Malaj: Vajza e Luan Ramës mban ‘peng’ 9 maturantë, ka fituar 10 degë studimi

September 11, 2016 00:18

Malaj: Vajza e Luan Ramës mban ‘peng’ 9 maturantë, ka fituar 10 degë studimi

Zëvendësministrja e Arsimit, Nora Malaj deklaroi sot se në raundin e dytë të Maturës Shtetërore është propozuar një skemë e re për të përzgjedhur kandidatët që duan të ndjekin studimet e larta, duke rritur kështu shpresën e të gjithë atyre maturantëve që nuk janë shpallur fitues deri më tani.

E ftuar në rubrikën ‘Opinion’ në “News24” Malaj rikujtoi edhe njëherë qëndrimin e kreut të LSI-së, Ilir Meta, njëherësh kryetari i Kuvendit, se Ministria e Arsimit duhet të ishte më bashkëpunuese me maturantët.

Nga ana tjetër Malaj nxori në pah edhe një tjetër detaj interesant, faktin se mes maturantëve që kishte shkëlqyer nga ky model i ri përzgjedhjeje ishte vajza e sekretarit të Pergjithshem të LSI-së, Luana Rama.

Sipas Malajt, vajza e tij kishte fituar në 10 degët që kishte hedhur, ndërsa me batutë pohoi se ‘po mbante peng 9 maturantë të tjerë’.

Malaj në prag të nisjes së vitit të ri shkollor, deklaroi sot se sistemi parashkollor duhet të jetë detyrues. Sipas saj është domosdoshmëri që fëmijët të shkojnë në çerdhe apo kopshte, ndërsa nuk la pa përmendur faktin se sistemi arsimor ka ende shumë probleme.

Ajo shtoi se prindrit ankohen për tituj e teksteve të klasave të para. Nga ana tjetër zëvendësministrja tha se Ministria e Arsimit nuk ka akses të shesë libra, ndaj janë gjetur qendrat e shitjes së teksteve. “Sot librat janë në të gjitha qendrat e shpërndarjes”, tha Malaj.

September 11, 2016 00:18
Komento

3 Komente

  1. Hani pak mos hani shume m.... September 11, 07:09

    Shoqja Malaj Z/Ministre e Arsimit qe perfaqson LSI partine private te Ilir Floririt, kujt ja kerkon kjo bashkepunimin me maturantet, vetem pjeses se qeverise qe ka PS, kjo eshte per t’u vrare me buke ne goje, sic thote ppopulli.
    Tall bythen edhe vajza e Luan Rames te ardhur nga Librazhdi e bejne sikur jane “dem baba dem Tiroca, katunari me 7 lekura.

    Reply to this comment
  2. Arben September 11, 07:50

    HAHAHAHHAHAHAHAHAHHAHAHAHAHHAHAHHAHAHA,

    RROFTE POPULLI SHQIPETAR, TRIM DHE HEROIK,

    EDHE BAR DO TE HAJE, POR PARTINE NUK E TRADHETON.

    Reply to this comment
  3. demo September 11, 09:28

    Sistemi i ri i ministres maloke Nikolli “me APLIKACINE,ME PERZGJEDHJE,ME MODULACIONE,ME SACRACIONE,ME PRIVACIONE,ME MATURACIONE,ME MASTURBACIONE,ME EXIBICIONE(vdesin maloket per ksoj llafesh,shurrojne ne breke nga kenaqesia) Nuk eshte gje tjeter,vecse pune shpellaresh.Ujku Alfa e terheq prene ne Shpelle dhe shqyen pjeset me te mira.Cofetiren e mbetur ja le turmes,qe pret ne hyrje te shpelles,duke i kulluar jarget.Ja ky eshte sistemi me i fundit”Inovativ, me Aplikacion,per te drejtat e studimit, i ministres Lindita Nikolli.Ky ka qene edhe sistemi i privatizimit i shpellarit Sali Berisha.Ku ka MALOKE,ka ligj te kopese,te shpelles,te xhungles.Te lumte,or qytetari Edi Rama!Na shpetove nga maloku,.na vervite grate Maloke,qe jane me keq se mashkujt e tyre!

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*