Malaj te Ligjet: Nuk kam qenë anëtar i asnjë partie politike

April 18, 2014 15:55

Malaj te Ligjet: Nuk kam qenë anëtar i asnjë partie politike

Komisioni parlamentar i Ligjeve zhvilloi një seancë dëgjimore me kryetarin e Gjykatës së Apelit Tiranë, Alaudin Malaj, i dekretuar nga Presidenti Bujar Nishani për anëtar të Gjykatës së Lartë. Malaj u shpreh para anëtarëve të Komisionit se gjatë karrierës së tij mbi 20-vjeçare, nuk ka pasur asnjë masë penalizuese, ndërsa theksoi se nuk ka qenë anëtar i asnjë partie politike.

Por seanca dëgjimore u përfshi nga replikat dhe batutat mes palëve, kur kreu i Komisionit të Ligjeve, Fatmir Xhafaj tha se Këshilli i Lartë i Drejtësisë ka bërë vetëm një vlerësim që i takon vitit 2006-2007, kur i është kërkuar vlerësimi për gjyqtarët. Deputeti demokrat Fatmir Mediu, tha se pyetjet në fjalë nuk janë për kandidatin por për Presidentin.Madje Edi Paloka i ka cilësuar pyetje politike të cilat nuk kanë lidhje me procesin. Kandidati për anëtar në Gjykatën e Lartë tha se ka paraqitur materialet sipas kërkesës së Presidentit dhe i plotëson kushtet për postin e propozuar nga Nishani.

Relatorja e çështjes, Ermonela Felaj, solli në vëmendje edhe akuzat që Malaj ka pasur nga gjyqtari Gjin Gjoni dhe kallzimit penal ndaj tij, pas akuzave për veprimtarinë si gjyqtar dhe aksidentimin e një 13-vjecari në Laç. Përballë kësaj pyetjeje, Malaj u përgjigj se duhet të drejtohen te media për akuzat e ngritura ndaj tij.

Alaudin Malaj u dekretua nga Presidenti i Republikës Bujar Nishani për postin vakant të anëtarit të Gjykatës së Lartë, pasi mandati i anëtarit Ardian Dvorani kishte mbaruar. Sipas Nishanit, zgjedhja e gjykatësit Alaudin Malaj erdhi pas konsultimeve dhe shikimeve të procedurave të zgjedhjes së kandidatit.

 “Në kandidaturën e zotit Alaudin Malaj, si një konkurrues që vjen nga radhët e gjyqësorit, vlerësova përvojën dhe vjetërsinë në profesion si dhe treguesit mbi performancën e tij si gjyqtar dhe si drejtues gjykate.  Z. Malaj ka ushtruar profesionin e gjyqtarit të shkallës së parë për rreth 3 vjet dhe prej rreth 17 vitesh ushtron funksionin e gjyqtarit në gjykatë apeli. Prej muajit nëntor 2011 ai kryen edhe funksionin e Kryetarit të Gjykatës së Apelit Tiranë”, vlerësohej në dekretin e Presidentit.

Vendimin për anëtarin e Gjykatës së Lartë Presidenti Nishani e mori pasi kreu një sërë takimesh konsultative me krerët e grupeve parlamentare, të cilat u konsideruam nga kreu i grupit parlamentar të PS-së Gramoz Ruçi si “ të vonuara dhe jo produktive”. Dekreti do t’i kalojë parlamentit për votim. / Tema

 

April 18, 2014 15:55
Komento

10 Komente

  1. pilo shpiragu April 18, 17:38

    Je i grupit, na mbron gjykata e shtojme parane.

    Reply to this comment
  2. qejvani April 18, 18:15

    hajdut, mashtrues, kriminel==Mafioz i tipit te lartes

    Reply to this comment
  3. karamamund-elefanti i trete April 18, 18:28

    O dhjaks muti,po ti deklarove qe te ka bere presion,mor hale,servil,frikacak..quravec.

    Reply to this comment
  4. Pëllumb zaimi April 18, 19:10

    Tani të gjithë gjyqtarët e kanë gati frazën “nuk kam qënë antar i asnjë partie politike”!? Por harrojnë frazën më të rendesishme “s’kam qënë antar por kam qënë bythelépirës i partive politike”! Antar partie me bythëlëpirës partie çfarë ndryshimi ka ??? V0- degjova zagar zaganjorin në konferencën gjyqësore dhe e dini ç’më kujtoi ? Aparatçikët e ish-komitetit qëndror! Për kokën e zagar zaganjorit tëpkë bre tëpkë!!? Vdeksha në ju gënjej !

    Reply to this comment
    • Guerrilasi April 18, 19:18

      Sa nuk thoshte “nën udhëheqjen e partisë demokratike e të shokut sali” z.zaimi. Për zagar xhezahirin e kam fjalën. Mos vdis. Nuk ja vlen të japësh jetën për një zagar!???

      Reply to this comment
  5. rrufeja April 18, 21:28

    Po ik o shejtan melumi ….ke byth ti te behesh dhe me ndonje parti …ti kushedi sa kembe te shurosura ke lepire …qe ke vajtur atje ,ku je …..

    Reply to this comment
  6. fat man April 18, 23:27

    Jo Alaudin por Aladin sa flori ke nxjerre nga “llampa” kur e ferkonje dhe e lepinje per te blere kete vend, si ato bankomatet qe vetem para nxerr sa shikojne fytyren e qytetarit mjeran e hallexhi. Kjo pune nuk eshte ne doren e Kapter Jarit, por te Shkerdhenit e babit te tij Kriminel besoj se e ke bere detyren. Toc.

    Reply to this comment
  7. beni April 19, 08:49

    KY
    ESHTE
    NJE
    SUPERKRIMINEL
    MOS
    E
    BESONI

    Reply to this comment
  8. vlonjat jam une April 19, 11:36

    O…..Lao (keshtu te therisnim ne shoket e lagjes) sa mund te rri pula pa cukitur pak mender mut, kaq dhe ti je i pa perzjere me Sali krimin dhe ne politiken e tij

    Reply to this comment
  9. Ari April 26, 04:56

    Ti je sipula qe cukit mut ete hashe sa te ngopesh ete fruhesh .me vjen turp qe flas keshtu se sma lejon edukata por te pa edukuarve do tu kthesh pergjigjen me te njejten monedhe o te pa fytyre .Ju fshiheni si struci me emrin vlonjat por njeres si ti jo vlonjat qce sjane por jane plehra ,funderina.Vazhdo ha sa te ngopeni e te fryheni.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*