Malazezi Jovan Nikoliç largohet nga Partizani

November 26, 2015 10:30 Updated

Malazezi Jovan Nikoliç largohet nga Partizani

Në sezonin e shkëlqyer të Partizanit, ku ëndërrohet rikthimi te titulli kampion pas 23 vjetëve mungesë, vjen edhe largimi i parë. Bëhet fjalë për mesfushorin malazez Jovan Nikoliç. Njoftimi është dhënë në faqen zyrtare të klubit të kuq, që theksonte se Partizani dhe mesfushori 24-vjeçar gjetën marrëveshjen për mbylljen me mirëkuptim të aventurës.

Ish-kapiteni i Sutjeskas në Malin e Zi u afrua gjatë merkatos së verës, por nuk arriti të linte gjurmë në radhët e kryesuesve të Kategorisë Superiore. Nikoliç nuk u aktivizua në asnjë ndeshje të kampionatit, ndërsa numëron vetëm 4 ndeshje në turnet e para të Kupës së Shqipërisë, përballë Lushnjës dhe Korabit të Peshkopisë.

Mesfushori u largua menjëherë, duke mos u paraqitur as në stërvitjen e së mërkurës, në kuadër të transfertës delikate në fushën e Kukësit. Në seancën e zhvilluar në Qendrën Stërvitore të Ekipeve Kombëtare në Kamëz, i pranishëm nuk ishte as sulmuesi Sebino Plaku që vazhdon rikuperimin nga dëmtimi.

Stërvitje pjesërisht të diferencuar zhvilloi edhe mbrojtësi Ditmar Bicaj, që gjithsesi nuk rrezikon sfidën e së shtunës në Kukës. I gatshëm do të jetë edhe mbrojtësi Renato Kalari, që mungoi në ndeshjen e fundit përballë Vllaznisë.

Për duelin përballë veriorëve, te Partizani kthehen nga pezullimet Ibrahimi dhe Raçiç, me këtë të fundit që mund të shërbejë si një alternativë e mirë për sulmin, aty ku Sukaj nuk gjen rrugën e golit prej 5 ndeshjeve radhazi, ndërsa italiani Morini nuk shënon prej më tepër se dy muajve.

November 26, 2015 10:30 Updated
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*