Malaj: Taksapaguesit po vuajnë nga 3 koncesione të para 2013-s

February 4, 2016 09:46

Malaj: Taksapaguesit po vuajnë nga 3 koncesione të para 2013-s

Ish ministri i Financave i Shqipërisë, Arben Malaj, tha se pa demokratizuar partinë nuk mund të ketë një qeverisje demokratike. Në një intervistë në studion e Zërit të Amerikës, Malaj iu referua një debati të rindezur brenda Partisë Socialiste në prag të zgjedhjeve për kryesinë e saj.

“Më kryesorja, ka qenë debati jonë që pa demokratizuar partinë nuk mund të kemi një qeverisje demokratike. Shumë kolegë në atë kohë mendonin se gjëja kryesore në politikë është të fitosh pushtetin dhe për demokracinë flasim më vonë. Kështu që problemet nuk u trajtuan me përgjegjësinë që duhen dhe një pjesë e tyre tani dalin në sipërfaqe”, thotë ai.

“Më vjen keq që në debatin që bëhet nga disa kolegë të Partisë Socialiste këtë diskutim që bën zoti Blushi arrijnë e konsiderojnë deri në një – është investim i PD-së apo është gjuha e Berishës ose kjo zhurmë në parti po na vë në dyshim qeverisjen e vendit. Në asnjë vend të botës, në asnjë teori dhe në asnjë praktikë, zhvillimet pozitive, debatet se çfarë duhet bërë më mirë nuk e dëmtojnë një qeverisje”, shton më tej.

I pyetur për koncesionet, Malaj deklaron se ato nuk mund të jenë mrekulli ekonomike për Shqipërinë.

Unë besoj që po absolutizohet në Shqipëri mrekullia që mund të sjellë, dhënia me koncesion. Sigurisht që partneriteti faktor publik me faktor privat, është shumë më i gjerë sesa thjesht koncesion, ndërsa eksperiencat negative.

Taksapaguesi shqiptar, biznesi shqiptar fatkeqësisht po paguan rëndë tre koncesione të para vitit 2013 në doganat shqiptare. Njëra ishte për skanimin e cila rezulton e dështuar, koha është rritur, pagesat janë rritur. Tjetra ishte për ngjyrosjen e karburanteve, tjetra ishte për pullat. Nuk ka asnjë të ardhur”, thotë ai.

Sipas Malajt faktori kryesor i dështimit të këtyre koncesioneve është pikënisja e koncesionarëve, të cilët synojnë të përfitojnë në mënyrë afatgjatë.

Dhe një koncesion që nuk prodhon tre impakte pozitive, ta bëjë shërbimin sa më cilësor, ta bëjë me kohë sa më të shkurtër dhe me kosto sa më të vogël, atëherë ai nuk është më një partneritet. Kështu që është e lehtë të kuptosh që disa prej tyre kanë këtë mangësi që kur janë ideuar, skicuar etj., janë bërë një kosto e rënë edhe për ambientin e biznesin.

Dhe ajo që pritej ishte që pas zgjedhjeve të 2013-ës, e para këto koncesione të skanoheshin çfarë problemesh kishin, ku janë përgjegjësitë, sepse ka edhe përgjegjësi individuale përveç përgjegjësive të përgjithshme, dhe si nuk bien viktimë e të njëjtës absolutizim në koncesionet e tjera”, shtoi. /Dita/

February 4, 2016 09:46
Komento

1 Koment

  1. Gurakuq Financa February 4, 13:52

    MALAJ!?
    Llogaritar i ‘Nobelistit’ ne ekonomi Dr Alimuçajt,shurranjoz i Nartes,turpi i Vlores varrmihes i ekonomise e financave shqipetare sipas teorise famekeqe ‘Terapija e shokut’ propoganduar nga radio zhurma antishqipetare 25 vjet ‘Zeri i Ameriqise’ qe ky kryehajdut i jep intervista duke folur per ‘demoKroaci’ e ‘Konçesione’ ne nje kohe kur eshte nder simbolet e ‘injorances’ ekonomike e politikave shkencore ne shperberjen e BAZES EKONOMIKE TE SHQIPERISE!
    Ky vend nuk behet sepse llogaritaret 25 vjet kane folur per politike e demoKroaci,doktor Adhamudhat per ekonomi te ‘Lirise se tregut te Lirise’ ndersa piktoret muratoret gomaret dhe doktoret per ‘Lufte kunder kAmunizmit’!
    Nese Berisha Nano,Meta e tere kreret e antishqipetarizmes do denohen per shperberjen e kombit ,Malajt,Bodet,Naçat ,Rrulat Pashkot do ngelen krriminelet qe i hoqen shtetit ‘THEMELIN’ bazen e konomike duke ja hequr nga duart ‘kapitalet strategjike shtetit’ shkaterruar bazen ekonomike e bashke me te ate financiare e bankare dhe ish Shqiperija tashme eshte kthyer ne KOLONI ku tere ish pasurija mbi e nen tokesore eshte ne duar te kolonizatoreve te huaj nepermjet ‘MONOPOLEVE’,’BIZNESEVE’,’KLIENTALIZMIT’,’NEPOTIZMIT’,’LOBIZMIT’…..SI VARRMIHESIT E EKONOMISE SE TREGUT!

    P.S ky ‘trukolisterol’ pas 25 vjetesh per ke Blush,per ke demokraci e parti flet e kujt i drejtohet po qe se nuk ka probleme psiqike te renda!?

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*