I sëmuri mendor plagos vëllanë dhe kunatën

August 17, 2016 12:43

I sëmuri mendor plagos vëllanë dhe kunatën

Policia e Shkodrës njoftoi se sot më datë 17.08.2016 rreth orës 11:40 në fshatin Ndërlysë, lagjia “Mushaj”, Njësia Administrative Shalë, Shkodër ka ndodhur një  plagosje me armë zjarri.

Menjëherë për në vendngjarje janë nisur forcat policore dhe grupi hetimor  të cilët kanë konstatuar se të plagosur kanë mbetur shtetasja D.B. 41 vjeçe  dhe shtetasi K.B. 48 vjeç,  të cilët po transportohen për në Spitalin Rajonal Shkodër për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore me helikopter për shkak të terrenit të thyer malor.

Dyshohet se autori i kësaj ngjarje është shtetasi Lekë Ballza  50 vjeç ( vëllai i D.B.)  i cili sipas informacioneve nga banorë të fshatit të cilët e njohin, ky shtetas njihet si person me probleme mendore por të dhëna akoma të pa konfirmuara zyrtarisht.

Nga të dhënat paraprake nga vendngjarja bëhet fjalë për një  konflikt për motive të dobta brenda familjes.

Po punohet për lokalizimin dhe kapjen e autorit.

Vazhdojnë veprimet hetimore për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

 

 

August 17, 2016 12:43
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*