Malazezët votojnë online për të mos hyrë në NATO

April 13, 2016 16:27

Malazezët votojnë online për të mos hyrë në NATO

Më shumë se 10.000 njerëz kanë marrë pjesë gjatë dy javëve në një referendum online për statusin ushtarak të Malit të Zi, tha organizata pro-ruse që po organizon votimin.

Votimi është një lëvizje për t’i bërë presion autoriteteve që të organizojnë një referendum kombëtar mbi anëtarësimin në NATO.

Lëvizja e Malit të Zi për Neutralitet tha se më shumë se 7.000 njerëz që kanë votuar në internet kishin mbështetur ruajtjen e neutralitetit ushtarak.

Lëvizja startoi referendumin online në mars, duke thënë se sondazhet e fundit tregonin se shumica e malazezëve kërkonin që çdo lloj vendimi për anëtarësim në NAT të vihet në një referendum.

Njerëzit kanë nevojë “ta bëjnë zërin e tyre të dëgjohet”, nëse ata janë pro ose kundër NATO-s ose për neutralitet”, tha të martën për BIRN drejtori i organizatës, Marko Milaçiç.

NATO e ftoi Malin e Zi për t’i bashkohet aleancës ushtarake perëndimore më 2 dhjetor 2015, gjë që qeveria në Podgoricë e pranoi një ditë më pas.

Vendimi shkaktoi protesta në dhjetor dhe janar, kur mijëra kundërshtarë të NATO-s dolën në rrugë, duke bërë thirrje që kryeministri Milo Gjukanoviç të japë dorëheqjen.

Partitë opozitare kanë kërkuar gjithashtu një referendum para se të formalizohet hyrja në NATO vitin e ardhshëm – duke pasqyruar kërkesat e bëra nga zyrtarët rusë.

Rreth 55,000 malazezët thuhet se ka nënshkruar një peticion deri më 1 prill, të organizuar nga Partia Popullore Socialiste e opozitës, duke i bërë thirrje qeverisë që të mbajë një referendum për NATO-n.

Ministria e Jashtme ruse ka thënë se Mali i Zi duhet të mbajë një referendum për anëtarësimin në NATO pasi “më pak se gjysma e popullsisë mbështet që vendi të bashkohet me aleancën ushtarake.”

Me ligj, një referendum kombëtar mund të mbahet me iniciativën e presidentit apo qeverisë, pas një kërkese nga të paktën 25 prej 82 ligjvënësve të parlamentit, ose pas një kërkese të paraqitur nga 10 për qind e të gjithë votuesve të regjistruar, që do të thotë 52,806 qytetarë.

Qeveria ka përsëritur se Mali i Zi nuk ka asnjë detyrim kushtetues për të mbajtur një referendum për anëtarësimin në organizatat ndërkombëtare, duke vënë në dukje se vetëm disa vende anëtare të NATO-s kanë organizuar një votim të tillë.

Qeveria ka thënë gjithashtu se zgjedhjet e përgjithshme të planifikuara për në tetor 2016 do të jenë një anëtarësim në NATO de fakto plebishitar.

Malazezët janë pothuajse të ndarë në mënyrë të barabartë rreth anëtarësimit në NATO. Sondazhi më i fundit i opinionit i kryer nga agjencia lokale Damar, tha se 47 për qind e malazezëve janë në favor të bashkimit në NATO, 39 për qind janë kundër, ndërsa 14 për qind janë të pavendosur.

NATO mbetet një temë e diskutuar dhe e kundërshtuar nga anëtarët e komunitetit me shumicë etnike serbe të Malit të Zi për shkak të rolit që ka luajtur për mundësimin e shkëputjes së Kosovës nga Serbia.

Ata gjithashtu nuk e pëlqejnë mënyrën si qeveria pro-perëndimore nuk po ruan lidhjet me aleatin tradicional të Malit të Zi, Rusinë.

Nëse Mali i Zi i bashkohet NATO-s, do të jetë i treti vend nga ish-republika jugosllave që e bën këtë, pas Sllovenisë dhe Kroacisë./BIRN

April 13, 2016 16:27
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim