyp, Malaj tha se çdo kërkesë e nxituar e kryeministrit për një seancë parlamentare thjesht për tre ligjet, fsheh qëllimin e vërtetë të këtij akti.

“Asnjë nismë e kryeministrit, pa rikonfigurimin e KQZ-së dhe plotësimin e standarteve të zgjedhjeve nuk e amniston atë nga dështimi në rrugën e integrimeve evropiane. Kuvendi duhet që në kohën më të shpejtë të mundshme, të miratojë së bashku rikonfigurimin e KQZ-së për t’i dhënë siguri dhe besueshmëri organizimit të zgjedhjeve dhe miratimit të tre ligjeve, që plotësojnë një prej kushteve për të përfituar statusin e vendit kandidat të BE-së”, thuhet në deklaratën e Malajt.

 

 

Redaksia Online May 26, 2013 15:35
Komento

1 Koment

  1. Shefqet Cela May 26, 15:40

    TRASHETAR,TRADHETAR, POR E THA NJE GJE ME MEND KESAJ RADHE!
    E KA DREDHI APO SERIOZISHT ?
    TE SHOHIM NGA DO E NGREJE DOREN, NESE DO TE KETE NJE VOTIM TE TILLE.
    Bese nuk i duhet zene, nisur vetem nga fjalet.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim