Malaj në majë të karriges së fasonerisë në mes të grave: Takim mbresëlënës!

April 7, 2021 21:17

Malaj në majë të karriges së fasonerisë në mes të grave: Takim mbresëlënës!

Kandidatja e LSI-së për Tiranën, Nora Malaj ka takuar ditën e sotme gratë që punojnë në fasoneri. Në një shkrim që ka bërë në Facebook, Malaj ka shkruar se takimi ishte mbreslënës dhe se ajo beson shumë në fuqinë e një gruaje.

Malaj u shpreh se me ndihmën e tyre ka hipur në një karrigë në mënyrë që të zëri i saj të dëgjohej dhe të krijonte besim te gratë.

Në postimin e saj, Nora gjithashtu ka thënë se i ndan vetëm 17 ditë nga 25 prilli ku më pas e mira do të triumfojë mbi të keqen.

Postimi:

Unë besoj te dora e gruas! Dita e sotme filloi me një takim mbresëlënës! Ato janë gra si të gjitha ne, po punojnë në Fasoneri dhe prodhojnë të brendshme për eksport. Të mira, të paqta dhe shumë të sinqerta. Më presin me shumë dashuri. Në sytë e tyre ka shumë shpresë. Ato kanë ëndrra dhe duan që jetën ta ndërtojnë në këtë vend. Te unë shohin gruan e fortë që nuk lodhet së punuari e foluri për to. Një grua e fortë nuk është ajo që përmirëson jetën e saj, një grua e fortë është ajo që përmirësion jetën e grave e vajzave të tjera. Unë e ngre zërin, jo që të bërtas, por ato që ngurojnë dhe mendojnë si unë të dëgjohen.

Ne nuk mund të kemi sukses ku gjysma prej nesh nuk ka zë dhe nguron! Teksa flas dua që t’i rrok të gjitha bashkëbisedueset e mia me sy. Kam sheshpamje të vogël. Një nga zonjat më ofron karrigen e saj, më jep dorën dhe unë ngjitem lart. Ligjërimi bëhet më i thjeshtë, por energjia është më e madhe. Teksa flas për fuqizimin dhe punën e papaguar të grave, për pagën sociale për ato që nuk kanë vitet e punës kur dalin në pension, për misionin e mundur që çdo grua, vajzë apo nënë bën në jetën e saj e ndjej se vota e gruas, vajzës dhe nënës kësaj radhe do të bëj ndryshimin e madh, për të shkuar të ata që ato besojnë, që i ndjejnë pranë dhe i kuptojnë për energjinë që trasmetojnë! Ato ishin 200 zonja, po ato ishin 200 zemra që rrihnin fort për ta bërë jetën në Shqipëri më të bukur! Faleminderit miket e mia! Ishte një mëngjes mbresëlënes! Edhe 17 ditë dhe e mira do të triumfoj mbi të keqen! Sinfonia e jetës do të triumfoj!

April 7, 2021 21:17
Komento

4 Komente

  1. f...... April 7, 21:23

    ik moj budalle zë arrzën ,dhe qajë për Monikën se e do shumë.

    Reply to this comment
  2. Oh sa kom qesh. April 7, 23:50

    Kjo trularaske duket si stermbesa e Leninit , megjithese ai ishte qose e nuk la trashegimtare..
    – Sa do ti behet qejfi shokut Like Kokekatrorit qe njihet me nofken Floriri, kur te shikoj kete komuniste te Lesh e Lise qe po pjerdh per nenen PARTI..

    Reply to this comment
  3. Kombunatasi April 8, 02:17

    Kjo eshte ajo qe na deklaroje se e ka shijuar seksin e orgazmen shume vite pas martese??kjo eshte ajo “biba” ?!?!?

    Reply to this comment
  4. fati April 8, 08:53

    Ruju nora se per dreq te futet ndonje kembe karrikje ne ndonje vend te keq, se nuk ke as moshe, tashme ke mbaruar.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim